Hapja e tunelit të Murrizit, Manja: Dibra dhe Tirana më në fund një


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manaj deklaroi sot se hapja e tunelit të Murrizit, është pritur ndër vite nga banorët e Dibrës, të cilët shekuj me radhë, kaluan Qafën e Murrizit me mundim. Tuneli i Murrizit pritet të hapet sot zyrtarisht në një ceremoni ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama.

“Dibra dhe Tirana, më në fund një. Burra në moshë që qanin nga gëzimi, deri te fëmijët e një krahine me histori, që janë rritur me ëndrrën e Rrugës së Arbërit, rrugës së karvaneve të Dibrës. Shekuj me radhë, karvanët e Dibrës kaluan Qafën e Murrizit me mundim, duke ëndërruar një rrugë që nuk erdhi kurrë, derisa një shtetar me vepra tha: Rrugën e Arbrit do ta bëj. Dhe e bëri”, tha ai.

Sot e përgjithmonë, shtoi Manja, Dibra nuk është më thjesht një histori sakrifice, por një simbol i zhvillimit dhe dinjitetit të merituar.

Nga sot tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve. Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *