Në pranga për vrasjen e Fatbardh Licit/ E dashura e Bajrit dyshohet se largoi Bilalin nga Shkodra në Tiranë


Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, ka ankimuar në Apelin e Posacëm vendimin e shkallës së parë që cakton masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj saj, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “përkrahje të autorit të krimit.” Mbrojtësi ligjor i saj ka kundërshtuar këtë masë, duke theksuar se provat e paraqitura nga SPAK nuk janë të mjaftueshme dhe se Ago ka një gjendje të rënduar psikologjike, duke u shtruar në spitalin e burgut.

Eria Ago është arrestuar me urdhër të prokurores Elida Kacckini, dyshohet se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin në vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e ndodhur në vitin 2018. Gjatë seancës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë, Ago ka mohuar lidhjen me ngjarjen dhe ka thënë se në ditën e vrasjes ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. Ndërkohë, prokuroria ka ngritur dyshime se Ago ndodhej në Shkodër, duke u mbështetur në të dhënat e antenave telefonike.

Pritet që në shkallën e dytë të gjyqësorit të hidhet shorti elektronik për të caktuar gjyqtarin që do shqyrtojë ankimin dhe do të caktojë datën e seancës. Po ashtu, tre të dyshuarit për vrasjen e Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, gjithashtu kanë ankimuar masën e sigurisë.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *