Category: Uncategorized

  • Kylian Mbappe rikthehet në Kombëtaren franceze

    Duket se trajneri Didier Deschamps ka lënë pas mosmarrëvehsjet me futbollistin e Real Madridit, dhe e ka ftuar për dy ndeshjet e muajit mars kundër Kroacisë, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve, shkruan IndeksOnline.

    Mbappe tha se është i lumtur që është rikthyer në kombëtare dhe tani synon kualifikimin në Kampionatin Botëror të vitit 2026.

    “Është fantastike të rikthehesh në grup. Unë flas pothuajse vazhdimisht me shumicën e shokëve të mi këtu dhe ndonjëherë shkoj me pushime me disa prej tyre. Situata ime mund të mos ketë qenë e qartë nga jashtë, por nga brenda ka qenë gjithmonë e qartë. Siç thashë, mendimet e mia janë të përqendruara te Botërori 2026. Një turne i kësaj rëndësie kërkon të gjithë energjinë tonë. Duam të përgatitemi mirë për këtë kompeticion. Ëndërrojmë të bëhemi përsëri kampionë bote.”, deklario Mbappe.

    by Taboola

    Kylian u pyet edhe për mundësinë që të fitoj Topin e Artë, e ai u përgjigj me shaka.

    “Do ta pyes Luka Modricin si ta fitoj atë!”, tha ylli i Real Madridit.

    Source link

    Source link

  • Një minutë heshtje në Sofje në nder të viktimave në Koçan

    Një minutë heshtje në Sofje në nder të viktimave në Koçan

    Disa mijëra njerëz në Sofje mbrëmë me një minutë heshtje kanë bërë homazhe për viktimat në Koçan. Qytetarët e tubuar para Pallatit të drejtësisë në qendër të Sofjes, para fillimit të protestës në mbështetje të sundimit të ligjit, lexuan emrat e 59 viktimave në Koçan

    Për shkak të tragjedisë në Koçan, Bullgaria të martën shpalli ditë zie, ndërsa kreu shtetëror dhe politik bullgar, si dhe qytetarë të shumtë u nënshkruan në librin e zisë të hapur në ambasadën e Maqedonisë në Sofje.

    Në Librin e zisë, siç njofton ambasada e Maqedonisë janë nënshkruar presidenti Rumen Radev, nënpresidentja Iliana Jotova, kryetarja e Kuvendit Natalia Kiselova, ish presidenti i shtetit Georgi Përvanov, ministra, zëvendësministra, deputetë, ambasadorë, diplomatë, figura publike, mjekë dhe autorë, qytetarë të Maqedonisë që jetojnë në Bullgari.

    Deri në ambasadë kanë arrit edhe mesazhe të shumta me fjalë ngushëllimi dhe shprese, shprehje solidariteti dhe simpatie me popullin maqedonas.

    Në Bullgari po trajtohen edhe disa nga të lënduarit nga zjarri në Koçan. Në spitalet në Sofje, Varna dhe Plovdiv për momentin janë të shtruar 15 persona.

    Source link

  • Formacionet e mundshme të Italisë dhe Gjermanisë, nuk mungojnë emrat surprizë nga porta në sulm

    Formacionet e mundshme të Italisë dhe Gjermanisë, nuk mungojnë emrat surprizë nga porta në sulm

    Italia dhe Gjermania do të përplasin “brirët” për herë të () në historinë mes tyre, aty ku bilanci flet “gjermanisht”, e pasur me (), () barazime dhe () humbje.dfsggNga mediat italo-gjermane janë zbardhur edhe formacionet se si do të luajnë sonte trajnerët Luçiano Spaleti dhe Julian Nagelsman.

    Spaleti pritet të jetë besnik i modulit 3-5-2. Një rreshtim i cili e vendos fokusin te shpejtësia e lojtarëve ne krahë si Udogie dhe Kambiaso dhe me një mbrojte me tre “shtylla”, e përbërë prej Di Lorenzo, Bastoni dhe Kalafiori. Ndërsa në majë të sulmit pritet të jenë Politano dhe Raspadori.

    Nga krahu tjetër, nuk mungojnë emrat surprizë as te Gjermania. Pritet që në portë të jetë gardiani Bauman, duke e fituar përballjen me Nybel. Kimish, pas shumë ndeshjesh në krahun e djathtë të mbrojtjes, do ngjitet në mesfushë, kurse në sulmi do kenë pikë referim shtatlartin Kelindienst.400PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

    Source link

  • Kosovarët, më të lumturit e rajonit

    Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, sipas Raportit Botëror të Lumturisë.

    Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumtura në botë. Studimi u zhvillua në 147 shtete

    Pas Kosovës, nga vendet e rajonit, Serbia renditet e 31-a, Mali i Zi i 71, Kroacia e 72, Maqedonia e Veriut e 86 dhe Shqipëria e 89.

    Renditja, e publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, u përcaktua përmes anketave të vetëvlerësimit ku individët vlerësuan jetën e tyre nga një shkallë nga 0-10. Zero është jeta më e keqe e mundshme dhe 10 jeta më e mirë e mundshme.

    Ky është Raporti i 13-të vjetor i Lumturisë Botërore, i publikuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së.

    Për herë të tetë radhazi, finlandezët janë më të lumturit në botë.

    Raporti i plotë

    Source link

    Source link

  • Konfirmohet rikthimi i Edon Zhegrovës – botimet.com – botimet.com

    Pasi mungoi për tre muaj dhe humbi 18 ndeshje me Lillen, mediat franceze më në fund kanë konfirmuar rikthimin e Edon Zhegrovës në fushën e lojës.

    “Football365.fr” të mërkurën ka shkruar se sulmuesi i Kosovës do të jetë i gatshëm për lojë më 30 mars, kundër Lensit në kampionatin elitar francez.

    “Tre muaj pa të është humbje e madhe”, ka thënë Bruno Genesio, shkruan mediumi francez.

    Prej nëntorit deri në muajin mars pa Zhegrovën, Lille ka barazuar me Nantesin e Auxerren, ndërsa është mposhtur nga Le Havre dhe Strasbourgu. Po ashtu, është eliminuar nga Liga e Kampionëve në një të tetën e finales nga Dortmundi.

    Rikthimi i Zhegrovës nga lëndimi i muskulit aduktor ka zgjatur goxha kohë, por ai tashmë ka nisur stërvitjet me skuadrën. Të mërkurën është publikuar një tjetër video në rrjetet sociale nga skuadra e Lillet. Ai është parë duke stërvitur me presidentin e klubit, 52-vjeçarin Olivier Letang. Ai ka pasur bisedë me Zhegrovën, teksa sulmuesi i krahut po stërviste i vetmuar. Madje, Letang ka bërë shaka duke thënë se pasi nuk ka luajtur për “një vit e gjysmë, ka rrezik se mund të lëndohet”.

    Zhegrova me Lillen ndeshjen e fundit e ka zhvilluar më 14 dhjetor, në barazimin 1:1 me Marseillen.

    Por, pritet të kthehet kundër Lensit, skuadër ndaj së cilës në vitin e kaluar i kishte shënuar dy gola në fitoren 2:1.

    Edon Zhegrova, i cili do t’i mungojë edhe Kosovës në dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. 25-vjeçari në total i ka tetë gola e dy asistime.

    Source link

  • Konfirmohet rikthimi i Edon Zhegrovës – botimet.com

  • Konfirmohet rikthimi i Edon Zhegrovës

  • Mucunski e falënderoi Kroacinë për të lënduarit, duke njoftuar se pacientët janë në gjendje stabile

    Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski sot arriti në Zagreb, ku gjenden pesë të lënduar nga zjarri në Koçan, ku jetën e kanë humbur 59 persona, ndërsa 176 janë lënduar. Ai iu falënderua Kroacisë që ka pranuar në shërim pesë të lënduar, duke theksuar se në Shkup mes thirrjeve të para me shprehje të ngushëllimeve dhe ndihmë të ofruar, ka ardhur nga Zagrebi

    Pesë pacientët janë dërguar në mjekim në Zagreb – katër në Klinikën për traumatologji, ndërsa një në Klinikën për pediatri, njoftuan mediat kroate.

    “Këtu jam si përfaqësues i një vendi që vajton për 59 jetët e humbura”, tha Mucunski para Klinikës për traumatologji në Zagreb, duke shtuar se “nuk ka fjalë adekuate që mund të thuhen në këtë moment”.

    Mucunski falënderoi edhe një herë Kroacinë për solidaritetin e sinqertë që shprehu pas tragjedisë të së dielës.

    Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Gërliq, në deklaratë para spitalit tha se Kroacia është e tmerruar nga tragjedia në Koçan, se është vështirë të gjesh fjalë ngushëlluese për tragjedinë, por Kroacia mund të tregojë solidaritet, “një nga komponentët më të rëndësishëm të ndihmës – shfaqja e empatisë ndaj fqinjit dhe mikut”.

    “Pas dy pacientëve të parë, të cilët me djegie tashmë po trajtohen në Zagreb, dje në kryeqytetin kroat janë sjellë edhe tre të lënduar nga tragjedia në Koçan. Të gjithë janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut”, tha dje ministrja kroate e Shëndetësisë, Irena Hërstiq.

    Source link

  • Opinion nga Eduard Zaloshnja/ Analizë probabilitare e ndeshjes Angli-Shqipëri

    Opinion nga Eduard Zaloshnja/ Analizë probabilitare e ndeshjes Angli-Shqipëri

    Në prag të ndeshjes së shumëpritur Angli-Shqipëri, ndërtova një model simulacioni statistikor, bazuar në statistikat publike të futbollistëve të grumbulluar nga të dyja palët, si dhe të ndeshjeve të zhvilluara nga të dy kombëtaret gjatë 12 muajve të fundit.MixCollage-20-Mar-2025-10-57-AM-5807Nga 10 mijë simulacione të modelit, në vetëm 7.21% të rasteve (vetëm në 721 simulacione) “ndeshja” në kompjuter përfundoi me fitoren e Shqipërisë, ndërsa në 25.89% të rasteve përfundoi barazim.

    Pra, në plot 33.1% të simulacioneve, ne e mbyllëm “ndeshjen” në kompjuter me rezultat pozitiv. Nga ana tjetër, probabiliteti i fitores së Anglisë rezultoi 66.9%, ku rezultati me probabilitet më të lartë ishte fitorja me një gol diferencë (35.42%).

    188

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

    Source link

  • “3x”/ AAK-ja shpenzoi gati trefishin e të hyrave vjetore

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpenzuar gati trefishin e të hyrave financiare, per vitin 2024.

    Në raportin e paaudituar të KQZ-së, partitë kanë dorëzuar raportet e tyre vjetore, teksa KQZ-ja bën të ditur se raportet mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

    Kështu, AAK-ja deklaron të ketë pasur të hyra 325 mijë e 58 euro për vitin kalendarik 2024.

    Por, ky subjekt politik ka shpenzuar 907 mijë e 796 euro e 63 centë

    AAK-ja shpenzoi 221 mijë e 824 euro e 28 centë për kompensim pagash të pjesëtarëve të partisë, përfshirë këtu dhe kontributet pensionale dhe tatimet në të ardhurat personale.

    3 mijë e 215 euro e 6 centë janë shpenzuar për transport, 22 mijë e 294 euro janë shpenzuar për reklama e reprezentacion, si dhe 7 mijë e 446 euro për blerje mallrash.

    Mbi 61 mijë euro janë alokuar për shpenzime të përgjithshme.

    Ndërkaq, vëmendjen e marrin shpenzimet që nuk janë të përfshira në asnjë kategori të listuar, e që kapin shifrën e 586 mijë e 976 euro e 57 centë.

    KËTU mund të lexoni raportin e plotë.

    Source link

    Source link