Category: Uncategorized

  • Ministrja Gërvalla do të  marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih (MSC), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë globale.

    MPJD ka njoftuar se diskutimet do të përqendrohen në sfidat aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve.

    “Në këtë konferencë, që mbledh çdo vit liderë botërorë, diplomatë të lartë dhe ekspertë të sigurisë, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologë nga vende të ndryshme të botës dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

    Tutje theksohet se pjesëmarrja e Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), rikonfirmon përkushtimin për stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare, si dhe për thellimin e partneriteteve strategjike në adresimin e sfidave të përbashkëta.

    Source link

    Source link

  • Zbulohet bashkëshorti i Gerta Gixharit – botimet.com

    Zbulohet bashkëshorti i Gerta Gixharit – botimet.com

    Gerta Gixhari është njëra nga banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ e cila iu bashku garës që nga nata e parë.

    Ajo me dinamikat e njëpasnjëshme në shtëpi vazhdon të komentohet edhe në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

    Gerta dhe bashkëshorti i saj kanë 24 vite që njihen, dhe nga martesa e tyre i kanë dy djem, por në llogarinë e saj i publikon shumë rrallë, duke i respektuar edhe privatësinë e tyre.

    Por më në fund shihet një foto ku çifti shfaqen bashkë në ashensor.

    Source link

  • Zbulohet bashkëshorti i Gerta Gixharit

    Zbulohet bashkëshorti i Gerta Gixharit

    Gerta Gixhari është njëra nga banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ e cila iu bashku garës që nga nata e parë.

    Ajo me dinamikat e njëpasnjëshme në shtëpi vazhdon të komentohet edhe në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

    Gerta dhe bashkëshorti i saj kanë 24 vite që njihen, dhe nga martesa e tyre i kanë dy djem, por në llogarinë e saj i publikon shumë rrallë, duke i respektuar edhe privatësinë e tyre.

    Por më në fund shihet një foto ku çifti shfaqen bashkë në ashensor.

    Source link

  • Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan

    Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan

    Ekipi i ekspertëve të AKSK dhe AKSHI kanë fituar sërish vendin e parë në Balkans Live-Fire Cybersecurity Exercise, duke tejkaluar ekipet e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ky ushtrim tre-ditor, i organizuar në Tiranë nga CybExer Technologies dhe e-Governance Academy (eGA), sfidoi ekspertët në mbrojtjen e një infrastrukture të plotë IT ndaj sulmeve të simuluara nga një Red Team i specializuar.

    Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan për

    Ky sukses vërteton edhe një herë përgatitjen dhe aftësinë e ekipit tonë në zbulimin, mbrojtjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike në kohë reale. Shqipëria po ndërton një sistem të fortë mbrojtjeje kibernetike dhe ky rezultat është një dëshmi tjetër e përkushtimit të ekspertëve tanë! /SCAN

    Source link

    Source link

  • Si të kuptoni që keni probleme me tiroidet, pasojat që sjellin në shëndet

    Ju kap plogështia që pa nisur dita?

    Jeni nervoz, keni shtuar në peshë ose ju bien shumë flokët? Apo ndodh e kundërta: Jeni me energjikë seç duhet, djersisni shumë dhe ndiheni në ankth? Mund të jetë faji i gjëndrës së tiroides. Ky rregullator i trupit dhe mendjes ndonjëherë del jashtë kontrollit, sidomos tek gratë, shkruan “shëndeti”. Marrja e trajtimit të duhur është shumë e rëndësishme për të shmangur probleme shëndetësore serioze.

    Çfarë është gjëndra e tiroides?
    Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës. Ajo prodhon hormone që kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit – sistemi që ndihmon trupin të përdorë energjinë. Problemet me tiroiden mund të ngadalësojnë ose përshpejtojnë metabolizmin duke ndërhyrë te prodhimi i hormoneve të tiroideve. Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta ose të larta, mund të përjetoni një sërë simptomash.

    Shtim ose rënie drastike në peshë
    Një ndryshim i pashpjegueshëm në peshë është një nga shenjat më të zakonshme të çrregullimit të tiroides. Shtimi në peshë mund të sinjalizojë për nivele të ulëta të hormoneve të tiroides, një gjendje e quajtur hipotiroidizëm. E anasjella, nëse tiroidja prodhon më shumë hormone se sa trupi ka nevojë, mund të humbni peshë në mënyrë të papritur. Kjo gjendje njihet ndryshe si hipertiroidizmi. Hypotiroidizmi është më i përhapur te njerëzit.

    Simptomë: Ënjtje në qafë
    Ënjtja ose një gungë në qafë është një shenjë e dukshme që diçka nuk shkon mirë me tiroiden. Gunga mund të shfaqet si në rastin e hipertiroidizmit ashtu edhe hipotiroidizmit. Ndonjëherë ënjtja në qafë mund të shfaqet edhe për shkak të kancerit të tiroides ose nodujve, gjëndra që rriten brenda tiroides. Mund të jetë edhe për ndonjë shkak që nuk lidhet me tiroiden.

    Simptoma: Ndryshime në rrahjet e zemrës
    Hormonet e tiroides prekin thuajse çdo organ në trup dhe mund të ndikojnë në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë rrahje më të ngadalta zemre se zakonisht. Ndërsa hipotiroidizmi mund të shkaktojë përshpejtim të rrahjeve të zemrës. Mund të shkaktojë gjithashtu rritje të tensionit të gjakut dhe një ndjesi sikur zemra po del nga vendi.

    Simptomë: Ndryshime në humor
    Çrregullimet e tiroides mund të kenë një impakt të dukshëm në gjendjen emocionale, humorin dhe sa energjikë jeni. Hipotiroidizmi i bën njerëzit të ndihen më të plogësht, më të lodhur dhe të stresuar. Ndërsa hipertiroidizmi mund të shkaktojë ankth, probleme me gjumin dhe nervozizëm.

    Simptomë: Rënie të flokëve
    Rënia e flokëve është një tjetër shenjë e mosbalancimit të hormoneve të tiroides. Si hipertiroidizmi ashtu edhe hipotiroidizmi mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Në shumë raste flokët fillojnë të rriten sapo trajtohet sëmundja.

    Simptoma të tjera të hipotiroidizmit
    Hipotiroidizmi mund të shkaktojë disa simptoma, si:
    Lëkurë të thatë dhe thonj të brishtë
    Mpirje ose ndjesia e shpimit si me gjilpërë të duarve
    Kapsllëk
    Probleme me ciklin menstrual

    Simptoma të tjera të hipertiroidizmit
    Hipertiroidizmi mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera, si:
    Dobësi të muskujve ose dridhje të duarve
    Probleme me shikimin
    Diarre
    Çrregullime të ciklit menstrual

    #të #kuptoni #që #keni #probleme #tiroidet #pasojat #që #sjellin #në #shëndet
    #të #kuptoni #që #keni #probleme #tiroidet #pasojat #që #sjellin #në #shëndet

    Source link

  • Fitore bindëse e Fenerbahçes – KosovaNews

    Fenerbahçe ka bërë hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Evropës. 

    Skuadra e madhe turke fitoi të enjten mbrëma ndaj asaj belge, Anderlecht, me rezultat bindës 3:0. 

    Dushan Tadiq dhe Edin Xheko shënuan për epërsinë e dy golave të Fenerbahçes, ndërsa në pjesën e dytë realizoi edhe Youssef En Nesyri. 

    Ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme, por Fenerbahçe e drejtuar nga Jose Mourinho, ka bërë hap të madh drejt avancimit tutje. 

    Fenerbahçe tani ka 13 ndeshje në të gjitha garat, pa pësuar disfatë.

    Source link

    Source link

  • Loredana është e martuar jashtë BBV-së? Shoqja e saj zbulon të vërtetën

    E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erika Hasani, ish-konkurrente e “Përputhen”. Ajo ka folur më shumë për jetën e saj pas këtij programi, historinë e saj të dashurisë, por duke u ndalur edhe tek banorët e “Big Brother VIP 4” për të dhënë mendimin e saj…

    Erika është një mikeshë e Loredana Bratit, banore e “BBV4”. A ka qenë ajo vërtet e martuar jashtë siç dhe përflitet?

    Jo.

    Nuk ka qenë kurrë?

    Jo. Me sa di unë jo.

    Por përse thuhet se Loredana ka hyrë e martuar brenda shtëpisë?

    Por edhe për mua thonin që e kam babin kinez, kështu që me fjalët e njerëzve nuk merremi.

    Si të duket Loredana në lojë? A ndjen ajo vërtet për Jozin?

    Besoj se po. Më kujton pak historinë time me Bucin në “Përputhen” dhe më erdhi shumë keq, u preka shumë. Por e dija që do të vinte kështu. Më bëhet qejfi që doli Jozi nga aty. Po e dëmtonte shumë dhe nuk ishte fare Loredana ajo.

    Mendon se kanë të ardhme bashkë jashtë?

    Jo. Loredana meriton një mashkull shumë herë më të mirë se Jozi.

    Source link

  • I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt e Fazliut në rastin për pengim të drejtësisë – botimet.com

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

    Përmes tri vendimeve të ndara, më 7 shkurt 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për tre të akuzuarit për dy muaj.

    Për Hashim Thaçin, ZPS-ja kishte argumentuar se paraburgimi i tij është i nevojshëm pasi nuk kishte asnjë ndryshim nga gjetjet e gjyqtares së procedurës paraprake në vendimin për arrestim dhe konfirmim të akuzave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    ZPS-ja kishte argumentuar se ka dyshim të mirëbazuar se Thaçi ka kryer krim që bie në juridiksionin e DhSK-së dhe qasja e tij në prova dhe informacione shtesë në këtë rast, e forcon nevojën për ndalimin e tij.

    Veç kësaj, ZPS-ja kishte parashtruar se Thaçi duhet të mbetet në paraburgim pasi sipas tyre asnjë masë tjetër alternative e as ajo e lirimit me kusht nuk ishte e mjaftueshme për t’i evituar rreziqet.

    Ndërsa, mbrojtja kishte argumentuar se rreziku i arratisjes së Thaçit nuk është argument i mjaftueshëm dhe ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të konstatoj se ndalimi i Thaçit nuk justifikohet me rrezikun e arratisjes.

    Mbrojtja ka shprehur shqetësimin se në dy çështje të ndryshme (për krime lufte dhe kundër administrimit të drejtësisë) ka pasur konstatime të ndryshme sa i takon rrezikut të arratisjes.

    Lidhur me këtë mbrojtja kundërshtoi argumentet se rëndësia e krimeve në rastin aktual dhe dënimi i mundshëm i Thaçit i jep atij motive që të arratiset pasi ky argument është hedhur poshtë nga paneli i gjyqtareve në rastin për krime lufte.

    Ndërsa, kundër parimit të prezumimit të pafajësisë, mbrojtja e Thaçit e kishte quajtur argumentin e ZPS-së që Thaçi ka treguar qëllime të liga ndaj ligjeve dhe rregullave të DhSK-së. Si rrjedhojë, mbrojta kishte argumentuar se Thaçi është i ndaluar edhe në kuadër të një rasti tjetër dhe se njohja e të akuzuarit me rastin dhe provat kundër tij nuk e rrisin rrezikun e arratisjes.

    Në vendimin e parë, gjyqtarja e procedurës paraprake kishte arritur në përfundimin se ekzistojnë dyshime ta bazuara se Thaçi mund të arratiset, pengojë procedurat ose edhe të kryej krime të tjera.

    Ndërsa në këtë vendim, gjyqtarja ka vazhduar të mendoj se asnjë prej kushteve alternative nuk mund ta zbusin rrezikun që Thaçi mund të zvogëlojë rrezikun e pengimit të procedurave ose të kryej krime të tjera. Si rrjedhojë ka vazhduar paraburgimin për të.

    ZPS-ja ngjashëm kishte argumentuar edhe për Isni Kilajn. Në vendimin ndaj Isni Kilajt thuhet se Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj tij pasi ekziston dyshim i bazuar se ai ka kryer ose ka tentuar të kryej disa vepra penale brenda juridiksionit të DhSK-së dhe se deri më tani nuk ka ndonjë zhvillim që nga vendimi i fundit për konfirmimin e akuzave.

    Veç kësaj, ZPS-ja kishte parashtruar se procesi i nxjerrjes se informacioneve i ofron Kilajt mundësinë më të madhe në qasje në informata të ndjeshme gjë që e përforcon nevojën për vazhdim të paraburgimit.  E po ashtu, ata kanë thënë se nuk ekziston asnjë mundësi e lirimit me kusht për shkak të rreziqeve ekzistuese.

    Si rrjedhojë, pas analizimit të fakteve, gjyqtarja e procedurës paraprake nëpërmjet vendimit ka thënë se ekziston rreziku i bashkëpunimit për qëllim të pengimit të drejtësisë duke pasur parasysh edhe klimën e frikësimit të dëshmitarëve që ekziston në Kosovë.

    Po ashtu ajo ka konstatuar për Kilajn se vazhdon të ekzistojë rreziku që të kryej krime të tjera si dhe as lirimi i Kilajt me kusht, sipas gjyqtares nuk është  i mjaftueshëm për të zbutur rreziqet ekzistuese.

    Sa i përket lirimit me kusht, gjyqtarja ka rikujtuar gjetjet e saj të mëparshme se asnjë kusht i propozuar nga mbrojtja qoftë dorëzania prej 40 mijë euro, paraqitja në Polici, kufizimet në komunikim dhe lëvizje që janë propozuar nga mbrojtja nuk mund t’i zvogëlojnë mjaftueshëm rreziqet ekzistuese.

    “Shumë më e rëndësishme, Gjyqtari i i procedurës paraprake mendon se këto kushte: (i) nuk adresojnë mundësinë që zoti Kilaj të përdorë pajisje komunikimi që i përkasin personave të tjerë ose të kërkojë nga të tjerët të përdorin pajisjet e tyre për këto qëllime; dhe (ii) nuk mund të sigurojnë monitorimin efektiv të komunikimeve të zotit Kilaj”, thuhet në vendimin për Kilajn

    Sipas saj,  masat në qendrën e paraburgimit në DhSK ofrojnë garanci të forta kundër vizitave të pamonitoruara dhe komunikimeve me anëtarët e familjes e vizitoret me qëllim të minimizimit të rreziqeve për pengim të drejtësisë dhe kryerjen e krimeve të tjera të mundshme.
    Veç kësaj, gjyqtarja ka gjetur se koha që Kilaj e ka kaluar në paraburgim nuk është  e paarsyeshme në kuptim të rregullave dhe ligjit të DhSK-së.

    Ngjashëm ZPS-ja kishte argumentuar edhe për Fadil Fazliun duke thënë se ndalimi i tij është i nevojshëm duke pasur parasysh se ekziston dyshimi i mirëbazuar se ata kanë kryer krime që bien në juridiksionin e DhSK-së si dhe mund të arratisen, pengojnë procedurat ose të kryejnë krime të tjera.

    Ndërsa gjyqtarja kishte konstatuar se asnjë prej kushteve të propozuara nga Fazliu dhe as dorëzania prej 2250 eurove nuk e zbusnin rreziqet që vinin në këtë rast.

    Megjithatë, për të gjithë të dyshuarit është konstatuar se koha e kaluar në paraburgim nuk është e paarsyeshme.

    Ndryshe, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK të premten më 6 dhjetor në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

    Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

    Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë e cila pritet të mbahet të hënën me 9 nëntor.

    Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

    Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

    Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës

    Source link

  • test

    rtertertertretetet

    werwerwrewe

  • I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Kilajt e Fazliut në rastin për pengim të drejtësisë