Begaj takon homologen maqedonase: Bashkëpunim për të avancuar në procesin e integrimit në BE


Presidenti Bajram Begaj u takua sot me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Takimi u mbajt në kuadër të punimeve të edicionit të 12-të “Global Baku Forum”.

Begaj gjatë takimit me homologen maqedonase diskutoi mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës.

Presidenti Begaj, në fjalën e mbajtur në Forumin Global Baku 2025, bëri apel për bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar dhe për përballje me guxim me sfidat e sotme, të cilat, sipas tij, i kalojnë caqet politike dhe ekonomike, pasi po cenojnë vlerat e rëndësishme, si: liria, demokracia, dinjiteti njerëzor, drejtësia dhe siguria.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *