Category: Uncategorized

  • Alibaba do të investojë më shumë se 52 miliardë dollarë në AI në 3 vitet e ardhshme – botimet.com


    Alibaba tha ditën e Hënë se ka planifikuar të invesotjë të paktën 52.44 miliardë dollarë në infrastrukturën cloud dhe inteligjencën artificiale për 3 vitet e ardhshme.

    Gjiganti Kinez e-commerce tha se planifikon të investojë në këtë sektorë ndërsa për tre muajt e mbyllura më 31 Dhjetor raportoi 38.6 miliardë dollarë të ardhura.

    Alibaba tha se investimi i përgjithshëm tejkalon atë çfarë kompania ka investuar në inteligjencë artificiale dhe infrastrukturë cloud në 10 vitet e fundit.

    Kompania e nisi 2025 si një prej fitimtarëve të mëdhenj në garën AI të Kinës duke joshur investitorë me marrëveshje strategjike. Vlera e aksioneve të saj është rritur me 68 përqind këtë vit.

    Firma të tjera Kinezze kanë investuar në këtë sektor gjithashtu si ByteDance, kompania që ka në pronësi TikTok, me një kapital të dedikuar prej 20 miliardë dollarë që do të shpenzohen këtë vit. Shumica e tyre do të përqendrohen rreth AI.

    /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Për atë femrën e ulët ke qarë


    Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar në “E Diell”, ku ka folur sërish për lojën në Big Brother VIP Kosova 3, por edhe për Gjestin. Ajo i është përgjigjur të gjitha gjërave e po ashtu edhe deklaratave të këngëtarit brenda këtij formati.

    Ditë më parë pas intervistës së Xhenetës në Fan Club, Gjesti e quajti atë femër të ulët.

    E për këtë, ish-partnerja e tij ka një përgjigje: “Me gjithë respektin, ai në këtë video e ka treguar veten që është tipik ai mashkulli që një herë vrapon shumë pas një femrës edhe qan e bën gjithçka pas saj, në momentin që ti ndahesh tregon tipik që flet për të ul”.

    “Ai nuk më ka ulur mu, por vetëm veten edhe vlerat e tij. Për atë femrën e ulët ai ka qarë dhe ka vrapuar”.

    Mes tjerash theksoi: “Ai nëse tenton mua të më ul para një populli, mendoj që ul veten. Unë më mirë zgjedh me hesht se sa me fol ndaj tij”.Xheneta tutje tha se po e bën këtë lojë me Eglin si një lloj hakmarrjeje ndaj saj.

     



    Source link

  • Depozitimet automatike të parasë cash në 2024 i kaluan një milion


    Klientët e sistemit bankar kryen më shumë se një milion depozitime të parasë në bankomate vitin e kaluar.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se depozitimet automatike të parasë vitin e kaluar shënuan përsëri një rritje të shpejtë, duke kaluar për herë të parë pragun e një milion veprimeve. Konkretisht, numri i depozitimeve arriti në 1 milion e 31 mijë, me një rritje prej 34% krahasuar me një vit më parë.

    Ndërsa vlera totale e depozitimeve arriti në 50 miliardë lekë, me një rritje prej 32% krahasuar me një vit më parë.

    Rritja e përdorimit të këtij shërbimi po shoqërohet edhe me zgjerimin e teknologjisë së nevojshme për ofrimin e tij.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në fund të vitit 2024 arriti në 396, me një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë. Tashmë, 39% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.

    Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë ka një rol të rëndësishëm për transformimin e shërbimeve bankare dhe për shkurtimin e kohës së marrjes së tyre nga publiku. Pagesat cash në arkë kanë qenë dhe pjesërisht ngelen një nga arsyet kryesore të fluksit të klientëve në degët e bankave.

    Automatizimi i këtij shërbimi nëpërmjet ATM-ve ndikon ndjeshëm në uljen e ngarkesës, pakësimin e radhëve dhe përdorimin e degëve të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit nga stafi është i domosdoshëm.

    Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar shqiptar ofronte shërbim nëpërmjet 1011 ATM-ve aktive, në rritje me 9.3% krahasuar me një vit më parë.

    Numri i ATM-ve pati rënë në periudhën 2015-2019, sidomos për shkak të uljes së numrit të degëve, por edhe për shkak të pakësimit të numrit të përgjithshëm të bankave tregtare.

    Por, duke filluar nga viti 2020, edhe nën shtysën e pandemisë, bankat shtuan numrin e ATM-ve (kryesisht të vendosura në mjedise jashtë degëve), me qëllim lehtësimin e flukseve të operacioneve në sportele.

    Paralelisht, shtimi i ATM-ve po shoqërohet edhe me përditësim të teknologjisë dhe të shërbimeve të ofruara prej tyre. Rritja e numrit të tyre duket se është ende e nevojshme për të plotësuar nevojat e një shoqërie me përdorim të lartë të parasë cash.

    Megjithëse prqindja e veprimeve me cash-in është në rënie graduale vit pas viti, por sidoqoftë ngelet dominuese kundrejt numrit total të veprimeve që shqiptarët kryejnë me karta bankare.

    Vitin e kaluar 52% e veprimeve me karta bankare ishin tërheqje apo depozitime të parasë cash, por pesha e këtyre veprimeve ishte në rënie nga niveli prej 58% i vitit 2023.

    Edhe në vlerë monetare, pesha e veprimeve me paranë cash ka pësuar një rënie të lehtë, në 82% të volumit të përgjithshëm të transaksioneve me kartë, nga 84% që kishte qenë një vit më parë.

    /Monitor





    Source link

  • Alibaba do të investojë më shumë se 52 miliardë dollarë në AI në 3 vitet e ardhshme


    Alibaba tha ditën e Hënë se ka planifikuar të invesotjë të paktën 52.44 miliardë dollarë në infrastrukturën cloud dhe inteligjencën artificiale për 3 vitet e ardhshme.

    Gjiganti Kinez e-commerce tha se planifikon të investojë në këtë sektorë ndërsa për tre muajt e mbyllura më 31 Dhjetor raportoi 38.6 miliardë dollarë të ardhura.

    Alibaba tha se investimi i përgjithshëm tejkalon atë çfarë kompania ka investuar në inteligjencë artificiale dhe infrastrukturë cloud në 10 vitet e fundit.

    Kompania e nisi 2025 si një prej fitimtarëve të mëdhenj në garën AI të Kinës duke joshur investitorë me marrëveshje strategjike. Vlera e aksioneve të saj është rritur me 68 përqind këtë vit.

    Firma të tjera Kinezze kanë investuar në këtë sektor gjithashtu si ByteDance, kompania që ka në pronësi TikTok, me një kapital të dedikuar prej 20 miliardë dollarë që do të shpenzohen këtë vit. Shumica e tyre do të përqendrohen rreth AI.

    /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Mbi 14 mijë pacientë morën shërbime gjatë janarit në Radiologji, lista e pritjes deri në prill


    Afër 14 mijë pacientë kanë marrë shërbime në muajin janar në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, ndërsa mesatarja ditore në këtë klinikë është rreth 440 pacientë.

    Këto të dhëna i ka bërë të ditur drejtoresha e kësaj klinike, Shkëndije Nuza.

    Ndonëse punojnë me tri aparatura të rezonancës magnetike dhe me mungesë të stafit, Nuza për EO tha se kanë arritur ta ulin ndjeshëm edhe listën e pritjes e cila aktualisht është deri në gjysmë të muajit prill.

    “Numri total i shërbimit të pacientëve që kanë marrë shërbimin në Klinikën e Radiologjisë, për vetëm në muajin janar është 13 mijë e 614 pacientë. Këto janë vetëm ekzaminimet ndërsa në këtë listë nuk hynë pacientët për terminë, së paku ditore kërkesat për terminë të rezonancës magnetike i kemi nga 40-70 pacientë kërkesa ditore. Mos të flasim për terminë të CT, biopsi, ultrazë të gjitha këto ekzaminime të cilat kryhen në klinikën tonë. Mesatarja ditore përafërsisht është diku 440 pacientë ditor që frekuentojnë klinikën tonë. Për momentin punojmë me aparatura si rëntgeni statikë e cila është pothuajse në secilin klinik të QKUK-së. Kemi rëntgen mobil dhe statik”, ka thënë Nuza.

    Sfidë në këtë klinikë mbetet mungesa e stafit. Aktualisht, në Radiologji janë vetëm 25 radiologë, gjashtë më pak se para 10 vitesh.

    “Radiologët para 10 viteve kemi qenë diku 31 ndërsa tani jemi 25 për arsye se një e kemi në pushim pa pagesë, të cilët kryejnë të gjithë punën dhe shumë më shumë shërbime sesa kanë qenë para 10 viteve. Duke falënderuar kolegët radiolog të cilët punojnë dhe janë të mbingarkuar jemi në pritje të një konkursi të cilin vetëm jemi dakorduar dhe na kanë premtuar nga drejtoritë që do të hapin një konkurs për radiolog. Qëllimi është që të rritet numri i radiologëve. Në këtë mënyrë kemi neve si radiolog por edhe teknik sepse një mjek dhe një teknik duhet të jenë në një linjë”, theksoi ajo.

    Ajo ka thënë se gjatë vitit të kaluar, shërbime kanë marrë mbi 200 mijë pacientë, përfshirë shumë ekzaminime për një pacient.

    “Është bërë rreth 200 mijë pacientëve që janë realizuar shërbime, mos të flasim për ato ditore që së paku kemi 100 terminë që frekuentojnë vetëm për terminë. Ne kemi pacientë spitalor që asnjëherë nuk hynë në listën e terminëve. Mbi tetë mijë janë bërë rezonanca magnetike mos të flasim për një numër të madh afërsisht 30 mijë CT ekzaminime. Ekzaminime me rëntgen janë bërë mbi 90 mijë pacientë, si ta keni parasysh që ekzaminimet tek ne bëhen me regjistrimin në emrin e pacientit, ndodh që nganjëherë që shërbimet e emergjencës që i bënë 5-6 rëntgen dhe regjistrohet vetëm njëherë si pacient. Tek ekzaminimet me CT tek rastet e emergjencës dhe llogaritet vetëm një pacient, edhe pse përfshinë shumë ekzaminime”, tha mjekja.

    Drejtoresha e Radiologjisë ka folur edhe për listën e pritjes. Aktualisht, në këtë klinikë, lista e pritjes është deri më 10 prill.

    “Është punuar vazhdimisht kërkesat e pacientëve, lista shkon deri në 10 prilli, mos ta flasim për rastet onkologjike të cilat nuk i quajmë lista të pritjes por i quajmë raste të planifikuara që veprojmë sipas dakordimit që kemi bërë me onkologët. Kemi raste që onkologjia thotë që të caktohet termini mbas gjashtë muajve e kemi edhe atë pacientë që si vijnë kontrollohen dhe i duhet pas gjashtë muajve por ajo nuk është listë në pritje, por është listë e planifikuar për pacientë onkologjik”, u shpreh ajo.

    #Mbi #mijë #pacientë #morën #shërbime #gjatë #janarit #në #Radiologji #lista #pritjes #deri #në #prill
    #Mbi #mijë #pacientë #morën #shërbime #gjatë #janarit #në #Radiologji #lista #pritjes #deri #në #prill



    Source link

  • Arsenali bën hap fals në garën për titull, mposhtet nga West Hami


    Arsenali ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 1-0 nga West Hami në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit anglez. 

    Golin e fitores West Hami e gjeti në minutën e 44-të përmes Jarrod Bowen i cili realizoi me kokë për 1-0 pas një harkimi të Aaron Wan-Bissaka. 

    Në pjesën e dytë Mikel Arteta u mundua që përmes zëvendësimeve të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, megjithatë, nuk ia doli ta evitojë humbjen. 

    Për t’i vështirësuar edhe më shumë gjërat për ‘Topçinjtë’ u përkujdes i riu Myles Lewis-Skelly i cili në minutën e 73-të u ndëshkua me karton të kuq. 

    Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbeti po ai i pjesës së parë dhe kështu Arsenali i bëri një ‘dhuratë’ rivalit të tyre Liverpoolit në garën për titull. 

    Pas kësaj humbje Arsenali mbetet në kuotën e 53 pikëve, tetë mbrapa Liverpoolit që kryeson me 61 sosh. 

    Xhiron e ardhshme të besuarit e Mikel Artetës do të kenë një punë të vështirë, pasi do të luajnë në udhëtim tek Nottingham Forest i cili këtë sezon po bën befasi në Ligën Premier.

    Source link



    Source link

  • Kovaçev: RMV-ja nuk ka mosmarrëveshje bilaterale me Bullgarinë, por ka detyrime


    Eurodeputeti Andrej Kovaçev thotë se Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë në aspektin e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

    Kovaçev në intervistë për “TV21” tha se komunizmi ishte diçka e shëmtuar dhe se diktatura e ish-presidentit jugosllav Josip Broz Tito ishte e tmerrshme.

    “Kushdo që flet kundër identitetit maqedonas nuk do të lejohet të hyjë në Maqedoni. Kjo është shumë e pazakontë, unë vazhdimisht e kam mbrojtur dëshirën e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po ashtu edhe në NATO, Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë, kështu që sa i përket hyrjes së saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian, dhe kjo është politika jonë e vazhdueshme, e cila lidhet edhe me tejkalimin e urrejtjes nga e kaluara, ndërsa komunizmi nuk është diçka e mirë. Për disa, Jugosllavia është një “nostalgji e madhe”, ende për Titon, për Jugosllavinë, këto simbole komuniste, monumente festohen, por diktatura e Titos është jashtëzakonisht e tmerrshme për shumë, shumë, dhjetëra mijëra njerëz në ish-Jugosllavi, si sllovenët dhe kroatët, madje edhe serbët, boshnjakët në ish-RSFJ-në”, thotë eurodeputeti bullgar Kovaçevski.

    Kovaçev gjithashtu tha se njeh shumë njerëz që jetojnë në Maqedoni të cilët kanë frikë të thonë se janë bullgarë sepse u është shkatërruar biznesi, ata do të humbasin punën ose do të fyehet fëmija i tyre.

    “Ka aq shumë njerëz që janë të mërzitur në Republikën aktuale të Maqedonisë së Veriut nëse thonë se janë bullgarë, se do të humbasin punën, se fëmija i tyre do të fyehet në shkollë se është “bullgar”, se babai i tij është bullgarofil, që do t’i shkatërrojnë biznesin, nëse ai ka një biznes, saqë nuk do të blejnë nga dyqani i tij nëse ka ndonjë dyqan. Është diçka krejtësisht normale nëse Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut i numëron, t’i numërojë në të gjitha vendet, në preambulë, dhe në pjesën kryesore, natyrisht, pjesët e popujve që tani jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dhe pjesa e dytë, pika pesë e propozimit evropian për kornizën negociuese është Zbatimi i Marrëveshjeve, si Marrëveshja me Greqinë-Marrëveshja e Prespës, ashtu edhe Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë me procesverbalin vjetor të kësaj Marrëveshjeje. Marrëveshja me Bullgarinë ka ka dy procesverbale. Çfarë ka në këto procesverbale, çfarë është kaq e tmerrshme që thonë se është diktat dhe vazhdojnë të thonë se nuk mund ta përmbushin. Një marrëveshje ndërkombëtare, siç është ajo mes Greqisë dhe tani Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë atëherë, duhet të përmbushet, është pjesë e marrëveshje së fqinjësisë së mirë që është e detyrueshme, ne do të jemi bashkë në Bashkimin Evropian, këto nuk janë mosmarrëveshje dypalëshe dhe këtu e them kategorikisht, shkruani si titull nëse doni: Nuk ka mosmarrëveshje dypalëshe”, tha Kovaçev.

    Eurodeputeti gjithashtu tha se askund në vendimet e Gjykatës në Strasburg nuk thuhet se Bullgaria duhet të njohë pakicat.

    “Nuk ka asnjë dramë, nuk ka asnjë problem, Bullgaria i ka përmbushur absolutisht të gjitha kërkesat dhe gjykata në Strasburg nuk thotë askund, apo ka një vendim, që Bullgaria të njohë pakicat”, tha Kovaçev.



    Source link

  • Ferizaj mund Prishtinën, s’ka gola në Klinë


    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Ferizaj e ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 1-0, të dielën në Ferizaj.

    Dueli mes ferizajasve dhe prishtinasve, ka dhuruar një sfidë të kënaqshme, derisa ishte Albion Kurtaj në minutën e 12-të që shënoi golin e fitores për Ferizajn, e cila tani ka 26 pikë në mesin e tabelës, kurse, Prishtina renditet e katërta me 29 sosh.

    Dueli tjetër i të dielës mes Dukagjinit dhe Gjilanit është mbyllur pa gola.

    Të dy skuadrat patën rastet e tyre, megjithatë, kjo përballje nuk prodhoi asnjë gol.

    Dukagjini ka 25 pikë në pozitën e shtatë, kurse, Gjilani ka dy pikë më shumë në vendin e pestë. 

    Source link



    Source link

  • Andonovski: RMV- ja bëhet lider në shërbimet elektronike në Ballkanin Perëndimor


    Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në fjalimin në Forumin për Zhvillim Rajonal të organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), i cili aktualisht po mbahet në Budapest, Republika e Hungarisë theksoi se në Maqedoni industria digjitale kontribuon mbi 5% në BPV dhe se kjo shifër është në rritje.

    “Qëllimi ynë është ta përshpejtojmë këtë rritje duke investuar në inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën dixhitale, duke siguruar që çdo qytetar të ketë akses në shërbime dixhitale të shpejta, të besueshme dhe të sigurta. Duke parë përpara në vitin 2025, momenti ynë i ardhshëm historik është zgjerimi i shërbimeve dixhitale të qeverisë dhe zhvillimi i iniciativave të qytetit të zgjuar, sistemeve të identitetit dixhital dhe automatizimi i AI. Ne nuk duam vetëm të vazhdojmë me revolucionin dixhital, ne duam që Maqedonia të bëhet lider në qeverisjen dixhitale në Ballkanin Perëndimor”, tha ministri Andonovski.

    Andonovski shtoi se dixhitalizimi nuk shtrihet vetëm brenda kufijve shtetërorë dhe për këtë Maqedonia është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal në fushën e Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe harmonizimin me politikat digjitale të BE-së.

    “Duke ndarë praktikat më të mira, duke harmonizuar rregulloret dhe duke investuar në infrastrukturën ndërkufitare, ne mund të përshpejtojmë kolektivisht transformimin dixhital në të gjithë vendet e Evropës Juglindore”, tha Andonovski.



    Source link

  • Mos harroni që kemi rikuperuar 40 pikë ndaj tyre

    Mos harroni që kemi rikuperuar 40 pikë ndaj tyre


    Humbja 2-1 përballë Komos e skuadrës së Napolit, ka bërë që tashmë në vendin e parë në renditjen e Serisë A të mbetet Interi i cili një natë më parë mundi Xhenoan. Një rrëshqitje e cila zbeh sezonin e Napolit, të Antonio Kontes, i cili pranoi se ekipi nuk ishte paraqitur në lartësinë e duhur në pjesën e dytë të sfidës.

    antonio konte

    “Është e pashmangshme që pjesa e dytë nuk më ka kënaqur, pas një pjese të parë shumë të mirë. Skuadra nuk u dorëzua pas autogolit, në pjesën e dytë hymë në fushë dhe praktikisht bëmë të kundërtën e asaj që kishim thënë në dhomat e zhveshjeve. Komo kishte më shumë uri se ne, të vjen shumë keq por padyshim duhet të mundohemi ët kuptojmë arsyen e kësaj rënie.

    Çdo fitore duhet djersitur, sapo ngadalësojmë në aspektin e egërsisë, mund të ndodhë kjo. Faji im. Nuk e kuptova një ngadalësim në aspektin e vëmendjes dhe egërsisë. Duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë më të mirën tonë. Mos harrojmë që në krahasim me Interin, kemi rikuperuar 40 pikë në krahasim me vitin e kaluar. Po bëjmë diçka të jashtëzakonshme, por duhet të mbajmë këtë grintë dhe egërsi edhe në vazhdim. Duhet të japim maksimumin nga këtu, deri në fund, nuk tolerohen humbjet. E urrej të mundem, ndaj deri në fund do të jem i vëmendshëm, duke e ditur që djemtë po bëjnë diçka të jashtëzakonshme”, ishin fjalët e Kontes pas humbjes së Napolit.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link