Category: Uncategorized

  • Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën


    Gjesti ka pasur së fundmi një debat të ashpër me Laert Vasilin, pasi ky i fundit kërkoi një darkë me Olën.

    Ai i tha se po e bën këtë vetëm për lojë dhe se nuk mund të ketë pëlqim për të gjitha vajzat në këtë shtëpi.

    Këngëtari nga Peja ia përmendi fillimisht Livian, më pas Valbonën e tani në fund edhe Olën.

    I njëjti thekson se po i dhemb për faktin që nuk është real dhe jo se i pëlqen ndonjëra.

    “E ke ulur afër Livian, se u ndave me Valbonën shkove te Livia, pas Livias shkove te Ola. Të gjitha i ki të lidhura”, iu drejtua Gjesti.

    Laerti tha: “Bëj atë që besoj unë dhe ndjej unë. E di publiku çfarë besoj unë. Lajme të rrejshme nuk prodhoj unë”.

    Gjesti tutje shtoi: “E ke bërë gjithë skenarin me Livian për t’i qëndruar afër. Po më djeg se je false”.



    Source link

  • Perplexity sinjalizon lançimin e një shfletuesi


    Motori i kërkimit AI Perplexity tha se është duke zhvilluar shfletuesin e saj. Përmes një postimi në rrjetin social X ditën e Hënë, kompania lançoi një listë regjistrimesh për shfletuesin i cili ende nuk është i disponueshëm.

    Ende nuk dihet se kur shfletuesi do të debutojë e as sesi do të ngjajë, por të paktën kemi një emër: Comet.

    “Njëlloj siç Perplexity ri-shpiku kërkimin online, të njëjtën gjë kemi vendosur të bëjmë me shfletuesin,” tha një përfaqësues i kompanisë.

    Shfletuesi i Perplexity do të hyjë në një treg të mbipopulluar. Krahas liderit Chrome, ekzistojnë alternativa të tjera pafund nga palë të treta. Shumica e tyre ofrojnë veçori AI.

    Mbase Perplexity beson se mund të shfrytëzojë bazën e përdoruesve të motorit të kërkimit për të rritur popullaritetin e shfletuesit të saj Comet. Portofoli i produkteve të Perplexity po zgjerohet dita ditës.

    Kompania lançoi produktin “Deep Research” për të konkurruar me OpenAI, Google dhe xAI. Në Janar pati dy debutime të mëdha: asistentin AI për Android dhe një API për Kërkimin AI.

    Themeluar në 2022, Perplexity ka siguruar 500 milionë dollarë kapital dhe sot vlerësohet me 9 miliardë dollarë. Motori i saj i kërkimit fuqizuar nga AI përpunon 100 milionë kërkime çdo javë. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Rëndësia e ndikimit të ndriçimit natyral në shëndetin tonë


    Një nga mënyrat më të thjeshta për të përmirësuar shëndetin është të ekspozojmë trupin në ndriçim natyral.

    Drita e diellit ka përfitime të mëdha për shëndetin, përfshirë rritjen e niveleve të vitaminës D, që është thelbësore për kockat dhe sistemin imunitar.

    Shumë studime kanë treguar se ekspozimi i rregullt në diell mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e humorit dhe uljen e niveleve të stresit.

    Kjo është arsyeja pse është e rekomanduar të kaloni disa minuta çdo ditë në natyrë, për të përfituar nga drita natyrale. Për më tepër, ekspozimi i diellit ndihmon në rregullimin e ritmit të gjumit, duke bërë që të flini më mirë dhe të ndiheni më energjik gjatë ditës.

    #Rëndësia #ndikimit #të #ndriçimit #natyral #në #shëndetin #tonë
    #Rëndësia #ndikimit #të #ndriçimit #natyral #në #shëndetin #tonë



    Source link

  • Autostrada do të kalojë mbi varreza! Banorët e Fshatit Zdunjë dalin në protestë – botimet.com


    Banorët e fshatit Zdunjë protestuan të revoltuar për shkak se po u shkatërrohen varrezat. Traseja e autostradës së korridorit 8 kalon mbi varreza, ndaj kërkojnë ndërprerjen e punimeve.

    “Punimet që zhvillohen këtu na i marrin një pjesë të varrezave të fshatit dhe ne si banorë të fshatit Zdunjë jemi kundër kësaj. Udhëheqësia e Xhamisë së Zdynjës dhe BFI janë ata që mbyllën sytë ndaj marrjes së këtij vendi. Udhëheqësia e vjetër e xhamisë u ndërrua sepse kundërshtuan këtë situatë, dhe e dorëzuan xhaminë dhe varrezat e fshatit BFI-së, dhe për këtë sot na merren varrezat. Ka dy muaj që peticionin e bërë e kemi dërguar në BFI, por asnjë përgjigje nga askush nuk ka ende. Thonë gjoja se janë ankuar por dokument nuk kemi”, thotë Faruk Ferati nga Bashkësia Lokale e fshatit Zdunjë.

    I pyetur për këtë, Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski tha se kontratën me kompaninë e ka bërë Qeveria e kaluar.

    Aleksandar Nikollovski- Ministër i Tranportit
    “Për sa i përket Korridorit 8, kontraktor atje është konsorciumi Bechtel dhe Enka. Sipas ligjeve të miratuara nga qeveria e kaluar dhe përgjegjësitë janë tërësisht të tyre, ata bëjnë projektimin dhe bëjnë trasimin. Ajo që mund të them është se do të flasim me ta. Kemi takime javore dhe flasim. Ne kemi folur tashmë për këtë një herë, ka pasur probleme të ngjashme në vende të tjera dhe do të bëjmë gjithçka për ta zgjidhur problemin”.(Tv21)



    Source link

  • Autostrada do të kalojë mbi varreza! Banorët e Fshatit Zdunjë dalin në protestë


    Banorët e fshatit Zdunjë protestuan të revoltuar për shkak se po u shkatërrohen varrezat. Traseja e autostradës së korridorit 8 kalon mbi varreza, ndaj kërkojnë ndërprerjen e punimeve.

    “Punimet që zhvillohen këtu na i marrin një pjesë të varrezave të fshatit dhe ne si banorë të fshatit Zdunjë jemi kundër kësaj. Udhëheqësia e Xhamisë së Zdynjës dhe BFI janë ata që mbyllën sytë ndaj marrjes së këtij vendi. Udhëheqësia e vjetër e xhamisë u ndërrua sepse kundërshtuan këtë situatë, dhe e dorëzuan xhaminë dhe varrezat e fshatit BFI-së, dhe për këtë sot na merren varrezat. Ka dy muaj që peticionin e bërë e kemi dërguar në BFI, por asnjë përgjigje nga askush nuk ka ende. Thonë gjoja se janë ankuar por dokument nuk kemi”, thotë Faruk Ferati nga Bashkësia Lokale e fshatit Zdunjë.

    I pyetur për këtë, Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski tha se kontratën me kompaninë e ka bërë Qeveria e kaluar.

    Aleksandar Nikollovski- Ministër i Tranportit
    “Për sa i përket Korridorit 8, kontraktor atje është konsorciumi Bechtel dhe Enka. Sipas ligjeve të miratuara nga qeveria e kaluar dhe përgjegjësitë janë tërësisht të tyre, ata bëjnë projektimin dhe bëjnë trasimin. Ajo që mund të them është se do të flasim me ta. Kemi takime javore dhe flasim. Ne kemi folur tashmë për këtë një herë, ka pasur probleme të ngjashme në vende të tjera dhe do të bëjmë gjithçka për ta zgjidhur problemin”.(Tv21)



    Source link

  • VIDEO/ Eliminuan Atalantën, por zhgënjejnë në kampionat. Goli i sulmuesit shqiptar i hap rrugë përmbysjes ndaj Klub Bryzh

    VIDEO/ Eliminuan Atalantën, por zhgënjejnë në kampionat. Goli i sulmuesit shqiptar i hap rrugë përmbysjes ndaj Klub Bryzh


    Klub Bryzh është befasuar në shtëpi nga Standard Liezh. Këto të fundit fituan me përmbysje në rezultatin 1-2.

    Screenshot 2025-02-23 153138

    Ishte Andi Zeqiri, që i hapi rrugë përmbysjes për Standard Liezh. Sulmuesi me origjinë shqiptare, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për të barazuar takimin. Më pas erdhi dhe goli i fitores, teksa Klub Bryzh po luante me një lojtar më pak.

    Kjo humbje e hidhur në kampionat vjen për Klub Bryzh pasi eliminuan Atalantën nga Champions. Tashmë janë 8 pikë larg Genk që kryeson.

    Goli i Andi Zeqirit: (VIDEO)

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Haradinaj: Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësi


    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ish-emisari amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner ka luajtur një rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës.

    “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe mikut të madh të Kosovës, diplomatit të shquar amerikan Frank Wisner. Si Përfaqësues Special i SHBA-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ambasadori Wisner luajti rol vendimtar në procesin që çoi në pavarësinë e vendit tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike do të mbeten përjetësisht në kujtesën e popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka thënë se populli i Kosovës do ta kujtojë përherë kontributin e jashtëzakonshëm të këtij diplomati vizionar në ndërtimin e shtetit tonë dhe forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.



    Source link

  • Vrasja e të moshuarit në Kurbin/ Dyshime të forta për konflikt hasmërie! Djali i viktimës, autor i masakrës në Mamurras para 10 vitesh


    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri vetëm disa minuta më parë në një fshat të Kurbinit. Disa persona të paidentifikuar i janë afruar të moshuarit dhe e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur në vend.

    Sakaq, deri tani dyshohet se shkak për vrasjen mund të jetë një konflikt i vjetër hasmërie, por pa përjashtuar pisa të tjera.

    Djali i viktimës, Enrik Mamli ka vrarë një person në vitin 2015 në qendër të Mamurrasit dhe ka plagosur 3 të tjerë.

    Mamli ka qëlluar për vdekje asokohe shtetasin Naim Tafa, pasi mes tyre ka pasur një konflikt për një shumë parash prej 250 mijë eurosh që viktima i detyrohej autorit. Nga ana tjetër forcat e rendit kanë nisur krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit.



    Source link

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistron partinë ‘Mundësia’ dhe ‘Shqipëria bëhet’ për zgjedhjet e 11 majit


    KQZ ka regjistruar partinë Mundësia në zgjedhjet e 11 majit.

    Po ashtu, KQZ ka regjistruar edhe partinë Lëvizja Shqipëria bëhet në zgjedhje, si dhe Nismën Thurje.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi edhe Lëvizjen Bashkë në zgjedhjet që do zhvillohen më 11 maj.

    Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Partinë Socialiste, si dhe Partinë Demokratike në zgjedhje.



    Source link

  • RENDITJA/ Vora me mendjen te titulli kampion, hapi fals i Flamurtarit shton besimin e Besës. Ja si pozicionohen skuadrat e Kategorisë së Parë

    RENDITJA/ Vora me mendjen te titulli kampion, hapi fals i Flamurtarit shton besimin e Besës. Ja si pozicionohen skuadrat e Kategorisë së Parë


    Sot u luajtën të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë së Parë. Vora fitoi në fund ndaj Valbonës, ndërsa marshon drejt titullit kampion.

    Screenshot 2025-02-23 154349

    Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Kukësit, për këtë tashmë është 4 pikë larg vendit të parë. Besa fitoi ndaj Korabit dhe është 7 pikë larg vlonjatëve, duke pasur një fije shprese.

    Lushnja po ashtu korri fitore, pasi ia doli përballë Erzenit të vendit të fundit. Apolonia-Burreli dhe Kastrioti-Pogradeci ishin dy takimet që u mbyllën pa gola.

    Screenshot 2025-02-23 153609

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link