Category: Uncategorized

  • Rama në Lezhë: Modernizimi i infrastrukturës rrugore të zonës me një rrugë krejt të re për Shqipërinë Turistike 2030  


    Modernizimi i infrastrukturës rrugore që impakton drejtpërsëdrejti zhvillimin e turizmit dhe jetën e përditshme të qytetarëve mbetet një prioritet i qeverisë, i cili vijon të përmbushet përmes investimeve të reja.

    Rruga Rrile-Hidrovor, e cila lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales, është një investim që mbështet zhvillimin e turizmit të gjithë vijës bregdetare të Tales, ku po punohen projekte mbresëlënëse investimesh në hoteleri, për të tërhequr më shumë vizitorë, krijuar mundësi të reja për biznes e punësim dhe fuqizuar Lezhën si pikë referimi për turizmin shqiptar.

    Për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve për këtë rrugë, ishte sot në kantier Kryeministri Edi Rama së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu.

    Rruga ka gjatësi rreth 6,3 km nga hyrja me autostradën, deri buzë detit, me problematika të shumta, ku në segmente te ndryshme me kalimin e kohës ka degraduar si rezultat i reshjeve të shiut, si dhe rrëshqitjeve të dherave.

    “Kjo është rruga Hidrovor-autostradë. Është një ndër rrugët më të rëndësishme përsa i përket turizmit, por dhe për Shqipërinë. Është rruga që vjen nga autostrada në Tale, akseson komplet turizmin e Talës, bregdetin që është në zhvillim, dhe besoj ju e dini mirë se çfarë projektesh po përgatiten për t’u zhvilluar këtu dhe përvecse akseson të gjithë këto shtëpiat që janë nga Rrila e deri më atje, dhe i bie për 5 minuta Rrrila mbërrin në Tale dhe u jep mundësi shtëpive këtu të krijojnë turizëm familjar.” – tregoi Kryetari I Bashkisë së lezhës Ndreu. 

    Ndërhyrjet në infrastrukturën e zonës kanë si qëllim ofrimin me cilësi, sipas standardeve bashkëkohore të shërbimeve publike në të gjithë territorin, përmirësimin e cilësisë së shërbimit me ujë, infrastrukturës së kanalizimeve të ujërave të shiut, shërbimit të mbledhjes së mbetjeve urbane dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Është parashikuar ndërtimi dhe rikonstruksioni i plotë i rrjetit rrugor, ndërtimi i trotuarit nga njëri krah (majtas), ndërtimi i korsisë së biçikletave në krahun tjetër (djathtas), ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të shiut (KUB), ndriçimit rrugor dhe linjave rezervë, si dhe është bërë me 2 sense lëvizjesh.

    “6,3 kilometra nga hyrja me autostradën e deri buzë detit. Praktikisht, nuk është se ka gjurmë përveç segmentit që është një gjurmë dheu, pjesa tjetër nuk ka gjurmë fare. Do të trajtohet e gjitha me gjithë nën shtresat me gjeotekstil sepse është dhe çështje bazamenti për të krijuar qëndrueshmëri. Shpresojmë që sezonin tjetër turistik kjo të jetë e mbaruar dhe e aksesueshme.

    Ajo çfarë është e rëndësishme është dhe që si projekt ka dhe veç rrugës do ketë trotuar në njërin krah dhe korsi bicikletash në krahun tjetër. Pra, kthehet në një lloj atraksioni turistik, jo vetëm rruga si akses për makinat, por dhe për gjithë qytetarët që duan të vizitojnë zonat.” – detajoi drejtuesi i FSHZH Dritan Agolli. 

    Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi projektin për daljen në dritë të kësaj rruge si një aks tejet i rëndësishëm për turizmin, ndërkohë që theksoi se të tjera projekte do të kompletojnë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

    “Për t’ju thënë të drejtën, kjo rrugë këtu është prej 3 vjetësh një çekan në kokën time e policisë (Pjerin Ndreut)  derisa e përfshimë në programin e Fondit të Zhvillimit, bëmë dhe projektin dhe tani po bëjmë dhe realizimin. Besoj që dhe për ju që jeni këtu, sepse për të tjerët, Pjerini thotë do jetë për të gjithë Ballkanin por për zonën do jetë shumë domethënëse. Për hir të vërtetës, përtej shakasë që është vetëm gjysma e së vërtetës, kemi projekte shumë të bukura këtu në zonën e bregdetit në Tale, por dhe në gjithë zonën e bregdetit. Janë projekte shumë të bukura zhvillimi dhe do sjellin shumë ekonomi.” – u shpreh Kryeministri.

     

     

     

     



    Source link

  • I moshuari nga Shkupi thotë se hajnat ia kanë vjedhur armën “Walther R99” – botimet.com


    Një 71-vjeçar nga Shkupi thotë se persona të panjohur i kanë vjedhur armën e tij të tipit Walther R99.

    “Me datë 08.03.2025 në Stacionin e Policisë në Karposh P.L. (71) nga Shkupi ka raportuar se të njëjtën ditë nga ora 20:00 deri në 21:00, një autor i panjohur ka kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij në rrugën “Juri Gagarani” në Shkup, gjatë së cilës i është marrë një pistoletë “Walther” model R99 dhe plumba të kalibrit 9 mm. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.



    Source link

  • Pas lindjes së djalit, Verona i ka dy fjalë zemre për Bucin

    Pas lindjes së djalit, Verona i ka dy fjalë zemre për Bucin


    Verona dhe Ylli kanë ndarë lajmin se janë bërë prindër për herë të parë të një djali, të cilën kanë vendosur të quajnë Elio.

    Ditët me vogëlushin po i shijojnë pafund, por Verona nuk ka munguar t’i dedikoi fjalë zemre bashkëshortit të saj për kujdesin dhe mbështetjen që po i dhuron këto ditë, shkruan “Kosovarja”.

    “Përkujdesja jote ndaj meje dhe Elios është bekim, jemi me fat që të kemi” ishin fjalët e saj.

    Andaj nuk munguan edhe komentet e shumta nga ndjekësit.





    Source link

  • I moshuari nga Shkupi thotë se hajnat ia kanë vjedhur armën “Walther R99”


    Një 71-vjeçar nga Shkupi thotë se persona të panjohur i kanë vjedhur armën e tij të tipit Walther R99.

    “Me datë 08.03.2025 në Stacionin e Policisë në Karposh P.L. (71) nga Shkupi ka raportuar se të njëjtën ditë nga ora 20:00 deri në 21:00, një autor i panjohur ka kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij në rrugën “Juri Gagarani” në Shkup, gjatë së cilës i është marrë një pistoletë “Walther” model R99 dhe plumba të kalibrit 9 mm. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.



    Source link

  • “Tërmet” te Leverkusen, Virc dhe Xhaka rrezikojnë duelin me Bajernin në Champions

    “Tërmet” te Leverkusen, Virc dhe Xhaka rrezikojnë duelin me Bajernin në Champions


    Ishte një ditë për t’u harruar për Bajer Leverkusen pasi ata humbën një shans për të mbyllur diferencën me Bajernin … dhe Florian Virc duke u përballur me një shqetësim dëmtimi.1698057181134_afp.com-20230805-partners-043-dpa-pa_419571799-highresNë një kthesë të jashtëzakonshme të ngjarjeve, si Bajern Mynih ashtu edhe Leverkusen humbën në shtëpi nga skuadrat e renditura më të ulëta si Bohum dhe Verder Bremen. Kjo do të thotë se hendeku mbeti në tetë pikë me bavarezët ende në “sediljen” e drejtimit. Florian Virc ishte një nga ata lojtarë që zbriti në fushë vetëm si zvendësues, por ai qëndroi vetëm dhjetë minuta në fushë pas një përplasje të fortë nga Mitshel Vaiser.

    Sipas “Kicker”, Virc u largua nga stadiumi pas kohës së plotë me paterica. Me vetëm dy ditë të mbetura për ndeshjen e kthimit të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve, përpjekja e Leverkusen për një rikthim të jashtëzakonshëm do të ketë të bëjë pa yllin e tyre. Ndërkohë trajneri Ksabi Alonso reflekton në një ditë të tmerrshme për Bajer Leverkusen pasi humbja e tyre u pasua nga shqetësime për dëmtimin e lojtarëve kryesorë.

    “Të shtunën ishte keq. Ne nuk luajtëm një lojë të mirë. Rezultati nuk është i mirë. Dhe, tani, situata me disa lojtarë”, tha Alonso pas humbjes së Bajer Leverkusenit në shtëpi ndaj Verder Bremenit. “Më duhet të them se asgjë nuk funksionoi. Unë jam përgjegjës për këtë dhe nuk i marr më ato vendime në të ardhmen”, tha spanjolli përpara se të mbronte vendimin e tij për të pushuar lojtarët kryesorë. “Ishte mes dy ndeshjeve të mëdha të Ligës së Kampionëve. Na duhej të kishim lojtarë të çlodhur. Dy humbje radhazi nuk është diçka me të cilën jemi mësuar. Ne do ta harrojmë këtë lojë sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe tani do të përpiqemi të besojmë në atë që mund të ndodhë të martën.

    Ksabi gjithashtu foli për ata që do të luftojnë me kohën për të luajtur ndeshjen e kthimit të së martës kundër Bajernit. “Do të duhet të presim. Sigurisht, pak më shumë me Flo (Virc). Ai aktualisht po i nënshtrohet një skanimi në kyçin e këmbës”. Alonso tha gjithashtu se Granit Xhaka dhe Edmond Tapsoba u zëvendësuan pasi u ndien jo rehat gjatë lojës. Ai shtoi se ata do të duhet të presin për të ditur nëse ka të bëjë me lëndime apo goditje.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link

  • Kërkesa për përsëritjen e votimit në mërgatë, Vetëvendosje do t’i drejtohet Supremes


    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia ka hedhur poshtë si të paafatshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

    Mirëpo me këtë vendim nuk është pajtuar Lëvizja Vetëvendosje.

    Sami Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së është shprehur se vendim është arbitrar dhe kjo do të kundërshtohet nga VV.

    Kurteshi ka thënë se ankesën do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Supreme.



    Source link

  • KAS “rrëzon” Celibashin, i hapet rruga parlamentit për të miratuar pr/ligjin për burgjet e hapura


    Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot (10 mars) kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, duke i hapur rrugë Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë projektligjin për burgjet e hapura.

    Ky ligj parashikon që të burgosurit të dalin gjatë ditës për të punuar dhe të kthehen në qeli natën, si një fazë përfundimtare për lirimin e mundshëm të tyre. Vendimi i KAS vjen pas disa ankimimeve të depozituara, ndërsa më herët, Celibashi ishte rrëzuar edhe për ligjin e TVSH-së në bujqësi dhe për “Paketën e Maleve.”

     

     

    KAS i ka dhënë të drejtë Kuvendit të miratojë këtë nismë ligjore, që mund të ketë ndikim në procesin e rehabilitimit dhe integrimit të të dënuarve. Celibashi kishte argumentuar se ky ligj shkelte Kodin Zgjedhor dhe mund të përdorej si fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Source link



    Source link

  • Rama: Mund të mos jem në listat e deputetëve, do të ishte padrejtësi për të tjerët!


    Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka artikuluar mundësinë që ai të mos jetë në listat e deputetëve.

    Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri para grupit parlamentar të PS, ku foli gjatë për zgjedhjet e 11 majit.

    Rama: Asnjë drejtues politik nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PD. Kjo është e padiskutueshme. Natyrisht e njëjta gjë vlen edhe për rastin tim. Nuk e kam pasur dhe as e kam idenë pse unë duhet të jem deputet në atë parlament përsakohë kam këtë detyre,

    Do të ishte prapë një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kështu që kush është në lista të hapura duhet të jetë në një garë shumë të barabartë. Ndërkohë që vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht se mund të mos jem fare në listë, duke qenë deputet i të gjithëve për detyrën që kam dhe për të mos i zënë vendin askujt.

     

    Source link



    Source link

  • Egla Ceno mbështet Eglin dhe ka dy fjalë për Gjestin: “Djaloshi pa shkollë…”


    Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka bërë një postim në InstaStory ku mbështet Egli Takon pas gjendjes së saj të rënduar shëndetësore.

    Në postimin e saj, Egla ka folur dhe për Gjestin, duke theksuar se nuk i ka dalë ende një rival i denjë brenda shtëpisë, duke nënkuptuar se ai ka një avantazh të fortë në lojë.

    “Një përqafim të ngrohtë Eglit: Ndjenjat që nuk të kthehen mbrapsht dhembin shumë, por ka shërim!

    Sa i përket Gjestit dua të përgjigjem kështu: Fati i tij është që nuk ka rival aty brenda që ia zbeh tingullin. Disa e kanë ‘frikë’ dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim e disa të tjerë nuk dinë as nga ta kapin”, ka shkruar ajo.



    Source link

  • Xheneta përshkruan Gjestin me tri fjalë


    Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është komentuar shumë edhe pas daljes nga shtëpia. Kjo pasi Xheneta kishte krijuar një lidhje dashurie me Gjesti, tanimë banor i Big Brother VIP Albania.

    Lidhja e tyre nuk shkoi mirë, pasi Gjesti sapo u fut brenda BBVA filloi flirtimin me njërën nga vajzat aty, Eglin.

    Xheneta sot e ftuar në emisionin “E diel” në Top Channel ka marr shumë pyetje në lidhje me Gjestin që kanë ardhur nga ndjekësit e tyre.

    Ajo u pyet që ta përshkruante Gjestin me tri fjale, shkruan lajmi.net.

    “Mashtrues, narcist dhe e ka zemrën e mirë”, tha Xheneta.

    Ajo më pas sqaroi se si mund të jetë narcist dhe me zemër të mirë.

    “Po kur e sheh qe dikush ka nevojë per të, edhe nëse nuk ka raporte të mira ai është aty. Por në raport me femrat është shumë narcist, por në raport me persona tjerë mendoj që e ka zemrën e mirë”, ka shtuar Xheneta.





    Source link