Category: Uncategorized

  • ASH-Taravari kundër kërcënimeve bërthamore: SHBA mbeten aleati ynë më i rëndësishëm


    Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me rreziqet që vijnë nga përhapja e armëve bërthamore, duke theksuar se siguria ndërkombëtare nuk ndërtohet mbi kërcënime, por mbi paqe, bashkëpunim dhe vlera demokratike. ASH shpreh mbështetje për qëndrimin e SHBA-ve dhe BE-së ndaj programit bërthamor të Iranit dhe dënon çdo përpjekje për të destabilizuar paqen globale.

    “Aleanca për Shqiptarët përkrah fuqishëm qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian ndaj programit bërthamor të Iranit, si dhe ndaj çdo përpjekjeje për të minuar paqen globale përmes fuqisë shkatërruese. SHBA-të mbeten aleati ynë më i rëndësishëm, partneri strategjik dhe miku ynë i pazëvendësueshëm”, thuhet në reagim.

    Source link



    Source link

  • Beyonce ndez spekulimet për një jetë të re në Britani, bën tur me helikopter mbi një pronë luksoze

    Beyonce ndez spekulimet për një jetë të re në Britani, bën tur me helikopter mbi një pronë luksoze


    Beyonce ka ndezur thashethemet se mund të jetë gati të zhvendoset nga ShBA drejt Anglisë, pasi së fundmi është parë duke vizituar një pronë të madhe në zonën piktoreske të Cotswolds, në shoqërinë e bashkëshortit të saj, reperit të njohur Jay-Z.

    Këngëtarja 43-vjeçare, e cila sapo ka përfunduar koncertet e saj madhështore “Cowboy Carter” në Londër, thuhet se ka fluturuar me helikopter për të parë nga afër një tokë prej 58 hektarësh në Oxfordshire, një zonë që njihet për qetësinë dhe jetën luksoze larg qytetit.

    Sipas burimeve për The Oxford Mail, çifti vizitoi pronën midis koncerteve të saj në Londër, duke bërë një ndalesë të shpejtë në Enstone Airfield, aeroport lokal në zonë.

    Beyonce

    Interesi i tyre për këtë vend nuk është i rastësishëm – prona ndodhet pranë miqve të afërt si Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi, si dhe fqinjë potencialë të famshëm si Simon Cowell dhe familja Beckham.

    Ndërkohë, një tjetër arsye që duket se po shtyn çiftin të kërkojë një bazë të re jashtë Los Angeles janë zjarret masive që kanë prekur Kaliforninë në vitet e fundit.

    Vendi ku dëshiron të jetojë Beyonce

    Zona e Cotswolds është bërë gjithnjë e më tërheqëse për yjet e njohur që kërkojnë privatësi dhe qetësi në një mjedis rural, pa u shkëputur nga jeta luksoze.

    Përveç Beckhams dhe Ellen&Portia, edhe supermodelja Kate Moss dhe Jeremy Clarkson – i cili zotëron një fermë dhe pub aty – janë ndër rezidentët e njohur të zonës.

    Jay Z dhe Beyonce

    Edhe Calvin Harris thuhet se është duke ndërtuar një kompleks rural luksoz pas blerjes së tre vilave në këtë rajon.

    Ky zhvillim vjen pas raportimeve se Beyonce dhe Jay-Z janë shpallur çifti më i pasur i shoubiz-it, me një pasuri të kombinuar që kap vlerën e 2 miliardë funteve.



    Source link

  • Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale

    Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale


    Selena Gomez dhe Hailey Bieber duket se kanë rinisur konfliktin e tyre të përfolur prej kohësh duke u hequr njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

    Fansat e tyre vunë re këtë veprim në rrjetet sociale, i cili i befasoi shumë njerëz, shkruan DailyMail.

    Ndërkohë që Selena, 32 vjeç, dhe Hailey, 28 vjeç, kanë mohuar vazhdimisht se kanë ndonjë konflikt mes tyre, kjo nuk i ka ndaluar fansat të spekulojnë se ato janë zënë për shkak të Justin Bieber.

     

    Selena ishte në një marrëdhënie të herë pas hershme deri në vitin 2018, kur ata u ndanë përfundimisht dhe ai pothuajse menjëherë nisi lidhjen me Hailey-n.

    Ato përfundimisht u përpoqën të shuajnë thashethemet për një konflikt duke pozuar së bashku në një fotografi në vitin 2022.

    Rreth së njëjtës kohë, Selena bëri thirrje në rrjetet sociale që fansat e saj të ndalonin urrejtjen ndaj Hailey-t në internet.

    Në vitin 2023, ato shkuan edhe një hap më tej në përpjekjen për pajtim duke ndjekur njëra-tjetrën në Instagram.



    Source link

  • 4 pyetje të sikletshme që iu bënë Arminës në “Goca dhe Gra”


    Armina Mevlani u shfaq si e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” dhe, siç ndodh shpesh në ekranet shqiptare, intervista nuk kishte si të kalonte pa hyrë në territore të sikletshme – ato që zakonisht rezervohen për gratë dhe që lidhen me trupin, fëmijët, vjehrrin dhe… jetën e të tjerëve.

    Pse je shëndoshur?

    Sa herë një grua del në publik, vihet menjëherë në lupë. Në vend që të flitet për punën apo mendimet e saj, diskutohet për peshën trupore. Pyetja drejtpërdrejt ishte: “Si ndihesh kur të komentojnë për peshën?”. Armina, me qetësi, tha se është e natyrshme që trupi të ndryshojë. Por reagimet nuk ndaluan. Komentet nga paneli e krahasuan pamjen e saj në video me atë live, duke lënë të kuptohet se duhej dhënë një përgjigje për çdo kilogram që mund të vinte apo ikte.

    Kur do bësh fëmijë?

    Një tjetër pyetje e zakonshme që bëhet në çdo intervistë me gra publike. “Ndoshta karriera të ka shtyrë planet për mëmësi?”, ishte mënyra më “e butë” e formuluar këtë herë. Armina sqaroi se vendimi për të pasur një fëmijë është personal dhe nuk është temë që i takon publikut. Megjithatë, është bërë pothuaj standard që gratë të intervistohen për jetën riprodhuese me një interes që shkon përtej normales.

    Kafe për vjehrrin?

    Për Arminën, kjo është një pyetje që përsëritet sa herë flet në ndonjë studio televizive. “A i ke bërë ndonjëherë kafe vjehrrit tënd?”, pyetje që, në kontekstin shqiptar, vjen me nënkuptime për rolin e saj si nuse në familjen e një ish-kryeministri. E gjitha kjo, për të krijuar një atmosferë si në shtëpi – por e zbërthyer në publik. Edhe këtë herë, Armina u përball me një pyetje që ndoshta nuk i drejtohet kurrë një burri për vjehrrën.

    Jetën e të tjerëve

    Intervista nuk mbaron pa kaluar nga jeta personale e të ftuarës te ajo e të njohurve të saj. Pyetja “Je shoqe me Sara Hoxhën? Është e lidhur me atë bandillin?” u bë në fund, duke kaluar vëmendjen nga Armina tek dikush tjetër – një mënyrë e zakonshme për ta mbajtur bisedën në territorin e thashethemeve.



    Source link

  • Olsi Bylyku ndan foto me partneren në perëndim, por diçka tjetër tërhoqi vëmendje

    Olsi Bylyku ndan foto me partneren në perëndim, por diçka tjetër tërhoqi vëmendje


    Aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka publikuar një foto të re në Instagram, ku shfaqet i buzëqeshur përkrah partneres së tij, në një mbrëmje të qetë plazhi, gjatë një perëndimi spektakolar dielli.

    Por më shumë se imazhi i ëmbël, vëmendjen e mori përshkrimi që si bashkëngjiti.

    “Dhe më pas, ajo afrohet, me një qetësi olimpike, ashtu sikur po të rregullon pak jakën, dhe të thotë një fjali e cila të shpërthen trurin 2 orë më vonë: ‘shi sa bukur motra, me të dytin’…”

    Ky moment, siç zbulon vetë Olsi, është shkrepur gjatë gender reveal-it të motrës së tij, e cila është në pritje për herë të dytë.

    Source link



    Source link

  • Ndryshim pas ndryshimi, Egli bën ndërhyrje edhe te gjoksi?

    Ndryshim pas ndryshimi, Egli bën ndërhyrje edhe te gjoksi?


    Artistja e njohur Egli Tako, pas daljes nga “Bigu” ka vendosur të bëjë disa ndryshime tek vetja.

    Pas rregullimit të vetullave, një gjë tjetër ra në sy të publikut.

    Duke krahasuar paraqitjet sa ishte në reality-show dhe pas daljes, vërehet që ka bërë ndërhyrje edhe tek gjoksi.

