Category: Uncategorized

  • Milani pritet t’i nxjerrë në shitje Theo Hernandezin dhe Mike Maignan


    Në një intervistë me “DAZN”, drejtori teknik i Milanit, Geoffrey Moncada ka bërë me dije se klubi mund t’i shes dy lojtarët francez, Theo Hernandezin dhe Mike Maignan, nëse nuk nënshkruajnë kontratat e reja me klubin.

    Dyshja franceze përfundojnë rrugëtimin me Milanin në vitin 2026, dhe klubi nuk është i gatshëm t’i lë ata të hyjnë në vitin e fundit të kontratës, pa i nënshkruar kontratat e reja.

    “Nuk mund t’i lëmë të largohen si transfere të lira. Kemi punuar shumë dhe duket se lojtarët janë të lumtur me ne” tha Moncada.

    Së fundmi, Theo Hernandez ishte në qendër të kritikave, pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e Milanit në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga Feyenoordi me shifrat 2-1 pas dy ndeshjeve.

    Theo i ishte bashkuar Milanit nga Real Madridi, derisa Maignan u transferua në “Qytetin e Modës” nga Lille.

    Source link



    Source link

  • Dimitrieska-Koçoska: Investimet e huaja direkte në fund vitit 2024 arrijnë në 1,255 miliard euro


    Në vitin 2024, investimet e huaja direkte janë 1.255 miliardë euro dhe nëse ato i krahasojmë me vitin e kaluar, janë dyfishuar, ka thënë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska- Koçovska në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri duke u thirrur në të dhënat e Bankës Popullore.

    “Madje edhe duke i krahasuar me nivelin rekord të deritanishëm të IHD-ve në vitin 2022, ato janë 70% më të larta në vitin 2024. Para së gjithash, është e rëndësishme të theksohet se rritja e IHD-ve është shprehur jo vetëm në vlerat absolute, por edhe si pjesëmarrëse në PBB. Prandaj, krahasuar me PBB-në e parashikuar për vitin 2024, IHD-të e realizuara janë 8.1%, që është vlera më e lartë prej vitit 2007. Më konkretisht, krahasuar me të gjithë periudhën 15-vjeçare, 2008-2023, IHD-të asnjëherë nuk e kanë tejkaluar 6% e PBB-së. Në këtë mënyrë konfirmojmë se po ndryshojmë tablonë ekonomike të shtetit, e cila me vite ishte shkatërruar dhe po tregojmë se sistemi po ndryshon dhe ka ndryshime, ndërsa po punojmë në rikthimin e besimit në sistem”, ka thënë ajo.

    Vlera më e lartë e IHD-ve në vitin 2024 u shënua në tremujorin e katërt ku shënoi vlerë prej rreth 400 milionë euro, përkatësisht 73.3% krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

    Sa i përket llojit të investimeve, IHD-të shënojnë vlera të larta rekorde te të dyja llojet: kapitali pronësor dhe riinvestimi i fitimit, dhe instrumentet e borxhit. Kapitali pronësor dhe riinvestimi i fitimit në vitin 2024 është në vlerë prej 569 milionë eurove, që paraqet rritje prej 38.4%, krahasuar me vitin paraprak. Rritje të lartë shënojnë edhe instrumentet e borxhit, të cilat përfshijnë mjetet dhe detyrimet nga dhe ndaj ndërmarrjeve të lidhura jashtë vendit dhe huat e subjekteve të ndërlidhura, si dhe huat tregtare dhe avancat e subjekteve të ndërlidhura, po ashtu edhe mjetet dhe detyrimet në bazë të instrumenteve të tjera të borxhit të subjekteve të ndërlidhura. Në fakt, kjo kategori është zhvilluesi kryesor i rritjes së lartë të IHD-ve, ku janë realizuar 686 milionë euro, vlerë që është katër herë më e lartë në krahasim me vitin paraprak. Në masë të madhe, rritja e instrumenteve të borxhit është rezultat i instrumenteve të borxhit të investuara nga investitorët e huaj direkt në ndërmarrjet vendore në të cilat kanë investuar.

    “Nëse analizohet sipas vendeve, shënohet se burimi i investimeve të huaja direkte në vitin 2024 është shumë i diversifikuar. Vlera më e madhe e IHD-ve prej 256 milionë eurove është realizuar nga Mbretëria e Bashkuar, ku pothuajse të gjitha janë në formë të instrumenteve të borxhit të dhënë nga investitorët britanikë direkt në ndërmarrjet vendore ku kanë investuar. Vendi tjetër me pjesëmarrje të konsiderueshme është Gjermania, e cila edhe përkundër gjendjes së ekonomisë së saj edhe më tej ka interes për investime në Maqedoni, ku vazhdon të jetë e lartë dhe është në vlerë prej 202 milionë eurove. Vendet e tjera me pjesëmarrje më të madhe të IHD-ve në vitin 2024 janë Turqia (137 milionë ero), Holanda (67 milionë euro), Austria (64 milionë euro), Greqia (57 milionë euro)”, ka thënë Dimitrievska- Koçovska.

    Sa i përket aktiviteteve, pjesa më e madhe e investimeve të huaja është në prodhimtari (408 milionë euro). Nivel i konsiderueshëm i investimeve është realizuar edhe në ndërtimtari (211 milionë euro), shërbime (198 milionë euro), dhe energji elektrike (142 milionë euro)

    “Presim që ky trend të vazhdojë edhe në vitin 2025. Investimet janë baza jonë mbi të cilën ne krijojmë politika për rritjen ekonomike, e cila është bazë për përmirësimin e situatës në vend, duke përfshirë edhe standardin e jetesës së qytetarëve. Kemi shumë punë përpara, sepse ajo që kemi trashëguar kërkon shumë përpjekje dhe kohë për të stabilizuar situatën. Këto janë faktet që flasin dhe tregojnë se si ne punojmë dhe qëndrojmë fuqishëm në zbatimin e politikave që kemi premtuar dhe me të cilat duam të sigurojmë  të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka thënë ministrja e Financave, Dimitrieska Koçoska.



    Source link

  • “Çorba” me Dinamon, te Skënderbeu mbyllin gojën

    “Çorba” me Dinamon, te Skënderbeu mbyllin gojën


    Postuar: Shkurt 28, 2025 | 19:35

    <!–

    –>

    Humbja me Dinamon, përtej mënyrës se si erdhi dhe eliminimi nga Kupa, duket se është kaluar pa shumë zhurmë dhe në heshtje nga klubi korçar.

    SKENDERBEU

    Edhe pse pas këtij takimi kontestimet në rrjet kanë qenë të ndryshme dhe mbi të gjitha rëndonin mbi qasjen që ekipi i ka bërë këtij takimi, drejtuesit e klubit bardhekuq nuk kanë dashur të bëjnë komente rreth këtij eliminimi.

    Përtej gjithçkaje, edhe në kushtet kur dihet se objektivi primar i Skënderbeut është qëndrimi në Superiore, një çedim i tillë në Kupë nuk është kapërdirë nga ana e tifozëve dhe opinionit sportiv.

    Kanë qenë këta që prej 48 orësh kanë mbushur rrjetin me akuza dhe pretendime se diçka e tillë nuk ishte ajo që i shërbente Skënderbeut në këto momente. Megjithatë në klub duket se gjithçka është e qetë, madje ekipi ka filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit.

    Kjo ndeshje, për korçarët duket se vlen më shumë se gjithçka dhe për këtë arsye nuk kanë pranuar që t’i japin më shumë peshë se sa duhet ndeshjes së humbur me Dinamon dhe eliminimit nga Kupa pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë.

    LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


    <!–

    Për t’u bërë pjesë e grupit të “Panorama Sport” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
    KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

    –>

    <!–

    –>


    <!—->


    <!–

    –>

    (function(d, s, id) {
    var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
    if (d.getElementById(id)) return;
    js = d.createElement(s); js.id = id;
    js.src = “//connect.facebook.com/sq_AL/sdk.js#xfbml=1&version=v2.5”;
    fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
    }(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));
    window.fbAsyncInit = function() {
    FB.init({
    appId : ‘160375530664671’,
    xfbml : true,
    version : ‘v2.7’
    });
    };
    (function(d, s, id){
    var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
    if (d.getElementById(id)) {return;}
    js = d.createElement(s); js.id = id;
    js.src = “https://connect.facebook.com/en_US/sdk.js”;
    fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
    }(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

    Source link

    The post “Çorba” me Dinamon, te Skënderbeu mbyllin gojën appeared first on Gazeta-Telegram.com.





    Source link

  • Rutte: Stabiliteti në Kosovë, në BeH dhe Serbi, është në interesin e NATO-s


    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka planifikuar të vizitojë kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës brenda dhjetë ditësh. Ai tha se stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje, stabiliteti në Serbi, është në interesin tonë.

    Vizita e shefit të NATO-s Mark Rutte, në Bosnjë e Hercegovinë, vjen në një kohë lëvizjesh radikale nga autoritetet e RS-së, pas vendimit kundër Milorad Dodik. Megjithatë, Rutte, duke folur në Universitetin Comenius në Bratislavë, njoftoi për vizitën e tij, ditë më parë, para vendimit të Dodikut.

    Aty ai u pyet për ndryshimet në politikën ndërkombëtare të SHBA-së, thashethemet se SHBA mund të tërhiqte trupat e saj dhe të largohej nga baza e saj ushtarake në Kosovë dhe nëse ekzistonte rrezik për konflikt në zonë, transmeton Vijesti.ba.

    Rutte më pas tha se ai do të vizitonte rajonin në mars dhe se ishte një rajon me një histori jostabiliteti.

    “Fatmirësisht, tani, për shumë vite, ne kemi pasur një stabilitet solid, të farkëtuar në atë pjesë të Evropës, në Ballkanin Perëndimor, dhe ne duhet ta ruajmë atë. Nuk kam asnjë arsye të besoj se do të ketë njoftime dramatike dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor. Duhet të sigurohemi që të mbajmë një sy në këtë, sepse stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje, stabiliteti në Serbi, është në interesin tonë”, tha Rutte.

    Ai shtoi se, natyrisht, ata e dinë se ka disa çështje për të cilat “duhet të jemi shumë të kujdesshëm në Bosnje”.

    “Unë vetë jam në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit kryesorë atje. Kam pasur rastin të flas me dy nga tre anëtarët e Presidencës së BeH në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe do të vizitoj rajonin në mars. Pra, hap pas hapi, ne vërtet po përpiqemi të ruajmë stabilitetin. Dhe kjo është e rëndësishme sepse është një rajon që ka një histori jostabiliteti, dhe për fat të mirë, tani, për shumë vite, ne kemi një stabilitet të fortë, të farkëtuar në atë pjesë të Evropës, në Ballkanin Perëndimor, ne duhet ta ruajmë atë”, tha Rutte.



    Source link

  • ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës dhe uljen me 40% të pagës


    Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të Prokurorisë Sarandë Kledian Llaho i cili është pezulluar nga detyra nga GJKKO me kërkesë të SPAK pasi po hetohet nga struktura e posaçme.

    Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e magjistratit Kledian Llaho përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore” dhe i propozon KLP-së:

    1- Caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” për shkeljen disiplinore.

    2- Propozimin e masës disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”.

    1 muaj më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi hetimet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, ndaj kreut të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho.

    ILD kishte konstatuar gjatë verifikimeve pas ankesave qytetare, shkelje të rënda nga prokurori, që cenonin figurën e magjistratit dhe institucionit. Një prej shkeljeve ishte edhe favorizimi i vjehrrit të tij, ndërsa kishte pasur ankesa për sjelljen edhe ndaj kolegëve magjistratë.

    Source link



    Source link

  • Bardhi kundër Berishës, i jep besim SPAK, harron Veliajn dhe sulmon Ballukun me akuzat e vjetra


    Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi nuk ndan të njëjtin qëndrim me Sali Berishën.

    Gazment Bardhi doli kundër Sali Berishës për qëndrimin ndaj SPAK duke thënë se ka besim te Struktura e Posaçme.

    Bardhi në konferencën e tij për mediat ka thënë se e qëndrimi i tij kundrejt SPAK është i palëkundur dhe ka theksuar se sa herë të ketë një shqetësim do të jetë i gatshëm të shprehe opinionin e tij.

    “Kam një qëndrim publik, që është i palëkundur, sa kohë i drejtohen, i jap besim dhe kam besim. E vetmja nxitje që kam pasur për prokurorët e posaçëm ka qenë dhe mbetet veprimtaria e tyre në përputhje me Kushtetutën. Qëndrimi im është publik dhe i palëvizshëm, sa herë të kem një shqetësim që lidhet me SPAK, do jem para jush për të shprehur opinion, kritikën apo qëndrim tim, por në parim qëndrimi im në raport me SPAK mbetet i palëkundur”, tha Bardhi.

    Qëndrimi i Bardhit ka ndryshuar shpejt, sepse vetëm pak kohë më parë ai fliste ndryshe për SPAK, duke i sulmuar prokurorët dhe duke mbrojtur shefin e tij politik. Arseja duket se lidhet me duelin elektoral ne qarkun e Fierit, ku Bardhi është përballë Belinda Ballukut si drejtues politik.

    Këtë betejë, që Bardhi duket se e ka të vështirë në terren, sepse baza e PD është e përçarë dhe akoma nuk e ka kapërcyer heqjen e Luan Baçit si drejtues politik, po përpiqet ta zhvendosi në dyert e SPAK.

    Tani Bardhit i duhet SPAK për të sulmuar Belinda Ballukun, të cilën e ka akuzuar për një numër të madh çështjesh. Denoncimet e tij, që tashmë nuk i mat më me numër, por me kile, ndoshta sipas sugjerimeve të këshilltarit të ri të PD, Lacivitas, janë depozituar në SPAK, te ajo prokurori që Berisha po thotë se do ta shkrijë pas 11 majit.



    Source link

  • Livia reagon keq ndaj akuzave të Jozit për të dhe Rozanën

    Livia reagon keq ndaj akuzave të Jozit për të dhe Rozanën


    Pas deklaratës së bujshme të Jozit, i cili tha se ka parë Rozana Radin duke vepruar poshtë jorganit me ish-banonen Livia Brunga, kjo e fundit ka reaguar ndaj situatës.

    Livia ka publikuar një InstaStory ku duket e prekur dhe e shqetësuar nga komentet që kanë filluar të qarkullojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” duket kritikuar ashpër Jozin.

    Deklarata e Jozit ka shkaktuar një debat të madh mes banorëve, ndërsa situata ka nxitur reagime të shumta dhe spekulime në rrjetet sociale.

    Kjo ngjarje ka shtuar tensionin në shtëpi dhe ka bërë që shumë sy të jenë të fokusuar në përballjen e mundshme mes të përfshirëve. Tani mbetet të shihet se si do të zhvillohen gjërat dhe nëse do të ketë një përplasje direkte mes Rozanës dhe Jozit.





    Source link

  • VIDEO/ Produksioni publikon pamjet kur Gjesti kalon murin e shtëpisë


    Gjesti habiti publikun dhe banorët e Big Brother VIP Albania pasi kapërceu murin rrethues të shtëpisë dy ditë më parë

    Ndërsa sot, produksioni ka publikuar një pjesë të shkurtër të këtij momenti në rrjetet sociale.

    Në video, Gjesti shihet sipër murit, ndërsa banorët e shohin të habitur.

    Për këtë veprim të Gjestit ka mbërritur një zarf i zi në shtëpi, ndërsa dënimi për të do të jepet nesër në LIVE.

    Source link



    Source link

  • Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim – botimet.com


    Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka takuar qytetarët e Çairit.

    Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se kanë dëmtuar shumëçka.

    Ahmeti tha se rruga përpara është e vështirë përshkak të rrethanave politike në të cilat ndodhet vendi,

    “Nuk mendoj që rrugët tona që na presin përpara janë të shtuara me gjethe dafine, sigurisht që janë të vështira, por edhe më të vështirë e kanë bërë këta tanët që faqja e zezë u qoftë sepse nuk kanë mësuar histori kombëtare se gjithmonë e keqja ka ardhë nga tanët. Kanë dëmtuar gjithandej që ne na duhet shumë kohë për riparim”, tha Ahmeti.



    Source link

  • Ahmeti për VLEN-in: Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim


    Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka takuar qytetarët e Çairit.

    Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se kanë dëmtuar shumëçka.

    Ahmeti tha se rruga përpara është e vështirë përshkak të rrethanave politike në të cilat ndodhet vendi,

    “Nuk mendoj që rrugët tona që na presin përpara janë të shtuara me gjethe dafine, sigurisht që janë të vështira, por edhe më të vështirë e kanë bërë këta tanët që faqja e zezë u qoftë sepse nuk kanë mësuar histori kombëtare se gjithmonë e keqja ka ardhë nga tanët. Kanë dëmtuar gjithandej që ne na duhet shumë kohë për riparim”, tha Ahmeti.



    Source link