ZYRTARE/ Marrin fund dilemat për të ardhmen e Van Dajk, kapiteni i Liverpulit rinovon kontratën deri në…


Kapiteni i Liverpulit, Vërxhil van Dajk i ka dhënë fund spekulimeve mujore rreth të ardhmes së tij duke rinovuar kontratën. 

van dajk

Marrëveshja e mëparshme e holandezit do të skadonte më 30 qershor, por tashmë ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2027.

Duke folur për mediat e klubit për kontratën e tij të re, Van Dajk tha: “Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Ka kaq shumë emocione, padyshim që kalojnë nëpër kokën time tani duke folur për këtë. Është një ndjenjë krenarie, është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme. Rrugëtimi që kam pasur deri më tani në karrierën time, të jem në gjendje ta zgjas me dy vite të tjera në këtë klub është i mahnitshëm dhe jam shumë i lumtur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *