Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje, në rend të ditës është edhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Në orën16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës me këtë rend dite.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së

Ndryshe, Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara dy ankesat e fundit lidhur me procesin zgjedhor, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikim të rezultateve.
“Dy ankesat e pranuara me datë 21 mars 2025, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.639/2025, janë refuzuar si të pabazuara”, ka bërë të ditur për RTK-në zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Lutfiu.
Gjithashtu ka bërë me dije se më 24 mars është refuzuar ankesa e kandidatit për deputet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.636/2025.
Leave a Reply