Category: Uncategorized

  • Kjo deputete dikur i këndoi dashurisë


    Edona Llalloshi në zgjedhjet e fundit është zgjedhur deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila rrëmbeu mijëra vota nga qytetaret e Kosovës.

    Por Edona në syrin e ndjekësve njihet edhe si njëra nga këngëtaret më të dashura në vend, shkruan “Kosovarja”.

    Ajo vite me parë i këndoi dashurisë me këngën e titulluar “S’dua hiq” ku shihet krejt ndryshe nga sot.

    Gjithashtu Llalloshi është një figurë e njohur dhe ky angazhim i saj si deputete është një hap i rëndësishëm për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila vazhdon të rrisë përfaqësimin e saj në institucione

    @kengettona

    #edonallalloshi #sduahiç #nostalgji #kengettona #arkiv 🔥🔥🔥🔥

    ♬ Originalton – Kengettona





    Source link

  • Egli Tako i kundërpërgjigjet këngës së Olsit: “Disa tipare më kujtuan…”


    Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka bërë një shkrim të gjatë në Instagram, ku ka reflektuar mbi eksperiencën e saj në shtëpi.

    Por, ajo që ka marrë më shumë vëmendje është një pjesë e deklaratës së saj, që duket si një përgjigje e fshehur ndaj ish-partnerit të saj, Olsi Bylyku.

    Egli shkruan: “Disa tipare (të Gjestit) më kujtuan dikë nga e kaluara ime (Olsin). Si një njeri që jep shumë për të tjerët, deri në vetësakrifikim, tërheq narcisizmin drejt meje. E kundërta jote të tërheq.”

    Për ndjekësit, ky mesazh lidhet drejtpërdrejt me Gjestin dhe Olsin.

    Kjo deklaratë vjen vetëm pak pasi Olsi publikoi këngën e tij të re, ku flet për mirënjohjen dhe një raport të përfunduar, duke bërë që shumë ndjekës të aludojnë se Egli ka zgjedhur t’i përgjigjet në mënyrë indirekte.

    Source link



    Source link

  • Agjërimi mund të parandalojë mpiksjen e gjakut – botimet.com


    Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve të procesit të koagulimit të gjakut duke rritur prodhimin e acidit indol-3-propionik nga mikroorganizmat e zorrëve.

    Mpiksjet e gjakut mund të jenë të rrezikshme dhe të çojnë në komplikime të tilla si sulmet në zemër, goditjet në tru dhe mpiksjen e gjakut në mushkëri.

    Një studim i botuar në Life Metabolism shqyrtoi efektet e agjërimit me ndërprerje në komponentët e koagulimit të gjakut.

    Studiuesit, duke përdorur 160 pjesëmarrës në studim, mostra gjaku njerëzor dhe minj, zbuluan se agjërimi me ndërprerje duket se ndihmon në ndalimin e aktivizimit të trombociteve dhe formimit të mpiksjes.

    Rezultatet sugjerojnë se e bën këtë duke rritur prodhimin e acidit indol-3-propionik nga mikroorganizmat e zorrëve, i cili më pas ndikon në koagulimin.

    Ekzaminimi i mëtejshëm i minjve zbuloi se agjërimi me ndërprerje mund të ndihmojë gjithashtu në minimizimin e dëmtimit të trurit dhe zemrës që lidhet me humbjen dhe më pas rikthimin e rrjedhës së gjakut.

    #Agjërimi #mund #të #parandalojë #mpiksjen #gjakut
    #Agjërimi #mund #të #parandalojë #mpiksjen #gjakut





    Source link

  • Agjërimi mund të parandalojë mpiksjen e gjakut


    Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve të procesit të koagulimit të gjakut duke rritur prodhimin e acidit indol-3-propionik nga mikroorganizmat e zorrëve.

    Mpiksjet e gjakut mund të jenë të rrezikshme dhe të çojnë në komplikime të tilla si sulmet në zemër, goditjet në tru dhe mpiksjen e gjakut në mushkëri.

    Një studim i botuar në Life Metabolism shqyrtoi efektet e agjërimit me ndërprerje në komponentët e koagulimit të gjakut.

    Studiuesit, duke përdorur 160 pjesëmarrës në studim, mostra gjaku njerëzor dhe minj, zbuluan se agjërimi me ndërprerje duket se ndihmon në ndalimin e aktivizimit të trombociteve dhe formimit të mpiksjes.

    Rezultatet sugjerojnë se e bën këtë duke rritur prodhimin e acidit indol-3-propionik nga mikroorganizmat e zorrëve, i cili më pas ndikon në koagulimin.

    Ekzaminimi i mëtejshëm i minjve zbuloi se agjërimi me ndërprerje mund të ndihmojë gjithashtu në minimizimin e dëmtimit të trurit dhe zemrës që lidhet me humbjen dhe më pas rikthimin e rrjedhës së gjakut.

    #Agjërimi #mund #të #parandalojë #mpiksjen #gjakut
    #Agjërimi #mund #të #parandalojë #mpiksjen #gjakut





    Source link

  • Korenica flet për mosftesën nga përzgjedhësi Foda


    Meriton Korenica aktualisht po kalon formë të mirë te Cluji

    Cluji rumun ka 12 ndeshje rresht në Superligën e në Kupën e Rumanisë pa pësuar disfatë. Ka shtatë fitore e pesë barazime. Bashkë me formën e mirë të Clujit, paraqitje që janë vlerësuar pozitive ka pasur edhe Meriton Korenica. Korenica në edicionin aktual me Clujin ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuuar me nëntë gola e katër asistime. Por, paraqitjet 28-vjeçarit nuk kanë qenë të mjaftueshme që përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ta përfshijë atë në listën për ndeshjet e muajit mars ndaj Islandës.

    “Forma po vazhdon të jetë e mirë. Natyrisht se e kam pritur ftesën dhe do ta pres gjithmonë, por këto janë zgjedhje të trajnerit dhe atyre që vendosin për listën dhe këtë duhet ta pranoj”, ka deklaruar Korenica.

    Korenica po ashtu ka treguar se nuk është kontaktuar fare nga Foda.

    “Nuk kam pasur bisedime me Fodan”, ka deklaruar Korenica që luan në krah, por mund të kryejë edhe detyra të tjera në mesfushë.

    Kosova më 20 mars e pret Islandën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë luan në udhëtim. Ndeshja kthyese zhvillohet në Murcia të Spanjës, pasi stadiumi kryesor në Reykjavik është në rinovim. Këto ballafaqime janë të rëndësishme për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    “Unë do ta vazhdojë ta rris edhe më shumë formën time dhe të punojë edhe më shumë. Kosovës i dëshiroj shumë suksese në këto dy ndeshje, me fitore dhe kualifikim”, është shprehur Korenica.

    Korenica ka pesë paraqitje me “Dardanët” ndërsa ka kontribuuar me një asistim, atë në barazimin 2:2 në kryeqytet ndaj Zvicrës. Ajo ndeshje i takoi Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

    Korenica ka luajtur edhe për grupmoshën U21 të Kosovës.

    Korenica karrierën e ka nisur te Rahoveci, ndërsa ka luajtur edhe te Shkëndija e Tetovës, Metalurgu i Shkupit, Liria, Prishtina, Ballkani e Manisa në Turqi.

    Skuadra e tij, Cluji rumun, është duke luftuar për titull kampioni në edicionin aktual të Superligës së Rumanisë.

    Pas 30 ndeshjeve të luajtura, Cluji është i dyti me 54 pikë, dy më pak se FCSB-ja.



    Source link

  • Oliver Spasovski paralajmëroi se do të padisë Gashin dhe Salihun


    Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski ka paralajmëruar sot se do të parashtrojë padi kundër kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe deputetes Imërlije Salihut. Ai këtë e arsyetoi se duke mos e futur në rend dite Ligjin për “branitellat” në Komisionin për Punë Sociale kanë bërë shkelje të Rregullores së punës së Kuvendi.

    “LSDM do të parashtrojë kallëzim penal për shkeljen e Rregullores së Kuvendit dhe të drejtave të deputetëve. Shumica parlamentare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe VLEN plotësisht e vendosin nën kontroll shtëpinë ligjvënëse dhe kryejnë sulm ndaj demokracisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Spasovski.



    Source link

  • Partizani i plotë para Teutës, projektohet edhe formacioni

    Partizani i plotë para Teutës, projektohet edhe formacioni


    Partizani ka hyrë tashmë në kulmin e përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Teutës. Këto ditë po shfrytëzohen nga trajneri Abilaliaj për të përmirësuar manovrën, si dhe për të rregulluar mbrojtjen, ku gabimet nuk munguan edhe kundër Skënderbeut.

    Foto/ F. Hazisllari

    Foto/ F. Hazisllari

    Gjithsesi, defensiva me katër, me Atanaskoskin e Janjevën në krahë, u duk se funksionoi më mirë se me pesë dhe plani është që të vazhdojë kështu, me një dyshim mes Sembene dhe Domgjonit. Sa i përket situatës fizike, probleme ka vetëm për Bytyçin, i cili vijon rikuperimin i veçuar dhe pritet të mungojë.

    Kjo aktualja është një nga situatat më të mira të “Demave”, sa i përket organikës dhe dëmtimeve. Kundër Teutës, fitorja do të jetë njëjtë e nevojshme, me formacionin që nuk pritet të ketë ndryshime, pasi me Skënderbeun gjërat nuk shkuan keq.

    PARTIZANIIII

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Statovci: Partitë e vjetra, edhe pse humbëse, po i fërkojnë duart për pushtet


    Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka thënë se partitë e vjetra këto ditë janë shpërfaqje e mendësisë së tyre për ta gllabruar çdo pore pushtetia, siç dëshmon e kaluara e tyre e zymtë.

    Ata duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë. Sipas saj, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve dhe dëshirojnë që partisë që populli ia dha 48 deputetë t’ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet.

    Ajo ka thënë se vullneti i qytetarëve është i qartë dhe askush nuk mund ta anashkalojë atë përmes manovrave të vjetra politike.

    “Parti të vjetra duke folur vetmeveti dhe duke fërkuar duart për pushtet, edhe pse humbës.

    Këto ditë ishin shpërfaqje e mendësisë së tyre për ta gllabruar çdo pore pushteti. Ashtu siç dëshmon e kaluara e tyre e zymtë. Këta duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë.  Kurse, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve. Dëshirojnë që partisë që populli ja dha 48 deputetë, t’ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet.

    Me i lënë, këta ta prejnë hartën e institucioneve, sipas kuteve të tyre. Vullneti i qytetarëve është i qartë, dhe askush nuk mund ta anashkalojë atë përmes manovrave të vjetra politike”, ka thënë Statovci.

    Source link



    Source link

  • Lezhë/Qeni endacak sulmon një të banor teksa ecte në rrugë

    Lezhë/Qeni endacak sulmon një të banor teksa ecte në rrugë


    Një qytetar u sulmua dhe u kafshua nga një qen endacak në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, duke ngritur shqetësime të mëdha mes banorëve për rrezikun e shtuar nga qentë e rrugës.
    Sipas dëshmitarëve, incidenti ndodhi në orët e kur qytetari po kalonte në rrugë. Qeni e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë në këmbë. Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nderkohe qente endacake jane kthyer ne shqetesim ne kete lagje, ku vetem gjate jeveve te fundit numerohen disa incidente te kesaj natyre.



    Source link

  • Avokatët e Veliajt: “Fillimi i procesit nga një letër anonime është në shkelje e ligjit; Publikut i është dhënë qëllimisht informacion i cunguar”


    Grupi i avokatëve të çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cilësojnë jo ligjor fillimin e procesit kundër tij bazuar mbi një letër anonime. Në një takim me gazetarët, avokatët e cilësuan këtë proces një praktikë abuzuese, ndërsa theksuan se në rastin konkret nuk plotësohet asnjë nga kushtet për të nisur një hetim, pasi nuk ka as kallëzim dhe as ngjarje.

    “Fillimin e procesit nga një anonimat ne e vlerësojmë si një precedent jo ligjor. Ky proces ka filluar nëpërmjet një vetting-u që i është bërë z. Veliaj për një periudhë 20 vjeçare. Në krahasim me gjithë praktikën e hetimeve të një karakteri të tilla, kjo nuk ka ndodhur në asnjë çështje tjetër. Për këtë ne deduktojmë se është një praktikë abuzive, duke e lidhur edhe me anonimatin, i cili ka bërë kallëzimin, sepse kuptohet që organi i prokurorisë, si organ procedues, si autoriteti i vetëm i hetimit dhe çuarjes së çështjes në gjyq, vepron mbi një kallëzim ose mbi një ngjarje. Në rastin konkret ne nuk konstatojmë një ngjarje. Nuk konstatojmë as edhe një kallëzim të një personi të dëmtuar, ose ndryshe të një ‘viktime të caktuar’”, tha avokati Maks Haxhia.

    Një tjetër problematikë që vlerësohet nga avokatët është edhe shpërndarja në mënyrë të qëllimshme e informacioneve të cunguara në media. “Dua t’ju bëj me dije se nga informacioni që i është dhënë publikut në lidhje me gjithë këtë çështje, konstatojmë se ka mangësi dhe informacioni nuk është i plotë. I janë dhënë publikut pasazhe të caktuara lidhur me episodet, të cilat janë objekt hetimi dhe janë fiksuar nga organi i prokurorisë në materialin mbi të cilin gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për z.Veliaj dhe masa të tjera për të gjithë pjesëmarrësit”, tha avokati.

    Source link



    Source link