Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!
Category: Uncategorized
-
Petkoviç: Ndërkombëtarët kanë garantuar se serbët mund të shkojnë në Kosovë për të votuar
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se serbët e zhvendosur do të mund të udhëtojnë me autobusë për në Kosovë për të votuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Nga ana e komunitetit ndërkombëtar, Beogradi mbrëmë mori një garanci të qartë dhe të fortë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në procedurat ekzistuese për hyrjen e serbëve të zhvendosur brenda vendit për të votuar dhe se do t’u mundësohet që pa pengesa, pa ndalime dhe pa shqetësime të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Petkoviç.
Ai shtoi gjithashtu se partnerët ndërkombëtarë i konfirmuan Beogradit se përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm të dielën e 9 shkurtit në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për të siguruar hyrjen e serbëve në Kosovë për të votuar. Mediat në Kosovë raportuan se autobusëve me serbë që do të vijnë për të votuar nuk do t’iu lejohet hyrja, përveç nëse janë pjesë e linjave të rregullta ose nëse kërkojnë leje nga institucionet përkatëse si dhe mund të hyjnë vetëm transportuesit që kanë linja të regjistruara për transport ndërkombëtar.
Për këtë çështje, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë ende përgjigje. Shteti serb është angazhuar për të organizuar votimin e serbëve të zhvendosur nga Kosova në Serbi për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këtë proces është përfshirë edhe Komisariati për Refugjatë dhe Migrim, që është organizatë shtetërore në këtë vend. Ky komisariat, më 17 janar u bëri thirrje serbëve që të votojnë në zgjedhje dhe i njoftoi se transporti deri në vendvotime do të organizohet për të gjithë të interesuarit.Ndërkaq, më 21 janar, Partia Përparimtare Serbe (SNS), që ka pushtetin në Serbi, ka mbështetur publikisht Listën Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe ka bërë thirrje që të votohet për të.
Kosova mban zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt dhe të drejtë vote kanë mbi 2 milionë votues brenda dhe jashtë vendit. Në garë për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur./REL
-
Merko pa asnjë detyrë, Faton Pollozhani në krye të Degës së BDI-së në Strugë
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qëndrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e mbajtur në Kërçovë, u vendos që Faton Pollozhani të emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë.
Ky vendim, siç thuhet në komunikatën e BDI-së, vjen si vazhdimësi e procesit të reformave të brendshme në parti, të bazuara në rregulla të rrepta të vetingut dhe në konsultim me antarësinë e BDI- së në Strugë dhe shumicën e qytetarëve të Strugës.
“BDI ka nisur një epokë të re transparence dhe llogaridhënieje. Faton Pollozhani është një politikan i ri dhe i dëshmuar, i cili ka nisur angazhimin e tij politik si aktivist i devotshëm për qytetarët e Strugës. Ai ka shërbyer me përkushtim si zëvendësministër i Transportit, duke treguar aftësi dhe përgjegjësi në detyrën e tij”, thuhet në njotimin e BDI-së.
Me këtë vendim, thuhet më tej, BDI jo vetëm që vazhdon reformat e saj të thella dhe të bazuara në standarde të larta etike, por edhe tregon qartë se të rinjtë e aftë dhe të dëshmuar po marrin pozicione kyçe për të ndërtuar të ardhmen politike të vendit.
“Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për të sjellë ndryshime të prekshme, duke mbështetur udhëheqës me integritet dhe vizion të qartë për zhvillimin e Strugës”.
Ndryshe, Rami Merko, ish-kryetari i Degës në Strugë është “shkarkuar” nga të gjitha detyrat edhe në Degën e Strugës.
Autorizohet UD Kryetari i Degës të bëjë konsultimet me Anëtarët e Këshillave vendor, dhe të bëjë propozime për UD Kryetarë të Këshillave vendor, UD Anëtarë të Kryesive të Këshillave vendor dhe UD Anëtarë të Kryesisë së Degës.
-
Ahmeti nga Studeniçani: Shqiptarët nuk e durojnë poshtërimin
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Studeniçan mori pjesë në mbledhjen me popullin, të organizuar nga Dega e partisë.
Gjatë takimit me banorët e Studeniçanit, thuhet në njoftimin drejtuar mediave, u diskutua për rëndësinë e marrëdhënieve ndëretnike dhe ruajtjen e multietnicitetit si vlerë të pazëvendësueshme për stabilitetin e vendit.
“Ali Ahmeti theksoi nevojën për mbrojtjen e të drejtave të arritura të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, si dhe garantimin e barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallim. Një tjetër pikë thelbësore që u diskutua ishte zhvillimi i qëndrueshëm, që garanton një të ardhme të sigurt dhe të barabartë për të gjithë komunitetet”, thuhet në njoftimin e BDI-së. Ahmeti,
Ahmeti u shpreh më tej se shqiptarët kanë treguar gjithmonë maturinë dhe përgjegjshmërinë e tyre dhe janë të gatshëm të mbrojnë dinjitetin dhe të drejtat e tyre dhe se ata nuk e durojnë poshtërimin dhe nuk do të lejojnë që askush të minojë përpjekjet e tyre për barazi dhe respekt në këtë shoqëri.
“Ali Ahmeti siguroi se BDI do të vazhdojë të mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëjetesës ndërmjet grupeve etnike dhe për përparimin e një shoqërie ku të drejtat e secilit respektohen dhe të gjithë përfitojnë nga zhvillimet dhe mundësitë e reja”, thuhet në njoftimin për media të BDI-së.
-
Ndahet Hatixhja dhe Jashari, shfaqet në gjendje të rënduar emosionale
Një video e Hatixhes me lotë në sy, bëri të gjithë të aludojnë se ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj Jashari.Një zemër e thyer dhe kënga ku thuhet “Harrom” e bënë edhe më të besuar këtë aludim.
Kujtojmë që lidhja e tyre ishte një nga lidhjet më të komentuara për arsyeje të luksit të treguar.
Urojmë që ky të jetë vetëm një aludim i ndjekësve të saj!
-
Kasami për Zërin e Amerikës: Bashkëpunim, jo koalicion formal me VMRO-në në zgjedhjet lokale
Kryetari i Lëvizjes BESA dhe drejtues i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ka folur për bashkëpunimin e mundshëm me VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale.
Kasami sqaroi se koalicion formal nuk do të ketë, por ideja është që partnerët e qeverisë të mbështesin kandidatët e njëri-tjetrit në ato komuna ku nuk garojnë mes vete.
“Ne jemi pjesë e koalicionit qeveritar, edhe në të kaluarën kemi pasur bashkëpunime si parti opozitare, tani kemi bashkëpunim edhe në kuadër të qeverisë. Zgjedhjet lokale janë më specifike sepse nuk mund të flasim për një bashkëpunim formal me VMRO-në sepse kemi komuna ku konkurojmë me VMRO-në, siç është komuna e Kërçovës, e Bërvenicës, ku beteja do të bëhet kryetar shqiptar apo maqedonas. Këtu e kemi më të vështirë për të bashkëpunuar por kemi komuna si ajo e Tetovës, Çairit e Gostivarit ku dihet se fituesi është shqiptar dhe komuniteti maqedonas në minorancë aty dhe aty edhe në të kaluarën maqedonasit kanë votuar për shqiptar. Sa i përket listave për këshilltarë ne konkurojmë veçmas dhe çdonjëra parti kërkon vota për kandidatët e saj dhe nuk mund të themi se do të kemi koalicion, por si parti të qeverisë do të kemi bashkëpunim”, tha Kasami.
-
Shefi i zyrës së BE-së shkon në QKN, vëzhgon nga afër procesin e numërimit
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, konkretisht sallën “1 Tetori”, për të parë nga afër procesin e numërimit të votave.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Orav nëpërmjet një postimi në “X” ku ka postuar fotografi nga kjo qendër.
“Sot kam vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku është duke vazhduar procesi i numërimit”, ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë.
-
Presidentja Osmani merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), një nga forumet më prestigjioze globale për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.
Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Përveç takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen përgjatë konferencës.
Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.
-
KQZ-ja mban mbledhje, publikohet rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në orën 14:30 mban mbledhjen e radhës.
Sipas rendit të ditës do të jenë katër pika që e përbëjnë këtë mbledhje.
The post KQZ-ja mban mbledhje, publikohet rendi i ditës appeared first on KosovaNews.
The post KQZ-ja mban mbledhje, publikohet rendi i ditës appeared first on Gazeta-Telegram.com.
-
Zbulohen 11 kilogramë opium në Veles, hapet hetim për trafik të paligjshëm të narkotikëve
Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike”.
I dyshuari 54-vjeçar, në oborrin e një shtëpie në Veles, ilegalisht mbante gati 11 kilogramë lëndë narkotike opium, e paketuar në disa pako më të vogla. Droga u gjet dhe u konfiskua gjatë kontrollit.
Prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Veles për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me qëllim sigurimin e tij gjatë procedurës