Drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova tha se vijon identifikimi i viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, ku gjithsej sipas informacioneve të deri tanishme, jetën kanë humbur 51 persona, ndërsa 148 janë të lënduar. Serafimova tha se mosha e viktimave që janë identifikuar në Koçan është nga 14 deri 25 vjet.
“Atë që janë me letërnjoftime, që kanë pasur dokumente, janë identifikuar të parët, të tjerët presim të hyjnë familjarët e tyre, kjo është kompetencë e Prokurorisë Publike. Në çfarë moshe janë? Mosha është nga 14 vjet deri 24-25. Flas për të vdekurit. Për të lënduarit që kanë mbetur te ne janë nga 18 deri 23 vjet, sepse bëhet fjalë për diskotekë”, tha mes tjerash Serafimova.
Leave a Reply