Presheva, qendër e mjeshtërve të shahut nga rajoni – botimet.com


Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka theksuar rëndësinë e turneut të shahut që u mbajt në këtë komunë, duke e pozicionuar Preshevën si një qendër të rëndësishme të garave intelektuale.

Turniri, i cili mblodhi shahistë të nivelit të lartë nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, promovoi sportin e shahut dhe theksoi cilësitë e një kampioni, si strategjia, logjika, tempoja dhe durimi.

Në fjalën e saj, Sinani shprehu mirënjohjen për organizimin e shkëlqyer nga Qendra Sportive Preshevë dhe drejtorin e saj, Besim Nasufi, për suksesin e këtij evenimenti.

“Ky turnir është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar talentet dhe për të afruar më shumë njerëzit përmes aktiviteteve sportive,” tha Sinani.

Ajo ftoi të gjithë të vazhdojnë mbështetjen e aktiviteteve që nxjerrin në pah talentin dhe aftësitë intelektuale të qytetarëve.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *