Category: Uncategorized

  • Sabrina Carpenter po e konsideron fikjen e telefonave në koncertet e saj


    Sabrina Carpenter ka deklaruar se “absolutisht” do të merrte në konsideratë ndalimin e telefonave në koncertet e saj të ardhshme, pasi u detyrua të fikte vetë pajisjen e saj gjatë një koncerti ku ishte e pranishme si spektatore.

    “Kjo me siguri do t’i mërzisë fansat e mi, por absolutisht”, tha këngëtarja 26-vjeçare e hitit Espresso për revistën Rolling Stone, në një intervistë të publikuar të mërkurën.

    Carpenter filloi të mendojë për mundësinë që edhe fansat e saj të largonin telefonat në çanta të posaçme, pasi pa duon Bruno Mars dhe Anderson .Paak – Silk Sonic – ta bënin këtë gjatë një performance në Las Vegas.

    “Ata më fikën telefonin”, tha ajo. “Nuk kam përjetuar kurrë ndonjëherë një koncert më të mirë. U ndjeva sikur isha kthyer në vitet ’70 – edhe pse s’isha as e lindur. Por me të vërtetë u ndjeva sikur isha aty”.

    “Të gjithë këndonin, kërcenin, shikonin njëri-tjetrin dhe qeshnin”, shtoi ajo. “Ishte diçka vërtet, vërtet e bukur”.

    “Unë jam rritur në epokën kur njerëzit i përdorin iPhone-et në koncerte”, pranoi ylli i këngës Please Please Please. “Kjo fatkeqësisht tani më duket shumë normale. Nuk mund t’i fajësoj njerëzit që duan të ruajnë kujtime”.

    Megjithatë, fansat e Carpenter nuk duhet të shqetësohen për momentin. Këngëtarja e Manchild sugjeroi se nuk do të vendosë ndalimin e telefonave edhe për ca kohë.

    “Varet se sa gjatë dua të jem në turne dhe në çfarë moshe do jem”, tha ajo me humor. “Zemër, hiquni ato telefona. Nuk keni pse zmadhoni fytyrën time”.

    “Tani për tani, lëkura ime është e butë dhe e freskët. S’ka problem”, shtoi ajo. “Por mos më zmadhoni kur të jem 80 vjeç në skenë”.

    Deklaratat e Carpenter rreth telefonave shkaktuan reagime të ndryshme nga publiku.



    Source link

  • Ish-konkurrenti bën deklaratën e fortë, thotë se Big Bastës i është premtuar çmimi i madh në Ferma VIP 2


    Pas eliminimit nga Ferma VIP 2, këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka ndarë opinionin e tij të sinqertë mbi rrjedhën e lojës dhe pretendentët për fitoren e këtij edicioni.

    I ftuar në një intervistë pas daljes, Ndoci u shpreh pa doreza kur iu drejtua pyetja nga moderatorja Aulona Musta: “Kush është për ty fituesi?”.

    Artisti e nisi përgjigjen me diplomaci, duke thënë: “Të gjithë janë të mirë, kush dëshiron le ta fitojë. Më dëshiru tjetër e kush e merr tjetër”.

    Megjithatë, ai nuk hezitoi të theksonte se sipas tij, Big Basta është më i favorizuari për të dalë fitues, duke lënë të kuptohet se ka pasur përfitime brenda fermës që nuk u janë dhënë të gjithëve.

    “Unë kam arsye me thënë që do ta marrë Big Basta. Ka të gjitha premisat. Ka qenë shumë më i privilegjuar se ne të tjerët aty. Ai ka qenë për me dalë qysh në javën e tretë për nga aftësia”.

    Megjithatë, preferencat personale të Ndocit për fitues janë të tjera.

    Ai përmendi me respekt dhe vlerësim dy emra që, sipas tij, e kanë mbajtur gjallë garën përmes një loje të fortë dhe të vazhdueshme: Andueli dhe Andrea.



    Source link

  • BDI Tetovë: Kapitullim, jo barazi – turpi që po nënshkruani në emër të shqiptarëve!


    KAPITULLIM, JO BARAZI – TURPI QË PO NËNSHKRUANI NË EMËR TË SHQIPTARËVE!

    Mos me besu, por po ndodh!

    VLEN po e quan këtë “fitore” për përfaqësimin e drejtë – në të vërtetë është një LIGJ KAPITULLIMI për shqiptarët!

    Pas 20 vitesh pritje, nuk sollën ligj për përfaqësim të barabartë ashtu sic deklarojne, por përulje para Karakamishevës dhe atyre që gjithmonë kanë synuar të relativizojnë përfaqësimin e shqiptarëve në shtet- padroneve të tyre.

    Pa kalkulator proporcional, pa detyrim zbatimi dhe pa asnjë ndëshkim për shkelësit.

    Me këtë ligj:

    Përfaqësimi i shqiptarëve do të bjerë, sepse diaspora u fshi me vendim të kësaj qeverie.

    Komunitetet më të vogla do të kenë përparësi ligjore, dhe kjo nuk do të quhet diskriminim!

    Ky nuk është operacionalizim i parimit kushtetues, por nënçmim brutal i Marrëveshjes së Ohrit!

    Një ligj që nuk mbron përfaqësimin, por e delegon tek një “trup koordinues” pa fuqi, pa mandat, dhe pa pavarësi.

    Kjo nuk është barazi! Kjo është fasadë ligjore për të mbuluar vasalitetin politik dhe tërheqjen nga të drejtat kolektive të shqiptarëve.

    VLEN duhet të japë llogari para popullit!

    Kush i autorizoi të negociojnë të drejtat tona në tavolinat e Karakamishevës?

    Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po na serviret si “ligj për barazi”?

    TURPI KA EMËR!

    Që të mos ju mbulojë turpi, keni edhe 24 orë kohë – deri në mbledhjen e nesërme të qeverisë suaj pa legjitimitet – që të tërhiqeni. Anëtarët e grupit që kanë nënshkruar këtë dokument të ‘kapitullimit’ të shqiptarëve, të përpiluar nga Karakamisheva, të distancohen menjëherë nga ai dhe nga ky akt politikisht i turpshëm, për të ruajtur dinjitetin e tyre dhe të familjeve të tyre!



    Source link

  • BDI: Bota demokratike nuk mund të qëndrojë duarkryq përballë rrezikut të një Irani të armatosur bërthamor


    Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe mbështet përpjekjet e koordinuara të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në duar të regjimeve autoritare.

    Zhvillimet e fundit tregojnë se bota demokratike nuk mund të qëndrojë duarkryq përballë rrezikut të një Irani të armatosur bërthamor, që do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale, paqen në rajon dhe të drejtat e miliona qytetarëve të pafajshëm.

    BDI qëndron fuqishëm në anën e vlerave euroatlantike: parandalimit të kërcënimeve bërthamore, mbrojtjes së paqes, dhe forcimit të sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe përgjegjësi.

    Kjo është një kohë që kërkon vendosmëri, koordinim dhe maturi.

    BDI rithekson përkushtimin e saj ndaj paqes, sigurisë kolektive dhe partneritetit të pathyeshëm me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.



    Source link

  • Facebook lançon fjalëkalimet çelës në iOS dhe Android

    Facebook lançon fjalëkalimet çelës në iOS dhe Android


    Facebook filloi lançimin për fjalëkalimet çelës në iOS dhe Android tha rrjeti social ditën e Mërkure. Identifikimi përmes Passkey e bën më të vështirë që aktorë të këqij të fitojnë qasje në distancë në llogaritë e përdoruesve sepse kërkohet qasja fizike në telefon.

    Ndryshe nga identifikimi standard, fjalëkalimet çelës përdorin Face ID ose Touch ID, PIN ose çelësa fizikë verifikimi për të konfirmuar kredencialet.

    Kështu fjalëkalimet çelës heqin varësinë ndaj emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve të cilët mund të hakohen përmes metodave të peshkimit.

    Facebook thotë se fjalëkalimet çelës do të fillojnë të lançohen edhe në Messenger në muajt në vijim dhe përdoruesit do të jenë në gjëndje të përdorin të njëjtin passkey për të gjitha shërbimet.

    Passkeys mund të pëdoren për të të plotësuar forma pagesash gjatë blerjeve përmes Meta Pay tha Facebook. Facebook është një nga shumë kompanitë teknologjike që ka prezantuar mbështetjen për përdorimin e çelësave të kalimit gjatë vitit të kaluar. Emra të tjerë të mëdhenj që e kanë bërë këtë përfshijnë Apple, Microsoft, Amazon, Google, PayPal, TikTok, WhatsApp, X dhe GitHub.

    Source link





    Source link

  • Veshët e bllokuar mund të jenë simptomë e një tumori


    Një mjek onkolog ka zbuluar se një ndjesi e zakonshme në veshë mund të jetë shenjë paralajmëruese e një forme të rrezikshme kanceri, njërit prej tumoreve me rritje më të shpejtë në botë

    Tumoret malinje të kokës dhe qafës janë në rritje, sidomos te të rinjtë, ndërsa studiuesit po përpiqen të kuptojnë arsyet e këtij trendi shqetësues.

    Zbulimi dhe trajtimi i hershëm janë thelbësorë për një prognozë sa më të mirë. Prandaj, është me rëndësi që çdo simptomë e mundshme të mos neglizhohet dhe të konsultohet sa më shpejt me mjekun.

    Siç raporton gazeta britanike Mirror, onkologu Dr. Jiri Kubes nga Qendra për Terapinë me Protone në Pragë thekson:

    “Diagnoza e hershme është thelbësore. Sa më shpejt të identifikohet kanceri i kokës dhe qafës, aq më të mëdha janë gjasat për trajtim të suksesshëm.”

    Sipas Dr. Kubes, kanceri i kokës dhe qafës është ndër tumoret me përhapje më të shpejtë globalisht, por fatkeqësisht ndërgjegjësimi për këtë sëmundje mbetet i ulët.

    Ai thekson se veshët e bllokuar vazhdimisht, ndjesi e ngjashme me atë që përjetohet pas zhytjes në ujë, mund të sinjalizojnë një problem serioz në zonën përreth.

    “Dhimbja e vazhdueshme e veshit mund të jetë një tjetër shenjë paralajmëruese e pranisë së tumorit,” shton ai.

    Dr. Ahmed Raslan, M.D., Neurosurgeon, Director of Neurological Surgery Clinical Operations, and Medical Director of OHSU Neuroscience Quality (left), reviewing brain image on computer screen with colleague.

    Shenja të tjera që nuk duhen injoruar përfshijnë:

    • dhimbje në mishrat e dhëmbëve,
    • plagë (ulcera) në gojë që nuk shërohen,
    • dhimbje të dhëmbëve të pashpjegueshme,
    • njolla të bardha ose të kuqe në gojë.

    “Mos e neglizhoni dhimbjen – bëni një kontroll tek mjeku i familjes, pasi mund të jetë një lezion kanceroz,” këshillon Dr. Kubes.

    Një tjetër alarm është edhe dhimbja e fytit që zgjat më shumë se dy javë, apo ndryshimet e papritura në zë, përfshirë ngjirjen.

    “Këto janë shenja të qarta që nuk duhet të injorohen,” përfundon onkologu.

    #Veshët #bllokuar #mund #të #jenë #simptomë #një #tumori
    #Veshët #bllokuar #mund #të #jenë #simptomë #një #tumori





    Source link

  • Detaje nga dështimi i transferimit të Mirlind Dakut te Zenit St. Petersburg – prapaskenat dhe ndikimi i Gazpromit

    Detaje nga dështimi i transferimit të Mirlind Dakut te Zenit St. Petersburg – prapaskenat dhe ndikimi i Gazpromit


    Transferimi i Mirlind Dakut nga Rubin Kazani te Zenit St. Petersburg ka dështuar, pavarësisht interesimit konkret të klubit nga veriu i Rusisë dhe marrëveshjes paraprake me klubin e lojtarit. Arsyeja? Mosmarrëveshjet për kushtet personale me vetë sulmuesin, por edhe diçka tjetër në prapavijë.

    Zeniti kishte shfaqur interesim të madh për Dakun dhe kishte arritur një marrëveshje me Rubinin, por jo edhe me përfaqësuesit e lojtarit. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë klubi i Rubin Kazanit, i cili ka njoftuar se sulmuesi shqiptar do t’u bashkohet përgatitjeve për sezonin e ri.

    “Në përgjithësi, negociatat nuk janë çështje e lehtë. Negociatat mes klubeve janë një gjë, ndërsa me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij janë çështje tjetër. Në këtë rast, nuk ishte e mundur të arrijmë marrëveshje për kushtet personale. Dhe ato përfshijnë jo vetëm aspekte financiare”, ka deklaruar Alexander Medvedev, udhëheqësi i bordit të drejtorëve të Zenitit, për mediumin rus Sport-Express.

    Sipas mediave ruse, Zeniti ishte i gatshëm të paguante rreth 8.5 milionë euro për kartonin e Dakut, por transferimi nuk u finalizua. Lojtari ishte në Shën Petersburg, por tashmë pritet të rikthehet në Kazan dhe të jetë pjesë e fazës përgatitore të skuadrës.

    Një arsye tjetër që besohet se ndikoi në mosrealizimin e këtij transferimi është edhe veprimi i Dakut gjatë “Euro 2024”, ku pas një ndeshjeje me Shqipërinë, ai u përfshi në një incident verbal kundër serbëve dhe maqedonasve.

    Lexo po ashtuLokomotiva Moska mbyll derën për transferimin e Mirlind Dakun, çmimi i kërkuar nga Rubin Kazan konsiderohet i lartë  

    UEFA e dënoi sulmuesin për atë sjellje, dhe në Rusi, sidomos në klubet me lidhje të forta me Serbinë, kjo nuk u prit mirë.

    Mediumi rus Business-Gazeta ka analizuar ndikimin që mund të ketë pasur Gazprom, kompania gjigante e gazit dhe një nga sponsorët kryesorë të Zenitit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit.

    Sipas raportimeve, shefi ekzekutiv i Gazpromit, Alexey Miller, kishte bllokuar transferimin e Dakut që një vit më parë për shkak të asaj thirrjeje të lojtarit shqiptar. Marrëdhëniet e ngushta të Zenitit me klubin serb, ku luajnë shpesh ndeshje miqësore dhe kanë bashkëpunim zyrtar, mund të kenë qenë një faktor vendimtar.

    Ndërkohë, në kampin e Rubin Kazanit duket se kanë mirëpritur qëndrimin e Dakut në ekip, ku dy bashkëlojtarë të tij thonë se nëse ai qëndron do të ishte e shkëlqyer.

    “Është plus i madh për Rubinin nëse Daku qëndron. Do të jetë absolutisht fantastike. Të gjithë kemi përcjellë lajmet dhe kemi reaguar shumë pozitivisht pasi Daku është lider. Ne duam të mbajmë një lojtar si ai dhe të luftojmë për pozita më të mira”, ka thënë mesfushori Ruslan Berzukov.

    “Do të jemi të lumtur për Dakun në secilin skenar. Ai ka synimet personale. Por do të jemi më të lumtur nëse ai qëndron me ne,” ka shtuar mbrojtësi Alexey Gritsenko.

    Daku, i cili është nën kontratë me Rubin Kazanin deri në verën e vitit 2025, mbetet një nga sulmuesit më të dalluar në futbollin rus dhe është një nga lojtarët kyç të Kombëtares së Shqipërisë.



    Source link

  • Merko ia hedh fajin Shaqirit: Ish-ministri i propozoi drejtorët, unë vetëm firmosa

    Merko ia hedh fajin Shaqirit: Ish-ministri i propozoi drejtorët, unë vetëm firmosa


    Në Gjykatën Themelore të Strugës, sot pritet të paraqitet fjala përfundimtare e mbrojtjes së kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në procesin gjyqësor për katër raste të bashkuara që kanë të bëjnë me emërime të paligjshme të drejtorëve në shkollat fillore: “Goce Dellçev” në Podgorcë (dy raste), “Murat Labunishti” në fshatin Labunishtë dhe “Ashim Agushi” në fshatin Radozhdë.

    Gjyqtari Jordan Jovanov, në seancën e kaluar, informoi se mbrojtja kishte kërkuar kohë shtesë për përgatitjen e fjalës përfundimtare për shkak të natyrës së ndërlikuar të rasteve të bashkuara.

    Në deklaratën e tij para gjykatës, Merko këmbënguli se nuk kishte vepruar në kundërshtim me ligjin gjatë emërimeve, duke theksuar se ai vetëm kishte nënshkruar dokumentet e përgatitura nga shërbimet komunale. Sipas tij, po të kishte shkelur ligjin, Ministria e Arsimit do t’i kishte marrë kompetencat – gjë që nuk kishte ndodhur. Ai deklaroi se ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ishte në dijeni të situatës dhe kishte konfirmuar se ekzistonin baza ligjore që një person nga jashtë shkollës të emërohej si ushtrues detyre nëse asnjë kandidat nga institucioni nuk aplikonte për postin. Merko shtoi se në shumë raste, vetë ministri Shaqiri kishte propozuar personat që më pas u emëruan, dhe se drejtorët e rinj kishin deklaruar se nuk ishin takuar me Merkon, por ishin caktuar nga ministria.

    Ai ngriti pyetjen se si është e mundur që vetëm ai të jetë nën akuzë, kur kompetencat për emërimet janë të përbashkëta me Ministrinë e Arsimit dhe janë të rregulluara në të njëjtin nen të ligjit. Merko përmendi gjithashtu se edhe ministrja aktuale e Arsimit, Vesna Janevska, kishte emëruar ushtrues detyre drejtorë në fillim të vitit shkollor 2024/25 në Drasllajcë dhe Podgorcë – edhe pse ata nuk plotësonin kriteret.
    Sipas tij, të gjithë drejtorët e emëruar kanë punuar në mënyrë të ndershme dhe profesionale, ndërsa nga dëshmitë e inspektorëve, në rastin më të keq bëhet fjalë për shkelje administrative, jo për vepër penale.

    Përveç këtij procesi, Merko është i përfshirë edhe në një rast tjetër të ndarë që lidhet me shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë. Ndaj tij po zhvillohen dhe procese të tjera gjyqësore për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa më 9 qershor, Gjykata e Strugës e shpalli të pafajshëm për rastin e prokurimit të një veture luksoze “Audi” me vlerë prej 67.000 euro.



    Source link

  • Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Partizani në Europë, më shumë pjesëmarrje se skuadrat e tjera që përfaqësojnë Shqipërinë

    Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Partizani në Europë, më shumë pjesëmarrje se skuadrat e tjera që përfaqësojnë Shqipërinë


    Partizani është klubi që ka përfaqësuar më tepër Shqipërinë në Europë, nga skuadrat aktuale. Bëhet fjalë për pjesëmarrje në 26 edicione të mëparshme, ndërsa i radhës do të jetë i 27-ti. Partizani ndjek Tiranën e 30 paraqitjeve, që mbeti pa Europë. Më pas vjen Dinamo me 17 dhe Vllaznia me 16. Egnatia, nga klubet e tanishme që do përfaqësojnë Shqipërinë, e ka paraqitjen e tretë. “Panorama Sport” ka vëzhguar sfidat e kaluara të Partizanit në Europë.

    partizani2

    “Demat” kanë ruajtur vazhdimësinë, nga sezoni i rikthimit në elitë(2013-‘14). Në anën tjetër duhet përmendur edhe se prej pesë sezonesh janë pjesëmarrës të rregullt në Europë. Të kuqtë do të luajnë në Ligën e Konferencës me koeficientin 6.5, si asnjë klub tjetër i Superiores. Në vëzhgimin e “Panorama Sport” nuk përfshihen kompeticione si Kupa e Ballkanit. Në vitin 1970, Partizani e fitonte duke u bërë klubi i vetëm shqiptar me trofe ndërkombëtar.

    FILLIMI- Përfaqësimi i klubeve shqiptare në Europë nisi nga Partizani. Ishte viti 1962, kur të kuqtë sfiduan Norkoping në kompeticion që tashmë është Liga e Kampioneve. Partizani ka gjetur disa emra me peshë, përgjatë 60 viteve. Këln, Torino, Malmo, Sëllik, Austria e Vienës dhe Benfika para viteve ‘90 ndër të tjerë, kujtohen nga tifozët edhe sot e kësaj dite me nostalgji.

    Pas viteve ‘90 mund të thuhet se është e njëjta panoramë, vetëm se Partizani ka filluar të kalojë ture, për shkak edhe të ndryshimit të kompeticioneve. Kështu, Fejenord, Fenerbahçe, Ferencvaros dhe Salzburg kanë lënë kujtime te Partizani.

    PENGU- Partizani ka një peng të madh, për sa u përket pjesëmarrjeve në Europë. Janë dy raste të viteve të fundit, që futen tek arritje më të madha për kryeqytetasit në Europë. Peng është sezoni 2023-‘24, kur Partizani flirtoi me kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.

    Astana ia doli të shkojë më tej, pasi barazoi 1 me 1 në “Elbasan Arena”, ndërsa kishte fituar 1-0. Në një tjetër edicion, Partizani flirtoi me grupet e Ligës së Europës. Ishte viti 2016, kur lanë Ligën e Europës fillimisht, për të marrë vendin e Skënderbeut të pezulluar në Champions. Pas eliminimit historik të Ferencvaros, Partizani ishte pranë mrekullisë. Vrullin e ndali shorti i vështirë, që më pas i rezervoi Salzburgun dhe Krasnodarin. Partizani e mbylli në “playoff” të Ligës së Europës.

    E ARDHMJA- Për shkak edhe të vazhdimësisë së mëparshme, Partizani ka mundësinë që të kalojë sërish ture në Europë. Të vendosur si skuadër favorite në dy turet e para të Ligës së Konferencës, të kuqtë janë njohur me kundërshtarin. Fillimisht do të sfidojnë Kaljun e Estonisë, dhe në rast triumfi ndaj tyre do të përballen me fituesin e çiftit Hegelman-St, Patrik. Në turin e tretë, mundësitë më të mëdha janë që Partizani të renditet te jofavoritët. Megjithatë, i sigurt është fakti se nëse Partizani përfaqëson Shqipërinë sërish në Europë përgjatë edicionit të vitit 2026-‘27, atëherë do të jetë me koeficientin më të lartë të viteve të fundit.

    Screenshot 2025-06-19 120251-logo

    EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Kurti: Opozita s’do Kuvend, janë deputetë nomadikë!


    Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka deklaruar se deputetët opozitarë që nuk po duan të konstituohet Kuvendi. Sipas tij, ata janë deputetë nomadikë. Ndërkaq, qeveria në detyrë, ajo mes Kurtit 2 dhe Kurtit 3, është Qeveria 2.5

    “Deputetët e mazhorancës po e duan më shumë Kuvendin, e ata e kanë qeverinë. Ndërkaq deputetët e opozitës, të cilët nuk kanë qeveri, e kanë veçse Kuvendin dhe nuk po e duan Kuvendin.

    Në këtë frymë, më lejoni që deputetët opozitarë, të cilët nuk po duan që Kosova të ketë Kuvend, pra që ata të kenë shtëpi, t’i quaj deputetë nomadikë. Sepse nomadët janë ata të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi.

    Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve.

    Do të shkojmë sërish në Kuvend, por sa më herët që ta kuptojnë që kundërshtimin ndaj meje do të mund ta thonë kur vjen puna te votimi i qeverisë, aq më mirë do të jetë – edhe për ata, edhe për Republikën.

    Në ndërkohë, Qeveria e Republikës së Kosovës, njëmend i ka kompetencat e kufizuara, por nuk kemi më pak punë. Ne nuk kemi më pak punë – ne kemi më pak kompetenca.

    Dhe ndërmjet Kurtit 2 dhe Kurtit 3, e kemi këtë qeveri në detyrë, që është qeveri në tranzicion – le ta quajmë Kurti 2.5.”. Kurti këto deklarata i dha në Podujevë.



    Source link