Pikantet e Dinamo-Laçi/ Goli për kapitenin, Meksi sërish me kokë të fashuar


Nga interesimi i pakët, te goli me dedikim. Këto dhe jo vetëm ishin disa nga pikantet e ndeshjes mes Dinamos dhe Laçit, që “Panorama Sport” i servir për lexuesit e saj.WhatsApp Image 2025-02-21 at 22.28.54-Në këtë ndeshje mungoi interesimi nga ana e tifozëve të dy skuadrave. Në stadiumin “Elbasan Arena” nuk ishin më shumë se 50 të pranishëm, të gjithë në tribunën qendrore.

-Jorgo Meksi vijon të vuajë pasojat e përplasjes së ndeshjes së kaluar ndaj Vllaznisë, ku u ça në kokë. Ai luajti edhe ndaj Laçit me kokën e fashuar.

-Dejvi Bregu shkon ta festojë golin me kapitenin e skuadrës së tij, Bruno Dita, i cili ndodhej në stol.

-Bregun e acaron një vendim i kryesorit për të mos dhënë faull në favor të tij. Gjyqtari detyrohet të ndalë lojën dhe ta sqarojë për vendimin e marrë.

-Pas ndeshjes, lojtarët e të dyja skuadrave kanë konsumuar picat që kishin porositur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *