Category: Uncategorized

  • Prapaskenat interesante/ Kërcënimi me zëvendësim, që ndezi Viniciusin në Kupë

    Prapaskenat interesante/ Kërcënimi me zëvendësim, që ndezi Viniciusin në Kupë


    Postuar: Prill 3, 2025 | 22:51

    <!–

    –>

    Në fund ishte Antonio Rydiger heroi i Realit të Madridit për kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit. Ishte gjermani që shënoi golin e barazimit 4-4 në kohën shtesë që rezultoi vendimtar për Madridin. Por, pavarësisht kësaj, ajo që ka rënë në sy ka qenë paraqitja e bërë nga Vinicius Zhunior.

    Vinicius-protest

    Braziliani nuk ka shënuar, por ka lënë gjurmë në takimin e së martës në mbrëmje. Nuk ka qenë konstant në 120 minutat, por vërtet në pjesën e dytë dhe në dy shtesat ai ka ndezur turbon, duke detyruar lojtarët e Sociedadit të përdorin metodat më të ashpra për ta ndalur.

    Duke iu kthyer paraqitjes së Vinit, mediat kanë zbuluar se ka qenë një kërcënim nga trajneri Ançeloti që ka futur në lojë sulmuesin brazilian. Karlo Ançeloti ishte afër marrjes së vendimit për zëvendësimin e Viniciusit në pjesën e dytë.

    I gjithë “Bernabéu” pa kur Davide dhe vetë trajneri italian shpërthyen me zemërim për qëndrimin apatik të brazilianit gjatë shumë fazave të ndeshjes, veçanërisht në mbrojtje. Biseda në fushë nuk la vend për dyshime, siç e konfirmoi edhe vetë trajneri pas ndeshjes.

    “Çfarë ndodhi me Vinicius? A i thatë se do ta zëvendësonit nëse nuk kontribuonte në mbrojtje?”, u pyet në një konferencë për shtyp. “Po, është e vërtetë, – tha Ançeloti, – Dhe pas asaj bisede, Vini e rriti ritmin dhe nxori të gjitha cilësitë e tij, duke luajtur një rol kyç në kohën shtesë. Ai dha dy asistime”.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


    <!–

    Për t’u bërë pjesë e grupit të “Panorama Sport” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
    KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

    –>

    <!–

    –>


    <!—->


    <!–

    –>

    (function(d, s, id) {
    var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
    if (d.getElementById(id)) return;
    js = d.createElement(s); js.id = id;
    js.src = “//connect.facebook.com/sq_AL/sdk.js#xfbml=1&version=v2.5”;
    fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
    }(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));
    window.fbAsyncInit = function() {
    FB.init({
    appId : ‘160375530664671’,
    xfbml : true,
    version : ‘v2.7’
    });
    };
    (function(d, s, id){
    var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
    if (d.getElementById(id)) {return;}
    js = d.createElement(s); js.id = id;
    js.src = “https://connect.facebook.com/en_US/sdk.js”;
    fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
    }(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

    Source link

    The post Prapaskenat interesante/ Kërcënimi me zëvendësim, që ndezi Viniciusin në Kupë appeared first on Gazeta-Telegram.com.





    Source link

  • Ofertë e papritur për Murinjon! Personazhi i ditës në Turqi tani shihet si rival i Ançelotit për një pankinë

    Ofertë e papritur për Murinjon! Personazhi i ditës në Turqi tani shihet si rival i Ançelotit për një pankinë


    Zhoze Murinjo është kthyer në personazhin e ditës në Turqi pas veprimit të fundit ku kapi për hunde trajnerin kundërshtar, Okan Byryk, pas derbit të Kupës që Fenerbahçe humbi ndaj Gallatasarajt. Por emri i tij sot ka dalë në skenë edhe për një arsye tjetër.

    murinjo

    Sipas gazetarëve të “Globoesporte” në Brazil, emri i Murinjos ka nisur të lakohet në ambientet e Federatës Braziliane për të marrë drejtimin e ”seleçaos”. Pas ngjarjeve të fundit në Turqi, largimi i tij i parakohshëm nga drejtimi i Fenerbahçes meqë nuk ka fituar asnjë trofe, bëhet mëse i mundur,

    Ndaj ai raportohet se është në listën me katër emra që ka përpiluar Federata Braziliane për drejtimin e përfaqësueses në Botërorin 2026. Dy të parët janë Zhorge Zhezus dhe Abel Ferrara, ndërsa emri i tretë është “ëndrra e vjetër” e brazilianëve, Karlo Ançeloti. Tashmë kësaj listë i shtohet edhe Murinjo, i cili mund të ketë shansin të provojë veten e tij me një ekip përfaqësues, më saktësisht më të suksesshmin në botë.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link

  • Gjesti bën deklaratë bombastike për Eglin


    Dy nga banorët më të komentuar të shtëpisë së Big Brother VIP, Gjesti dhe Egli, kanë pasur një bisedë të thellë dhe intime, ku kanë ndarë mendimet dhe ndjenjat e tyre që shpesh i mbajnë të fshehura ndaj njëri-tjetrit.

    Gjatë bisedës, këngëtari kosovar Gjesti ka shprehur interesin e tij për Eglin, duke i thënë: “Ti çdo natë do të flesh me mua, pse e ndalon këtë gjë? Ti kallesh krejt, pse e ndrydh veten?”, transmeton Insajderi.

    Egli, megjithatë, ka mbajtur qëndrim të qartë dhe ka theksuar se nuk mund të veprojë pa marrë pëlqimin e familjes së saj, duke e konsideruar këtë hap si shumë të rëndësishëm.

    “Pa marrë një fjalë nga familja ime, nuk ka shanse të marrë përsipër çfarë më do mua zemra,” iu përgjigj Egli.

    Gjesti, nga ana tjetër, ka theksuar se “jeta është e jotja” dhe se nuk duhet të lejojë pengesat e jashtme të ndikojnë në zgjedhjet e saj.

    Por, Egli ka kundërshtuar duke theksuar se, ndonëse zemra mund të dëshirojë shumë gjëra, nuk gjithmonë ato janë të sakta. “Zemra mund të dojë shumë gjëra, por nuk janë të sakta, janë gabim,” ka thënë Egli.





    Source link

  • Kelly zbulon pas daljes se Rozana është tallur me partneren e tij , ja çfarë i ka thënë


    Kelly ishte një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, i cili u eliminua nga shtëpia mbrëmjen e së martës.

    Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Kelly ndau me publikun historinë prekëse të partneres së tij, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë.

    Pas daljes nga spektakli, Kelly ka bërë një deklaratë tronditëse në një intervistë për TAR.

    Ai zbuloi se Rozana Radi është tallur me partneren e tij të sëmurë. Sipas Kelly-t, Rozana i ka thënë: “Shko merr një tufë flokësh.”





    Source link

  • Festa Qoqaj nuk lë vend për imagjinatë me këtë postim

    Festa Qoqaj nuk lë vend për imagjinatë me këtë postim


    Festa Qoqaj, blogerja dhe modelja e njohur, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit.

    Në një postim ne TikTok, ajo shfaqet me një fustan provokativ dhe elegant, shkruan Kosovarja.

    Fustan ky që thekson linjat e saj trupore dhe e bën atë të duket si një ikonë stili.

    Festa ka marrë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit dhe jo vetëm.





    Source link

  • Xheneta shihet në krahët e këtij ish banori të ‘BBVA’

    Xheneta shihet në krahët e këtij ish banori të ‘BBVA’


    Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Xheneta Fetahu karrierën e saj po e zhvillon në Shqipëri, si opinioniste tek ‘E diell’.

    Por kohës së fundit ajo publikon pamje te njëpasnjëshme nga përditshmëria e saj, shkruan “Kosovarja”.

    Pak minuta me parë ka ndarë një foto teksa shihet në krahët e ish banorit të ‘BBVA’ Liamit.

    Gjithashtu Liami është shprehur se “Nuk është ajo që mendoni ju, është më e mirë kjo”.

    No description available.





    Source link

  • Aktorja e njohur bëhet sërish nënë


    Jennifer Lawrence tani është nënë e dy fëmijëve!

    Sipas një raporti nga People, aktorja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Cooke Maroney. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth emrit dhe gjinisë së foshnjës.

    Një përfaqësues i Lawrence konfirmoi shtatzëninë e saj përmes Vogue në tetor 2024.

    Çifti u martuan në vitin 2019 në Rhode Island dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur Cy, në fillim të vitit 2022.

    Jennifer njihet më shumë për rolin e saj si Katniss Everdeen në serinë e filmave “Hunger Games” dhe si Raven Darkholme/Mystique në serinë e filmave prequel “X-Men”. Ajo gjithashtu luajti në “No Hard Feelings” dhe “Causeway” në 2023 dhe 2022, respektivisht.





    Source link

  • E përdorën imazhin e saj për të shitur pilula dobësimi, reagon Fifi

    E përdorën imazhin e saj për të shitur pilula dobësimi, reagon Fifi


    Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi imazhi i saj është përdorur pa leje për të reklamuar produkte false.

    Lajmi u bë i ditur nga vetë artistja përmes një videoje në Instastory, ku ajo sqaroi ndjekësit se nuk ka përdorur kurrë produkte të tilla dhe se trupi i shfaqur në reklamë nuk është i saj.

    “Më kanë dërguar shumë mesazhe duke më pyetur nëse këto hapa më kanë bërë efekt apo jo. Dua të them qartë se ai postim është plotësisht i rremë! Ai trup nuk është i imi, ata kanë marrë vetëm fytyrën time dhe e kanë montuar mbi një trup tjetër. Betohem në Zot që nuk kam përdorur asnjë lloj hapi. Fytyra është e imja, por trupi jo”, u shpreh ajo e revoltuar.

    Fifi gjithashtu publikoi fotot origjinale në Instagram për të vërtetuar se reklama ishte manipulim i pastër dhe një tentativë për të mashtruar publikun në emër të saj.

    Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta mes fansave të këngëtares, të cilët kanë dënuar ashpër abuzimin me imazhin e saj, ndërsa Fifi u bëri thirrje ndjekësve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.





    Source link

  • Gjesti nuk u ndahet fustaneve, çka fsheh brenda

    Gjesti nuk u ndahet fustaneve, çka fsheh brenda


    Gjesti është fenomen i momentit, banori më i komentuar në Big Brother.

    Ai ka marrë zemrat e publikut me stilin e tij të veçantë, shkruan Kosovarja.

    Së fundmi këngëtari ka veshur fustanin e Eglit, duke nxitur të qeshura të madha te banorja.

    Ky postim në instagram morri me mijëra komente nga ndjekësit e Gjestit dhe jo vetëm.

    Por a po fsheh ai diçka pas këtyre veshjeve?

    No description available.





    Source link

  • Gjesti më ka në zemër, dridhet për mua


    E ftuar në emisionin Fiks Fare, Xheneta Fetahu ka bërë disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, duke zbuluar të pathëna mbi marrëdhënien e saj me Gjestin, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4.

    Sipas Xhenetës, Gjesti ende ruan ndjenja për të, duke përmendur disa fakte që sipas saj e vërtetojnë këtë. Një ndër to është fakti që ai ende mban disa nga gjërat e saj personale brenda shtëpisë së BBVA.

    Për më tepër, ajo tha se në deklaratat e tij të fundit, Gjesti ka pranuar se momenti më i bukur për të në këtë format ishte pikërisht hyrja e saj në shtëpi.

    Përveç kësaj, Xheneta ndau edhe mendimin e saj për finalistët e këtij edicioni, duke dhënë emra të cilët sipas saj kanë më shumë gjasa të shkojnë deri në fund.

    Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke shtuar më shumë kuriozitet për atë që mund të ndodhë mes saj dhe Gjestit pas përfundimit të spektaklit.

    A është ende e hapur historia mes tyre? Kjo mbetet për t’u parë!





    Source link