Category: Uncategorized

  • Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës


    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar hapur Kosovën, duke deklaruar se shteti të cilin ai e udhëheq do të jetë gjithmonë me serbët nga Kosova – duke theksuar se do të fitojë edhe në çështjen e  Kosovës, pasi sipas tij gjërat janë duke ndryshuar në botë.

    Gjatë paraqitjes në televizionin publik të Serbisë, Vuçiqit i është kërkuar të komentojë arrestimet dhe depërtimet e serbëve dhe vendimet e qeverisë së Kosovës, ai tha se kjo nuk do të ketë fund së shpejti dhe se Serbia do të fitojë në fund.

    “Nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, theksoi presidenti serb.

    Ai shtoi se nuk do të duhet shumë kohë që uji të rrjedhë poshtë Savës dhe Danubit që njerëzit ta vënë re.

    Source link



    Source link

  • Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare


    Pas një pune intensive dhe të koordinuar mes strukturave shtetërore dhe lokale, është arritur të vihet nën kontroll zjarri që kishte përfshirë malin e Krastës në Elbasan.

    Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura, përhapja e flakëve është ndaluar dhe aktualisht po punohet për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura.

    Në operacionin e ndërhyrjes morën pjesë 12 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan.

    Po ashtu, në terren janë angazhuar edhe strukturat e mbrojtjes civile dhe autoritetet vendore, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

    Ndërhyrja vijon me kujdes të shtuar për shkak të kushteve të motit, veçanërisht erërave që mund të favorizojnë riaktivizimin e flakëve. Terreni po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar çdo rrezik të ri.

    Strukturat e mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore në zonë.

    Source link



    Source link

  • Emina Cunmulaj bëhet virale duke prekur zemrat e ndjekësve me këtë deklarate – botimet.com


    Emine Cunmulaj së fundmi është bërë virale me një video në TikTok.

    Një pjesë e shkëputur e një interviste që ka pasur po bënë gjiron e rrjetit.

    Videon në të cilën Emina shprehet kështu:

    “Aspak nuk me intereson qfare mendojne njerezit, asnje pike pike, tboj be asnje pike pike”

    Këto fjalë motivuese janë rikthyer si forcë e njerëzve në rrjet, shkruan Kosovarja.





    Source link

  • Emina Cunmulaj bëhet virale duke prekur zemrat e ndjekësve me këtë deklarate


    Emine Cunmulaj së fundmi është bërë virale me një video në TikTok.

    Një pjesë e shkëputur e një interviste që ka pasur po bënë gjiron e rrjetit.

    Videon në të cilën Emina shprehet kështu:

    “Aspak nuk me intereson qfare mendojne njerezit, asnje pike pike, tboj be asnje pike pike”

    Këto fjalë motivuese janë rikthyer si forcë e njerëzve në rrjet, shkruan Kosovarja.





    Source link

  • Eliona Pitarka sjell në jetë bebin e saj të tretë (Foto)


    Eliona Pitarka ka ndarë me fansat një lajm të mrekullueshëm – ajo është bërë nënë për herë të tretë. Aktorja publikoi një video të foshnjës së saj të porsalindur, duke shkruar:

    Bebi erdhi, por misteri i vogël mbetet! Po tani që po e shihni, a e ndjeni çfarë ka qenë gjatë gjithë këtyre muajve në zemrën time? Vajzë apo djalë? Bëni parashikimin e fundit.”

    Derisa ka ndarë këtë moment të bukur, Eliona nuk ka treguar ende gjininë e bebit, duke lënë hapur mundësinë për parashikime nga ndjekësit e saj të shumtë.

    Në një postim të mëhershëm, ajo kishte shprehur emocionet e mëdha për këtë shtatzëni, duke e cilësuar ardhjen e fëmijës së tretë si një bekim të madh për të dhe familjen e saj.

    Eliona dhe partneri i saj, Desi, tashmë janë prindër të dy vajzave – Galës dhe Sansës.

    Çifti u njoh falë motrës së Elionës, e cila kishte bashkëpunuar me Desin në punë. Nga një miqësi e thjeshtë, ata sot gëzojnë një familje të madhe e të lumtur me tre fëmijë.

    Source link





    Source link

  • OpenAI lançoi modelin o3-pro – PCWorld Albanian


    OpenAI po vijon me ritëm të lartë lançimet e modeleve më të fundit AI. Kompania prezantoi modelet o3 dhe o4-mini në platformën e saj ChatGPT në muajin Prill.

    Asokohe biznesi premtoi se varianti pro i modelit o3 ishte rrugës dhe ky version është bërë ditën e sotme i disponueshëm. Të dy, o3 dhe o4-mini janë krijuar për të përdorur dhe kombinuar të gjitha mjetet nën çatinë e ChatGPT.

    Kur OpenAI vendos etiketën “pro” tek një model, versioni i saj është ndërtuar për të dhënë përgjigje më të gjata dhe më të sakta.

    Kompania tha se rekomandon përdorimin e tij për pyetje më të vështira ku saktësia e informacionit vlen më shumë sesa shpejtësia e përgjigjes. Por ky model ka disa kufizime si përshembull nuk mbështet gjenerimi i imazheve dhe Canvas.

    Për këto veçori përdoruesit duhet të drejtohen tek modele të tjera. o3-pro është i disponueshëm prej ditës së sotme për përdoruesit e ChatGPT Pro dhe Teams ndërsa konsumatorët Enterprise dhe Edu do të kenë qasje në këtë opsion javën e ardhshme. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi


    The post Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi appeared first on Revista Kosovarja.

    BURIMI I LAJMIT

    #Njerëzit #këtë #problem #shëndetësor #nuk #duhet #të #konsumojnë #shalqi
    #Njerëzit #këtë #problem #shëndetësor #nuk #duhet #të #konsumojnë #shalqi

    The post Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi appeared first on Gazeta-Telegram.com.



    Source link

  • Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës – po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë


    Barcelonës i është ofruar Rafael Leao në një shkëmbim të drejtpërdrejtë me Ronald Araujon, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo

    Milani ka bërë këtë propozim ndërsa të dy klubet po kërkojnë të ristrukturojnë skuadrat e tyre gjatë kësaj vere. 

    Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të krahut të majtë, me Luis Díaz dhe Nico Williams mes objektivave kryesorë. 

    Megjithatë, tarifat e larta të transferimeve mund ta bëjnë Leaon një opsion më realist. Sulmuesi portugez ka qenë prej kohësh në radarët e klubit katalanas. 

    E ardhmja e Araujos mbetet e pasigurt, pavarësisht rinovimit të fundit.  

    Klauzola e lirimit të tij do të ulet nga 1 miliard euro në 65 milionë euro midis datave 1 dhe 15 korrik, çka e bën atë një objektiv për disa klube, përfshirë Bayern Munich dhe vetë Milanin. 

    Ky shkëmbim mund të ndihmojë Barcelonën që të përmbushë kërkesat e ‘Fair Play-it Financiar’. 

    Megjithatë, Araújo është një lider në dhomën e zhveshjes dhe trajneri Hansi Flick raportohet se e vlerëson shumë rolin e tij në mbrojtje. 

     Vendimi përfundimtar mund të varet më shumë nga çështjet financiare sesa ato sportive.

    Source link



    Source link

  • LSDM: Faji për Koçanin është i kreut të MPB-së, kërkojmë dorëheqjen e Toshkovskit dhe Janevit


    Për gati katër muaj, Mickoski dhe Toshkovski u përpoqën ta fshihnin të vërtetën për Koçanin dhe t’i mbronin zyrtarët e policisë nga qeveria nga përgjegjësia për tragjedinë në Koçani, akuzojnë nga LSDM.

    “Në vend që të kërkonin përgjegjësi nga oficerët e policisë dhe shefat e emëruar prej tyre, Toshkovski dhe Mickoski bënë gjithçka për t’i mbrojtur ata.

    Qëllimi i VMRO-DPMNE-së ishte i qartë, të parandalonte që përgjegjësia të arrinte në majë të policisë, te drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev dhe te ministri Pançe Toshkovski.

    Nën presionin e LSDM-së dhe publikut, më në fund u hapën procedura kundër disa shefave në Ministrinë e Brendshme.

    E vërteta doli në dritë.

    Policia kishte detyrim të mbyllte objektin që vepronte ilegalisht dhe të mos kryente kontrolle në kundërshtim me procedurat operative.

    Për më tepër, policia ishte përgjegjëse për sigurinë, ajo kishte detyrim ligjor të parandalonte hyrjen dhe përdorimin e piroteknikës, e cila doli të ishte shkaku kryesor i zjarrit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.



    Source link

  • Rast unik ne UEFA! Pritet zyrtarizimi, klubi i Superiores kalon menjëherë në raundin e dytë 

    Rast unik ne UEFA! Pritet zyrtarizimi, klubi i Superiores kalon menjëherë në raundin e dytë 


    Drogeda Junajtid nuk do e përfaqësojë Irlandën në Ligën e Konferencës. KAS ka zyrtarizuar vendimin drastik, dy ditë para shortit për turin e dytë kualifikues. 

    Conference League

    Nga ky vendim pritet të përfitojë Dinamo e Ilir Dajës, që me shumë gjasa do të kalojë direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në orët në vijim ky fakt pritet të konfirmohet edhe nga vetë UEFA. 

    Dinamo festa

    Ishte UEFA që mori vendimin, pasi pronarët e Drogedës kishin po ashtu në pronësi Silkeborg. Këto të fundit ndërkohë do e nisin po ashtu nga turi i dytë i Ligës së Konferencës ku konsiderohen si favoritë. 

    Klubi irlandez ka reaguar i zhgënjyer nga vendimi i KAS. Pjesëmarrja në Europë u konsiderua arritje e madhe, ndërsa tani gjërat do të ndryshojnë. Gjithsesi pozitiv është fakt që nga ky vendim përfiton një klub shqiptar.  

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link