Haradinaj: Nëse votojmë e shkelim ligjin


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se ekspertë të procesit dhe të ligjit kanë rekomanduar që të mos votohet raporti në lidhje me kuorumin apo prezencën, sepse në këtë mënyrë “ne bëjmë shkelje të ligjit”

Megjithatë, ai shtoi se sot do të zhvillojë sërish diskutime me deputetët e tjerë të partisë lidhur me këtë temë.

“Pra, nuk kanë dhënë dorëheqje, por do të diskutojmë sërish me deputetë”.

Para se të futej në Kuvend, ku pritet të mbahet seanca konstituive, Haradinaj bëri të ditur se do të votojë në përputhje me qëndrimin e partive të tjera opozitare./eo/

Ai shtoi se nuk ka pasur më komunikim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përveç një përshëndetjeje të shkëmbyer më 15 prill gjatë seancës konstituive.

Gjithashtu, Haradinaj tha se “duket se deputeti Adem Hoxha i është bashkuar AAK-së”, por theksoi se mbetet që ky i fundit ta konfirmojë personalisht.

The post Haradinaj: Nëse votojmë e shkelim ligjin appeared first on KosovaNews.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *