Category: Uncategorized

  • Kriptomonedhat e sekuestruara, drejt një fondi për fëmijët në nevojë – UNICEF dhe Agjencia e Pasurive nisin bashkëpunimin


    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të AAPSK në identifikimin e zgjidhjeve inovative përmes modelit Human-Centered Design të UPSHIFT, me theks të veçantë në menaxhimin e kriptomonedhave për impakt social.

    Kjo nismë vjen si pjesë e një partneriteti të vazhdueshëm mes dy institucioneve që synon shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale, veçanërisht në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Në trajnimin e fokusuar në përdorimin e kriptove në shërbim të kauzave sociale morën pjesë rreth 21 punonjës nga AAPSK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

    Në hapje të aktivitetit përshëndetën znj. Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së, z. Murat Sahin, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, si dhe z. Christopher Fabian nga GIGA – Zyra Globale për Inovacionin e UNICEF.

    Ky trajnim përfshiu njohuri bazë mbi funksionimin e teknologjisë blockchain dhe portofolëve dixhitalë, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për përdorimin e fondeve në kripto për impakt të drejtpërdrejtë social. Në fokus të veçantë ishte krijimi i një “Crypto Reserve Fund for Children”, një model unik që synon të kthejë pasuritë dixhitale të konfiskuara në fonde që mbështesin mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.

    Ky bashkëpunim është pjesë e një sërë projektesh që AAPSK dhe UNICEF do të vijojnë të zhvillojnë, në përputhje me politikat përkatëse të secilit institucion:

    AAPSK fokusohet në përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale dhe në ndërtimin e një modeli transparent dhe efikas të administrimit të tyre;

    UNICEF mbështet iniciativat që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e fëmijëve, përmes inovacionit social, përfshirjes së të rinjve dhe zhvillimit të zgjidhjeve teknologjike me impakt të qëndrueshëm.

    Gjatë sesionit të specializuar mbi kriptovalutat, pjesëmarrësit nga AAPSK dhe institucionet e tjera patën mundësi të përfitojnë njohuri të rëndësishme praktike dhe teorike, si:

    Hapat teknikë për hapjen dhe menaxhimin e portofolëve elektronikë (wallets), përfshirë ruajtjen e sigurt të çelësave dhe përdorimin e USB-ve për akses të sigurt në asetet digjitale;

    Kuptimi i mënyrës së konvertimit të kriptomonedhave në monedha fiat dhe lidhja e këtij procesi me burimet financiare shtetërore;

    Njohja me praktikat ndërkombëtare nga BE dhe OECD për përdorimin e fondeve në kripto në mbështetje të programeve sociale dhe të fëmijëve;

    Diskutim mbi modelin për krijimin e një fondi të rezervës për fëmijët me burim nga kriptomonedhat e konfiskuara, si një praktikë që mund të shërbejë si shembull edhe për vende të tjera.

    Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve institucionale për të përdorur asetet moderne në shërbim të të mirës publike, me fokus të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë.



    Source link

  • Rinumërimi vijon në Tiranë, kutitë e Kamzës me devijime minimale


    Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijon numërimi i votave për qarkun e Tiranës. Sot është dita e dytë e rinumërimit, ndërsa dje u hapën 85 kutitë të bashkisë Kamzës nga 1282 në total që ka qarku i Tiranës.

    Nga hapja e kutive rezultuan vetëm gabime të vogla, që nuk sjellin asnjë ndryshim për mandatet, por as në renditjen e kandidatëve në listë të hapur. Nga rinumërimi doli se PS kishte përfituar 42 vota më shumë, PD-ASHM kishte përfituar 19 vota më shumë, PSD 7 vota më shumë dhe Lëvizja Bashkë 1 votë më shumë.

    Hapja i 85 kutive të para tregoi se partitë që kanë pasur numërues, PS (42), PD (19) dhe PSD (7) kanë marrë vota shtesë padrejtësisht, ose në kurriz të partive të vogla (-5 KEA e Bashës, -3 Mundësia e Shehajt), ose mes votave të pavlefshme.

    A mund të ndryshojë diçka?

    Në qarkun Tiranë, i vetmi mandat që mund të vihet në dyshim, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD-së, dhe bëhet me 14 deputetë. Që kjo të ndodhë, duhet që nga rinumërimi i votave, të dalin 1200 vota në favor të PD-së ose 117 vota më pak për partinë e Agron Shehajt. Nëse këto vota ‘gjenden’, në parlament nuk hyn Erald Kapri, por Ilir Alimehmeti. Që Mundësia ta ruaje mandatin në kurriz të PS, kjo e fundit duhet të humbasë rreth 4500 vota.

    Source link



    Source link

  • VLEN thotë se po sjellim revolucion në administratën publike, në punësime dhe drejtësi për kuadrot shqiptare


    VLEN në një kumtesë për media thotë se brenda një kohe shumë të shkurtër, janë ndërmarrë hapa të fuqishëm dhe të guximshëm për avancimin dhe përfaqësimin real të kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore, aty ku për dekada ka munguar barazia, profesionalizmi dhe meritokracia.

    Nga VLEN thonë se në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), vetëm tre javë pas emërimit të Muhamed Aliut si drejtor, janë avancuar katër shqiptarë me mbi 20 vite përvojë, ndërkohë që janë në proces edhe dhjetëra punësime e avancime të tjera. Procesi po ecën me intensitet dhe transparencë të paparë më parë.

    “Në EMV–Furnizim me Ngrohje, drejtori Ali Ismaili ka ndërmarrë masa konkrete për forcimin e kapaciteteve menaxheriale, përmes tre punësimeve të reja dhe tre avancimeve në pozita udhëheqëse për shqiptarët. Për herë të parë, promovimet në këtë ndërmarrje po bëhen mbi baza të meritës dhe profesionalizmit, jo përmes lidhjeve partiake apo familjare”.

    “Ndërkohë, në EM –HEC Treska Shkup, ku drejtimin e mban Astrit Iljazi, u finalizua me sukses konkursi për punësim dhe u nënshkruan kontrata për 7 punësime të reja me afat të pacaktuar, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të vendeve të punës për të rinjtë shqiptarë. Këto janë 7 punësime për 10 muaj qeverisje nga VLEN, krahasuar me vetëm 17 punësime të shqiptarëve nga BDI në 22 vite pushtet!”.

    “VLEN po vendos standarde të reja të qeverisjes, ku fjala e dhënë bëhet realitet dhe ku qytetarët ndihen të përfaqësuar me dinjitet. Po rikthejmë besimin në institucione, po krijojmë hapësirë për kuadrot e reja dhe të afta, dhe po garantojmë shërbime cilësore për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thonë nga VLEN.



    Source link

  • I kam tërhequr unë – botimet.com

    I kam tërhequr unë – botimet.com


    Aktori nga Shqipëria, Rezart Veleshnja, ka pretenduar se fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ende nuk i ka marrë paratë e çmimit të madh që fitoi dy vite më parë.

    Por këtë deklaratë e ka mohuar babai i reperit, Sali Lushaj, në një deklaratë për emisionin “Kosova Today”.

    I njëjti e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.

    “Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, tha Lushaj.

    Tutje shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte ardhur në Klan Kosova për të nënshkruar kontratën me drejtorin e televizionit, dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në përmbushjen e marrëveshjes financiare.

    Rezart Veleshnja me deklaratë të fortë: Në Kosovë nuk mbështesin artistët shqiptarë

    Në edicion të dytë fitues u shpall Lumbardh Salihu, e në të tretin boksieri Drilon Rama.

    E së shpejti vlen të ceket se do të fillojë edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova.



    Source link

  • Me këtë foto Enca, iu uron ditë perfekte

    Me këtë foto Enca, iu uron ditë perfekte


    Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia, di si t’i shpërthej rrjetet sociale.

    Në “Instastory” publikoi një fotografi, ku ka nxjerrë në pah gjoksin gjigant.

    “Miremengjes, paci një dite po kaq perfekte”, shkroi përbri postimit, duke admiruar linjat trupore.

    Kujtojmë që Enca është rikthyer fuqishëm në muzikë duke paralajmëruar edhe shumë risi.





    Source link

  • Partnerja ime mendon se Londra është kryeqyteti i Francës

    Partnerja ime mendon se Londra është kryeqyteti i Francës


    Pas një pauze nga rrjetet sociale, moderatori i njohur Ledion Liço është rikthyer me humor dhe një “meme” virale.

    Në një postim të publikuar në Instagram, Ledioni ndan një batutë epike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, duke shkruar:
    “Gruaja ime mendon se Londra është kryeqyteti i Francës”.

    Kur ChatGPT i përgjigjet se Parisi është në fakt kryeqyteti i Francës, autori i meme-s shton:
    “Por gruaja ime nuk është asnjëherë gabim.”

    Përgjigjja epike e AI vjen menjëherë:
    “Meqë qenka kështu puna, mirësevini në Londër — kryeqytetin e ri të Francës.”

    Postimin, Ledioni e shoqëroi me disa emoji të qeshurash.

    Source link



    Source link

  • Tha se nuk i ka marrë paratë e Big Brother, babai i Stresit e demanton Rezart Veleshnjën: I kam tërhequr unë

    Tha se nuk i ka marrë paratë e Big Brother, babai i Stresit e demanton Rezart Veleshnjën: I kam tërhequr unë


    Aktori nga Shqipëria, Rezart Veleshnja, ka pretenduar se fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ende nuk i ka marrë paratë e çmimit të madh që fitoi dy vite më parë.

    Por këtë deklaratë e ka mohuar babai i reperit, Sali Lushaj, në një deklaratë për emisionin “Kosova Today”.

    I njëjti e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.

    “Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, tha Lushaj.

    Tutje shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte ardhur në Klan Kosova për të nënshkruar kontratën me drejtorin e televizionit, dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në përmbushjen e marrëveshjes financiare.

    Rezart Veleshnja me deklaratë të fortë: Në Kosovë nuk mbështesin artistët shqiptarë

    Në edicion të dytë fitues u shpall Lumbardh Salihu, e në të tretin boksieri Drilon Rama.

    E së shpejti vlen të ceket se do të fillojë edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova.



    Source link

  • Justin Bieber: Njerëzit po më thonë të shërohem, do ta bëja po të mundesha (FOTO)

    Justin Bieber: Njerëzit po më thonë të shërohem, do ta bëja po të mundesha (FOTO)


    Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, është rikthyer në vëmendje pas një incidenti të fundit me paparacët në Malibu, Kaliforni.

    Pas përplasjes verbale me ta, ai ka ndarë një mesazh prekës në Instagram, ku ka folur hapur për betejat që po përjeton me veten.

    Në një rrëfim emocional, Bieber shkroi: “Njerëzit më thonë gjithmonë të shërohem. A nuk mendoni se do ta kisha bërë tashmë nëse do të mundesha? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin. Gjatë gjithë jetës sime kam provuar të përmirësohem, të jem si njerëzit që më thonë çfarë duhet të jem. Por kjo më lodh gjithnjë e më shumë dhe më bën më të keq”, u shpreh ai në fillim të postimit.

    Bieber pranoi gjithashtu se e vetmja gjë që e mban të qëndrueshëm është besimi i tij.

    “Sa më shumë përpiqem të rritem, aq më shumë përqendrohem te vetja. Jezusi është e vetmja qenie që më frymëzon të jetoj për të tjerët, sepse sinqerisht, jam i lodhur së menduari gjithmonë vetëm për veten time”, shtoi ai.

    Ky reagim vjen vetëm disa ditë pas një incidenti të tensionuar në Soho House Malibu, ku këngëtari u konfrontua ashpër me paparacët që e ndiqnin dhe e fotografonin teksa largohej nga ambienti.
    Ai iu drejtua me ton të lartë, duke u kërkuar të largohen dhe theksoi se ishin në pronë private.

    “Askush prej jush nuk mund të bëjë çfarë të dojë me mua. Mos iu afroni njerëzve që nuk i njihni, qoftë edhe nëse janë të famshëm apo jo”, u kishte thënë.

    Edhe pse sigurimi i tij u kërkoi paparacëve të largoheshin nga makina e artistit, ata vazhduan të filmonin momentet e tensionit.

    Ky incident dhe postimi emocional kanë shtuar më tej shqetësimet e fansave, të cilët muajt e fundit kanë vënë re ndryshime në sjelljen e Bieber-it.

    Ai është parë shpesh në publik duke vepruar në mënyrë të çuditshme dhe ka publikuar postime të pazakonta në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij emocionale dhe mendore.

    Justin Bieber, i cili është një nga artistët më të suksesshëm të dekadës së fundit, duket se po kalon një periudhë të vështirë, dhe fansat e tij anembanë botës po i qëndrojnë pranë me mbështetje dhe dashuri.



    Source link

  • Mexhiti: Pa marrë parasysh se kush do të jetë kryeministër, procesverbalet në qeveri do të jenë edhe në gjuhën shqipe


    -Ata që akuzojnë, i kanë bërë procesverbalet në gjuhën maqedonase, tha zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti në lidhje me publikimin e procesverbaleve në qeveri, shkruan TV21. Mexhiti tha se që nga dita e djeshme, pa marrë parasysh se kush udhëheq me seancën qeverisëse, procesverbalet do të jenë në dy gjuhë, respektivisht edhe në gjuhën shqipe.

    “Nuk është e vërtetë, procesverbalet në vazhdimësi, pra në qeveritë e kaluara kanë qenë vetëm në maqedonisht, vetëm ata një muaj sa ka qenë Talat Xhaferi kryeministër ka pasur në dy gjuhë, ndërsa 20 vite të tëra BDI-ja, qeveritë e BDI-së i kanë pasur në një gjuhë dhe dje e keni parë edhe dallimin, seancat që i udhëheq unë, dmth janë në dy…edhe procesverbalet edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa tash e tutje, për herë të parë, pa marrë parasysh se kush i udhëheq seancat qeveritare, për herë të parë pas 30 viteve, pa marrë parasysh se kush është kryeministër, edhe procesverbalet do të jenë në dy gjuhë, pra edhe në gjuhën shqipe. Prej kur? Prej dje”, tha Mexhiti.

    Source link



    Source link