Category: Uncategorized

  • Në pranga për vrasjen e Fatbardh Licit/ E dashura e Bajrit dyshohet se largoi Bilalin nga Shkodra në Tiranë


    Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, ka ankimuar në Apelin e Posacëm vendimin e shkallës së parë që cakton masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj saj, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “përkrahje të autorit të krimit.” Mbrojtësi ligjor i saj ka kundërshtuar këtë masë, duke theksuar se provat e paraqitura nga SPAK nuk janë të mjaftueshme dhe se Ago ka një gjendje të rënduar psikologjike, duke u shtruar në spitalin e burgut.

    Eria Ago është arrestuar me urdhër të prokurores Elida Kacckini, dyshohet se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin në vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e ndodhur në vitin 2018. Gjatë seancës për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë, Ago ka mohuar lidhjen me ngjarjen dhe ka thënë se në ditën e vrasjes ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër. Ndërkohë, prokuroria ka ngritur dyshime se Ago ndodhej në Shkodër, duke u mbështetur në të dhënat e antenave telefonike.

    Pritet që në shkallën e dytë të gjyqësorit të hidhet shorti elektronik për të caktuar gjyqtarin që do shqyrtojë ankimin dhe do të caktojë datën e seancës. Po ashtu, tre të dyshuarit për vrasjen e Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, gjithashtu kanë ankimuar masën e sigurisë.

    Source link



    Source link

  • Kaq i ëmbël është urimi i Diolës për ditëlindjen e Erolldit!


    Diola Dosti dhe Erolld Belegu vijonë të mbeten mes çiftesh më të ndjekura të estradës.

    Duke qenë se sot Erolldi feston ditëlindjen e tij, Diola zgjodhi një super dedikim për njeriun e saj.

    Ajo publikoi tre fotografi, ku çifti Diola-Erolld shihen të veshur plot klas dhe duke ngre dolli.

    “Në një ditë si kjo lindi njeriu që më mbush qelizat e mia me lumturi, dashuri dhe paqe. Faleminderit që je miku i zemrës, krahu im i djathtë, motivi për të besuar në dashurinë e maturuar”, shkroi Diola.

    “Jam e bekuar që je pjesë e jetës sime, e familjes time dhe që kam fatin të kem mrekullinë e 8-të të botës në zemrën time”, shtoi ajo.

    Krejt në fund Diola falënderoi prindërit e Erolldit për siç tha ajo ‘rritjen e një njeriu me zemër të artë’.

    Urime edhe nga ne Erolld!





    Source link

  • Autoritetet Amerikane përsërisin qëndrimin e tyre për shpërblerjen e Google – botimet.com


    Google do të detyrohet të shpërbëjë biznesin e saj tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë duke mbajtur qëndrimin e administratës së kaluar pasi një gjykatë federale arriti në përfundimin e kompania ka abuzuar në mënyrë të paligjshme me një monopol në industrinë e kërkimit online.

    The Washington Post dhe The New York Times raportuan se Departamenti i Drejtësisë ka përsëritur qëndrimin se Google duhet të shesë shfletuesin Chrome.

    Në argumentin e tij, Departamenti thoshte se shitja e Chrome do të parandalonte kontrollin e Google mbi këtë pikë aksesi kritik në internet si dhe ti hapte rrugë motorëve rivalë të kërkimit.

    Departamenti i Drejtësisë gjithashtu ruajti propozimin e administratës Biden për të ndaluar Google të bëjë marrëveshje me kompani si Apple, me prodhues smartfonësh dhe shfletuesish si Mozilla për ta bërë motorin e saj të kërkimit parësor në produktet dhe softuerët e tyre.

    Megjithatë tërhoqi propozimin që do ta detyronte Google të shiste aksionet e saj në startupet AI si Anthropic. Pritet që gjiganti i kërkimit të dërgojë propozimin e tij me lehtësi për platformat rivale.

    /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Autoritetet Amerikane përsërisin qëndrimin e tyre për shpërblerjen e Google


    Google do të detyrohet të shpërbëjë biznesin e saj tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë duke mbajtur qëndrimin e administratës së kaluar pasi një gjykatë federale arriti në përfundimin e kompania ka abuzuar në mënyrë të paligjshme me një monopol në industrinë e kërkimit online.

    The Washington Post dhe The New York Times raportuan se Departamenti i Drejtësisë ka përsëritur qëndrimin se Google duhet të shesë shfletuesin Chrome.

    Në argumentin e tij, Departamenti thoshte se shitja e Chrome do të parandalonte kontrollin e Google mbi këtë pikë aksesi kritik në internet si dhe ti hapte rrugë motorëve rivalë të kërkimit.

    Departamenti i Drejtësisë gjithashtu ruajti propozimin e administratës Biden për të ndaluar Google të bëjë marrëveshje me kompani si Apple, me prodhues smartfonësh dhe shfletuesish si Mozilla për ta bërë motorin e saj të kërkimit parësor në produktet dhe softuerët e tyre.

    Megjithatë tërhoqi propozimin që do ta detyronte Google të shiste aksionet e saj në startupet AI si Anthropic. Pritet që gjiganti i kërkimit të dërgojë propozimin e tij me lehtësi për platformat rivale.

    /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • ​Cila është vlera normale e sheqerit në gjak, sipas moshës

    ​Cila është vlera normale e sheqerit në gjak, sipas moshës


    Kur njerëzit diagnostikohen me diabet, pyetja e tyre e parë është cili duhet të jetë niveli i glukozës në gjak ?

    Niveli i sheqerit është sasia e glukozës në gjak. Përmbajtja e glukozës vjen nga ushqimet që hani.

    Një nivel i shëndetshëm i sheqerit në gjak për këdo në mëngjes, pavarësisht moshës dhe gjinisë, duhet të jetë më pak se 100 mg/dl. Megjithatë, meqenëse historia shëndetësore dhe funksioni i trupit të çdo personi janë unike, niveli i sheqerit në gjak mund të ndryshojë sipas dietës, mjekimit dhe faktorëve të tjerë. Sheqeri i ulët ose i lartë i gjakut lidhet me gjendjet paradiabetike dhe diabetike dhe kërkon kujdes mjekësor.

    Nivelet e sheqerit në gjak mund të jenë të larta, të ulëta ose normale në varësi të faktorëve të shumtë, duke përfshirë moshën, gjininë dhe një predispozicion ose histori familjare të diabetit. Mg/dL është vlera për të shprehur sheqerin ose glukozën në gjak. Niveli normal i sheqerit është midis 90 dhe 100 mg/dL. Megjithatë, niveli shpesh luhatet gjatë ditës dhe natës. Por ndonjëherë, nivelet e larta ose të ulëta të sheqerit në gjak janë shenja të kushteve shëndetësore që kërkojnë kujdes mjekësor.

    Monitorimi i sheqerit në gjak është thelbësor për të vëzhguar luhatjet në nivelet e glukozës që ndodhin në përgjigje të dietës, stërvitjes, ilaçeve dhe proceseve patologjike.

    Niveli ideal i sheqerit në gjak për fëmijët (nën 6 vjeç)

    Para ngrënies: 100-180 mg/dL

    1-2 orë pas ngrënies: rreth 180 mg/dL

    zamra: 80-180 mg/dL

    Koha e shtratit: 110-200 mg/dL

    Niveli ideal i sheqerit në gjak për adoleshentët (6-12 vjeç)

    Para ngrënies: 90-180 mg/dL

    1-2 orë pas ngrënies: rreth 140 mg/dL

    zamra: 80-180 mg/dL

    Koha e shtratit: 100-180 mg/dL

    Niveli ideal i sheqerit në gjak për adoleshentët (13-19 vjeç)

    Para ngrënies: 90-130 mg/dL

    1-2 orë pas ngrënies: rreth 140 mg/dL

    zamra: 70-150 mg/dL

    Koha e shtratit: 90-150 mg/dL

    Niveli ideal i sheqerit në gjak për të rriturit (20 vjeç e lart)

    Para ngrënies: 70-130 mg/dL

    1-2 orë pas ngrënies: Nën 180 mg/dL

    zamra: Nën 100 mg/dL

    Koha e shtratit: 100-140 mg/dL

    Niveli normal i sheqerit në gjak për gratë mbi 60 vjeç që nuk kanë diabet

    2 orë pas shujtës së fundit: 90 deri në 140 mg/dL

    2 deri në 4 orë pas shujtës së fundit: 90 deri në 130 mg/dL

    4 deri në 8 orë pas shujtës së fundit: 80 deri në 120 mg/dL

    Një tregues i sheqerit në gjak më i lartë se 180 mg/dL ose më i lartë se diapazoni i shëndetshëm i përshkruar nga ju, është i rrezikshëm. Nëse keni një tregues të sheqerit në gjak më të lartë se 300 mg/dL, kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore për të marrë nivelet e sheqerit në gjak në një interval më të sigurt.

    #Cila #është #vlera #normale #sheqerit #në #gjak #sipas #moshës
    #Cila #është #vlera #normale #sheqerit #në #gjak #sipas #moshës





    Source link

  • Vajzat e klubit “Vjosa” nga Shtimja, me paraqitje të shkëlqyer në Gjermani


    Me mbeshtetje të kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, KV “Vjosa” (vajza) kanë bërë paraqitje të shkëlqyer në Gjermani.

    Në dy ndeshje miqësore, ato shënuan fitore, duke treguar otencialin e lartë që kanë.

    Për këtë sukses, urime dhe falendërime morën edhe nga kryetari Aliu.



    Source link

  • Zëvendësministrja Ismaili mohon se ka degradime të shqiptarëve në Armatë


    Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili e ftuar në emisionin Klan Debat ka mohuar  se ka degradim të shqiptarëve në Armatë.

    Ismaili tha se për këtë rast në media kanë qarkulluar shumë dezinformata, duke përfshirë dhe lajmet e fundit për Gjeneralin Besnik Emini.

    “Ajo e cila u përhap në media rreth asaj që tha se ka ndodhur në armatë, nuk qëndron. Nuk ka në anjë mënyrë degradim të pjesës ushtarake e sidomos tek shqiptarët. Besnik Emini ka kryer në mënyrën më të mirë të mundshme. Besnikut nuk I është marrë grada si Gjeneral sepse nuk ka gjasa për një veprim të tillë, ai tashmë është edhe Këshilltarë shtetëror i ministrisë së Mbrojtjes, pra më të njejtën gradë si Gjeneral. Pra në hierarki llogaritet si avansim i pozitës së tij”, tha Ismaili.

    Ajo shtoi se në 34 vitë shtetësi, RMV-ja ka 3 Gjeneralë shqiptarë.

    Ismaili shtoi se çdo gradim në Armatë bëhet në dakordim me NATO-n dhe SHBA-të. (tvklan.mk)



    Source link

  • Luajti 3 minuta, Zielinski pritet të mungojë gjatë te Interi

    Luajti 3 minuta, Zielinski pritet të mungojë gjatë te Interi


    U fut në fushën e lojës për të dhënë një tjetër impuls dhe për të ndryshuar fatet e saj, por Piotr Zielinski luajti vetëm 3 minuta dhe u dëmtua. Ditën e sotme do të bëjë ekzaminimet për të kuptuar realisht shkallën e dëmtimit, i cili duket i rëndë dhe do ta bëjë mesfushorin polak që të humbasë disa ndeshje.

    piotr-zielinski-inter-2024-2425-1725532705-147286

    Interi nuk po gjen paqe me dëmtimet, të cilat në këtë periudhë kanë qenë të shumta. Futbollisti ndjeu dhimbje në kofshë dhe kërkoi menjëherë zëvendësimin duke lënë të kuptohet që situata është serioze dhe do të qëndrojë të paktën për disa javë jashtë fushave të lojës. Lajmin e bëri të ditur edhe vetë trajneri Inzagi, që ka thënë se do ta humbasin për një kohë.

    Nuk ka asgjë për Lautaro Martinezin, i cili shpenzoi shumë energji në fundin e ndeshjes duke ndihmuar edhe mbrojtjen me një top të rikuperuar. U pa që të alarmonte stadiumin dhe stafin, pasi ngriti këmbën sipër duke kërkuar që të zgjaste muskujt, por në fakt është thjesht një mbingarkesë.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link

  • Hamza: Ka indikacione se VV-ja tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të Qeverisë


    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur se ka indikacione se ka veprime të qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje, për prolongim të konstituimit të institucioneve qeverisëse.

    Ai u shpreh në Rubikon me Adriatik Kelmendin se prioritet për të mbetet interesi i vendit, sepse mungesa e institucioneve stabile ndikon në zhvillimin ekonomik.

    ”Vendi nuk ka nevojë që të ketë mungesë së institucioneve stabile”.

    ”Për mua prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, pastaj interesi i partive politike, e në fund të individëve brenda partive politike”.

    ”Sepse mungesa e institucioneve stabile ndikon edhe në zhvillimin ekonomik”.

    ”Ankesat më të mëdha edhe veprimet më të mëdha është duke i bo partia në pushtet, partia që ka qeverisë”.

    ”Jam për t’u ruajt vota”.

    ”Normalisht i vlerësoj të gjithë hapat procedural, megjithatë nuk duhet bërë veprime të qëllimshme, me qëllim të prolongimit të konstituimit të institucioneve për qeverisjen e ardhshme. Ka indikacione, por realisht është më shumë se një muaj që nuk është certifikuar rezultati zgjedhor”.

    Source link



    Source link

  • Rutte: NATO nuk do të lejojë kërcënimin e paqes në Bosnjë


    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u zotua për mbështetjen “e palëkundur” të tërësisë tokësore të Bosnjës, ndërsa bëri thirrje kundër çdo veprimi që nxit tensione në vendin ballkanik.

    Ai i bëri këto komente në Sarajevë pas takimit me tre anëtarët e presidencës shumetnike, një nga institucionet e krijuara me marrëveshjen e paqes të arritur ne Dejtion të Shteteve të Bashkuara, që i dha fund luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë, e cila la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë.

    Bosnja dhe Hercegovina mund të mbështetet në përkrahjen e NATO-s, e cila nuk do të lejojë që paqja e fituar me vështirësi të rrezikohet, tha sekretari Rutte.

    “Çdo veprim që dëmton Dejtonin, rendin kushtetues apo institucionet kombëtare është i papranueshëm. Retorika dhe veprimet nxitëse janë të rrezikshme. Ato paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha zoti Rutte.

    Sekretari i NATO-s qëndroi në Bosnjë në një periudhë tensionesh pasi ligjvënësit e entitetit serb miratuan një sërë ligjesh që u ndalojnë autoriteteve gjyqësore qendrore dhe policisë, të veprojnë në territorin e Republikës Serbe.

    Ligjet kanë nxitur tensione në vendin ballkanik dhe zyrtarët boshnjakë u ankuan në Gjykatën Kushtetuese, e cila i pezulloi përkohësisht ligjet, duke theksuar se zbatimi i tyre do të kishte “pasoja serioze dhe të pashmangshme”, duke rrezikuar rendin kushtetues, ligjor si dhe sovranitetin e Bosnjës.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dënuan veprimet e entitetit serb, duke i cilësuar ato si kërcënim për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Bosnjës e Hercegovinës.

    Miratimi i ligjeve ishte në kundërpërgjigje ndaj një gjykate në Sarajevë e cila muajin e kaluar e dënoi presidentin pro-rus të entitetit Milorad Dodik, për mosbindje ndaj të dërguarit të lartë ndërkombëtar që mbikëqyr paqen në Bosnjë.

    Milorad Dodiku i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për shkak të angazhimit për shpërbërjen e Bosnjës, u dënua me një vit heqje lirie dhe gjashtë vjet ndalim të përfshirjes në postet publike.

    Situata ngjalli frikën për incidente të ngjashme me ato të fillimit të luftës në vitin 1992.

    “Sigurisht, dëgjoj shqetësime për situatën e sigurisë. Por le të jemi të qartë, ky nuk është viti 1992 dhe ne nuk do të lejojmë të shfaqet një vakum sigurie. Komuniteti ndërkombëtar është këtu dhe i përkushtuar për të vazhduar mbështetjen tonë të fortë, duke përfshirë edhe përmes EUFOR-it dhe NATO-s”, tha sekretari Rutte.

    Forcat paqeruajtëse evropiane në Bosnje të njohura si EUFOR, thanë se kanë shtuar praninë e trupave në përgjigje të tensioneve.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, të martën pritet të qëndrojë për një vizitë në Kosovë, ku shërbejnë mijëra trupa të aleancës ushtarake perëndimore në kuadër të misionit paqeruajtës.



    Source link