Category: Uncategorized

  • Pikantet e Dinamo-Laçi/ Goli për kapitenin, Meksi sërish me kokë të fashuar

    Pikantet e Dinamo-Laçi/ Goli për kapitenin, Meksi sërish me kokë të fashuar


    Nga interesimi i pakët, te goli me dedikim. Këto dhe jo vetëm ishin disa nga pikantet e ndeshjes mes Dinamos dhe Laçit, që “Panorama Sport” i servir për lexuesit e saj.WhatsApp Image 2025-02-21 at 22.28.54-Në këtë ndeshje mungoi interesimi nga ana e tifozëve të dy skuadrave. Në stadiumin “Elbasan Arena” nuk ishin më shumë se 50 të pranishëm, të gjithë në tribunën qendrore.

    -Jorgo Meksi vijon të vuajë pasojat e përplasjes së ndeshjes së kaluar ndaj Vllaznisë, ku u ça në kokë. Ai luajti edhe ndaj Laçit me kokën e fashuar.

    -Dejvi Bregu shkon ta festojë golin me kapitenin e skuadrës së tij, Bruno Dita, i cili ndodhej në stol.

    -Bregun e acaron një vendim i kryesorit për të mos dhënë faull në favor të tij. Gjyqtari detyrohet të ndalë lojën dhe ta sqarojë për vendimin e marrë.

    -Pas ndeshjes, lojtarët e të dyja skuadrave kanë konsumuar picat që kishin porositur.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Haxhiu: Vota e Diasporës do të jetë përcaktuese për Qeverinë Kurti 3


    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se votat e mërgatës do të jenë përcaktuese që të krijohet qeveria e drejtuar nga Albin Kurti. Një koment të tillë ajo e ka bërë në konferencën për media pas mbledhjes së sotme të ekzekutivit.

    Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka partnerët e koalicionit Guxon dhe Alternativën, me të cilët është në qeverisje dhe që, sipas saj, do të vazhdojnë të qeverisim së bashku edhe në të ardhmen.

    “Na duhet të presim edhe pak, pasi sot fillon numërimi i votave të mërgatës tonë. Duhet ta vlerësojmë rolin që mërgata jonë ka pasur edhe në këtë proces zgjedhor, pra një përkushtim maksimal që ta ushtrojnë të drejtën e tyre. Votat e Diasporës janë shumë të rëndësishme dhe besoj që janë përcaktuese që Qeveria jonë të formohet dhe të drejtohet nga kryeministri Kurti”, ka theksuar Haxhiu.

    Ajo ka shprehur shpresën që procesi i numërimit të votave nuk do të zgjasë shumë.

    “KQZ e ka mbështetjen e qeverisë së Kosovës për çfarëdo nevoje që ka dhe e pa pasur edhe deri tash, prandaj urojmë të përmbyllet sa më parë si proces që të na hapet rruga që të vazhdojmë me qeverisjen”, shtoi ajo.

    Source link



    Source link

  • Iliriana uron me fjalë zemre nënën e saj për ditëlindje

    Iliriana uron me fjalë zemre nënën e saj për ditëlindje


    Iliriana Sadriu pak me parë ka ndarë Një postim të veçantë për të ëmën e saj.

    Në ditëlindjen e saj Ilriana është shprehur me fjalët më të ngrohta “Urime ditëlindjen e dashur nënë, t’paqa ton jetën e te dua pafund”.

    Këngëtarja shumë herë ka treguar lidhjen e ngushtë që gëzon me nënën e saj.

    Për ndryshe Adri dhe Iliriana në skenën e muzikës janë tejet aktiv duke publikuar projekte të reja.



    Source link

  • “Jam tallur me ty. S’të dua” — I komenton dhe pamjen fizike


    Debatet mes Eglit dhe Gjestit vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes në Big Brother VIP Albania.

    Pavarësisht pëlqimit të shprehur disa herë nga Egli, duket se ndjenjat nuk janë reciproke nga ana e Gjestit.

    Situata është tensionuar edhe më shumë pas një debati pas spektaklit, ku Gjesti ka qenë tepër i drejtpërdrejtë me Eglin. Ai i ka bërë të qartë se nuk ka asnjë interes për të, duke i thënë:

    “Jam tallur me ty. Nuk të dua dhe nuk të xhelozoj. Shkurt, shqip: Nuk të dua, dhe nuk të xhelozoj! Betohem në Zot”

    Por nuk është ndalur me kaq. Ai e ka kthyer bisedën në një koment mbi pamjen e saj fizike. Duke folur për preferencat e tij tek femrat, ai tha se i pëlqejnë shumë këmbët, gjë që Egli nuk e ka sipas tij, por më pas shtoi me një ton tallës:

    “Nuk më pëlqen gishti jot i majtë.”

    Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Egli do të pranojë realitetin apo do të vazhdojë të insistojë në ndjenjat e saj për Gjestin.

    Source link



    Source link

  • Tregu i përbashkët rajonal në fokus të takimit Murtezani – Kapetanoviq – botimet.com


    Ministri për  ҫështje evropiane, Orhan Murtezani u takua sot me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq. Në takim u shkëmbyen mendime për iniciativat rrjedhëse për integrimin rajonal dhe rolin e Këshillit në mbështetjen e progresit të vazhdueshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt ambicieve të tyre evropiane, kumtoi Ministria për çështje evropiane.

    Theksi i veçantë në bisedime u vendos në Planin e  veprimit për Tregun e përbashkët rajonal, i cili është pjesë e shtyllës së dytë të Planit të rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Murtezani dhe Kapetanoviq theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe konkurrueshmërisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim të integrimit në tregun e vetëm evropian, i cili paraqet  një nga qëllimet kryesore të Planit të rritjes.

    Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm konkluduan se zbatimi i Planit të veprimit është kyç për avancimin e integrimit ekonomik, si dhe krijimin e kushteve të favorshme për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve. Poashtu theksi u vendos në rëndësinë e bashkëpunimit në departamentet e energjisë, transportit dhe digjitalizimit, të cilat do ta përmirësojnë konkurrencën e rajonit dhe do të kontribuojnë në stabilitetin ekonomik të tij.

    “Murtezani shprehu mirënjohjen për mbështetjen nga Këshilli për të gjitha nismat që avancojnë dialogun dhe integrimin rajonal dhe riafirmoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të vazhduar përpjekjet e saj reformuese dhe për të investuar në integrimin ekonomik dhe harmonizimin me standardet evropiane”, qëndron në kumtesën nga Ministria për çështje evropiane.



    Source link

  • Tregu i përbashkët rajonal në fokus të takimit Murtezani – Kapetanoviq


    Ministri për  ҫështje evropiane, Orhan Murtezani u takua sot me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq. Në takim u shkëmbyen mendime për iniciativat rrjedhëse për integrimin rajonal dhe rolin e Këshillit në mbështetjen e progresit të vazhdueshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt ambicieve të tyre evropiane, kumtoi Ministria për çështje evropiane.

    Theksi i veçantë në bisedime u vendos në Planin e  veprimit për Tregun e përbashkët rajonal, i cili është pjesë e shtyllës së dytë të Planit të rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Murtezani dhe Kapetanoviq theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe konkurrueshmërisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim të integrimit në tregun e vetëm evropian, i cili paraqet  një nga qëllimet kryesore të Planit të rritjes.

    Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm konkluduan se zbatimi i Planit të veprimit është kyç për avancimin e integrimit ekonomik, si dhe krijimin e kushteve të favorshme për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve. Poashtu theksi u vendos në rëndësinë e bashkëpunimit në departamentet e energjisë, transportit dhe digjitalizimit, të cilat do ta përmirësojnë konkurrencën e rajonit dhe do të kontribuojnë në stabilitetin ekonomik të tij.

    “Murtezani shprehu mirënjohjen për mbështetjen nga Këshilli për të gjitha nismat që avancojnë dialogun dhe integrimin rajonal dhe riafirmoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të vazhduar përpjekjet e saj reformuese dhe për të investuar në integrimin ekonomik dhe harmonizimin me standardet evropiane”, qëndron në kumtesën nga Ministria për çështje evropiane.



    Source link

  • KATEGORIA E PARË/ Shtesa dramatike me gola për Vorën dhe Flamurtarin, Besa ngushton diferencën me vendin e dytë. Mësoni rezultatet e 6 ndeshjeve

    KATEGORIA E PARË/ Shtesa dramatike me gola për Vorën dhe Flamurtarin, Besa ngushton diferencën me vendin e dytë. Mësoni rezultatet e 6 ndeshjeve


    Ndeshjet e javës së 24-t të Kategorisë së Parë kanë treguar një ekuilibër të madh mes skuadrave, teksa vetëm 3 ekipe kanë mundur t’i gëzohen fitoreve në 6 ndeshje të luajtura, ndërsa tre sfida u mbyllën në barazim.

    kategoria-e-pare-1

    Vora e vendit të parë u desh të priste kohën shtesë për të shënuar golin e fitores ndaj Valbonës me anë të Ruzgis. Ndërkohë në shtesë erdhi edhe goli i Oshafit që i siguroi barazimin 1-1 Flamurtarit në fushën e Kukësit, i cili kishte kaluar në avantazh me Hilajn.

    Një fitore bindëse siguroi Besa që mundi 2-0 në transfertë Korabin, kurse Lushnja e pat shumë të thjeshtë përballë Erzenit, të cilin e mundi me rezultatin 3-0. Dy ndeshjet e tjera u mbyllën me barazime pa gola.

    REZULTATET 

    LUSHNJA 3-0 ERZENI
    20′, 27′ Xhabrahimi, 69′ Preknicaj

    KASTRIOTI 0-0 POGRADECI 

    APOLONIA 0-0 BURRELI

    KORABI 0-2 BESA
    13′, 58′ Spahiu

    KUKËSI 1-1 FLAMURTARI
    52′ Hilaj / 90’+2′ Oshafi

    Goli i Oshafit (VIDEO)

    Goli i Hilajt (VIDEO)

    VALBONA 0-1 VORA
    90’+3′ Ruzgis

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”




    Source link





    Source link

  • Kurti takon ambasadorin Nissinen, diskutojnë për sigurinë në rajon


    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit.

    Gjithashtu u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.

    Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës.



    Source link

  • FOTO/ Aksident në Korçë, përplasen tre automjete

    FOTO/ Aksident në Korçë, përplasen tre automjete


    Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të marte në Korçë në afërsi të fshatit Bulgarec.

    Në  aksident janë përfshirë 3 automjete dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

    4825eab5 Fdc6 4035 876b 2ee5e9c01e85

     

     

    Njoftim:

    Korçë: Aksident në afërsi të fshatit Bulgarec. Në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Policia drejt vendngjarjes



    Source link

  • “Institucionet po djegin dokumentet”/ Berisha: Gjurmët do gjenden dhe në Hënë! Veliaj qëndrim banditesk ndaj Olsi Dados

    “Institucionet po djegin dokumentet”/ Berisha: Gjurmët do gjenden dhe në Hënë! Veliaj qëndrim banditesk ndaj Olsi Dados


    Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar sot autoritetet për përpjekje të fshehjes së provave, teksa tregoi me video sot disa dokumente që po largoheshin nga Bashkia e Tiranës.

    Sipas Berishës, kjo është vetëm maja e ajsbergut, dhe tha se situatë të ngjashme ka edhe në Ministrinë e Brendshme e të Jashtme, ku ai thotë se ka ndodhur një përpjekje për të fshirë gjurmët e krimit.

    Berisha ka akuzuar Erion Veliajn për intimidim të prokurorit të dosjes, Olsi Dado, dhe ka kërkuar që ky qëndrim të denoncohet si një “akt banditesk”. Ai ka paralajmëruar se do të shqyrtohet mundësia që të shtohet edhe akuza për “mashtrim publik” në këtë dosje.

    Sali Berisha: Sot pamë disa dokumente që po largoheshin nga Bashkia Tiranë. Ajo që pamë sot është maja e ajsbergut. Ajo ka ndodhur tek Ministria e Lubi Ballukut, te Ministria e Brendshme, e Jashtme. Një përpjekje e ethshme për t’u fshehur, me grisje dhe djegie dokumentesh. Gjurmët e krimit do gjenden dhe në Hënë. Jam këtu për të dënuar Griseldën bis të Lali Vjedhësit. Veliaj ka intimiduar prokurorin e dosjes. Veliaj mbajti qëndrim banditesk ndaj prokurorit Olsi Dado.

    Veliaj do denoncohet për mashtrim publik. Do shikohet mundësia që kësaj dosje t’i shtohet edhe ajo e Griseldës. Nesër nis përpunimi i akt akuzës ndaj Veliajt.

    Fjala e Berishës:

    Regjimi po shkërmoqet, siç edhe ligji më i pandryshuar i diktaturave. Institucionet janë angazhuar në një përpjekje të ethshme për të zhdukur provat shkresore, diokumentet e veprimtarive të tyre kriminale.

    Ka 3 javë që një proces i tillë, i ethshëm, po kryhet në disa dikastere. Ajo që patë sot në Bashkinë e Tiranës është vetëm maja e ajsbergut.

    Ajo, ka ndodhur siç është paralajmëruar në Këshillin e Ministrave në ministritë dhe agjencitë e Lubi Ballukut, Ministrinë e Jashtme, çuditërisht domethënë, se edhe ajo ka kusure të mëdha, Ministrinë e Brendshme, një përpjekje e tmerrshme e ethshme për t’u fshehur me djegie dhe grisjes dokumentesh. Siç e patë mbrëmë, qytetarët e Tiranës shprehën një shqetësim të madh, por pati edhe të tjerë që bënë humor, u inagurua ‘inceneratori i Tiranës’.

    Djegia në Bashkinë e Tiranës, e dokumenteve, jo vetëm të bashkisë e bënë përgjegjëse këtë bashki për një krim shumë të rëndë, jo vetëm të bashkisë, por edhe institucione të tjera.

    Ndaj edhe, iu bëj thirrje të gjithë punonjsve të administratës, njerëz të ndershëm të mbajnë kopje të çdo veprimtarie antiligjore kriminale të zyrtarëve të lartë të tyre. Të mos implikohen, të mos bëhen bashkëautorë në një proces karakteristik për përmbysjen e sistemeve. Të mos harrojnë se, gjurma digjitale do të gjendet edhe në hënë, kudo që të jetë dhe auditi i përgjithshëm për të gjetur se ku kanë shkuar 56 miliardë në 12 vite të Edi Ramës, të cilat nuk janë dhënë rroga dhe pensione.

    Ndaj dhe, STOP DJEGIES SË DOKUMENTEVE! Stop, zhdukjes së tyre dhe zbrazies me shpejtësi të arkivane të dikastereve.



    Source link