    Ajo duket më shpërthyese, ku nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve në paraqitjen e fundit, e cila dukej krejt “flakë”.





    Source link

  • Loredana në pritje të ëmbël, konfirmon shtatzaninë

    Loredana në pritje të ëmbël, konfirmon shtatzaninë


     

    Loredana Zefi së fundmi publikoi klipin e ri, ku shihet krah të dashurit të saj Karim Adeymi.

    Ajo që ra në sy ishte barku i rrumbullakosur në të gjitha sekuencat në klip.

    Ajo vulën ia dha me një palë këpucë të foshnjave në Instastory.

    E sipas modelit të këpucëve la të kuptohet se ajo po pret një djalë, shkruan Kosovarja

     





    Source link

  • Hailey Bieber rikthen unazën e martesës, mes thashethemeve për krizë me Justin Bieber

    Hailey Bieber rikthen unazën e martesës, mes thashethemeve për krizë me Justin Bieber


    Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen në New York , teksa u shfaq në një dalje solo me një fustan saten të gjelbër dhe unazën e martesës rikthyer në gisht – vetëm një ditë pasi u fotografua pa të, duke nxitur thashetheme për tensione në martesën e saj me Justin Bieber.

    Modelja 28-vjeçare u shfaq elegante dhe e qetë, ndërsa shijonte një mbrëmje në qytet, duke kompletuar pamjen me syze dielli dhe një palë taka “kitten”.

    Dalja e saj publike vjen në një kohë kur fansat janë të shqetësuar për marrëdhënien e saj me Justin, pas raportimeve për një përplasje të fortë gjatë Ditës së Babait, ku ajo thuhet ta ketë quajtur bashkëshortin e saj një “fëmijë të mallkuar”, shkruan DailyMail.

    Ndërkohë, Justin zgjodhi të mos bëjë asnjë postim dedikuar bashkëshortes apo djalit të tyre nëntëmuajsh, Jack, duke ndarë në vend të kësaj mesazhe enigmatike dhe emocionale në rrjetet sociale, përfshirë ndjesinë e “thyer” dhe përpjekjet për të përballuar zemërimin dhe vetëvlerësimin.

    Burime pranë çiftit raportojnë se Hailey ka qenë e irrituar nga veprimet e Justinit dhe se i ka kërkuar atij të kërkojë ndihmë profesionale.

    Megjithatë, rikthimi i unazës në dorën e saj sugjeron një përpjekje për stabilitet, ose së paku një qëndrim publik që ndjenjat janë ende të forta – të paktën për kamerat.



    Source link

  • Nga 350 vetë dikur, deri në 70 mijë sot – Dua Lipa shpërthen në emocione në Wembley: Kam pritur gjithë jetën për këtë moment

    Nga 350 vetë dikur, deri në 70 mijë sot – Dua Lipa shpërthen në emocione në Wembley: Kam pritur gjithë jetën për këtë moment


    Dua Lipa mbajti këtë fundjavë një nga koncertet më të rëndësishme të karrierës së saj në stadiumin Wembley, përpara një audience prej 70,000 vetash.

    Koncerti ishte pjesë e turneut të saj “Radical Optimism” dhe u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm, jo vetëm për performancën muzikore, por edhe për momentet personale që artistja ndau me publikun.

    Drejt fundit të koncertit, Dua ndaloi për një moment dhe iu drejtua audiencës me këto fjalë: “Kam pritur gjithë jetën time për këtë moment. Është sureale, është çmenduri. T’ju shoh të gjithëve këtu sonte, duke kënduar dhe duke kërcyer me mua – kjo do të thotë gjithçka për mua”.

    Ajo shtoi: “Nuk mund ta besoj që kanë kaluar 10 vjet që kur performova për herë të parë këtu në Londër. Në një shfaqje me 350 vetë e deri në 70,000 sot këtu me ju”.

    Fjalimi i saj u prit me brohoritje dhe duartrokitje, duke reflektuar lidhjen e fortë që ka ndërtuar me fansat në më shumë se një dekadë karrierë.

    Gjatë koncertit, Dua Lipa ftoi në skenë disa artistë të tjerë të njohur. Në natën e parë, ajo interpretoi së bashku me Jay Kay, vokalistin e Jamiroquai, duke sjellë një version të veçantë të hitit “Virtual Insanity”.

    Në natën e dytë, publiku u surprizua nga Charli XCX, e cila iu bashkua Duas për një performancë energjike të këngës “360”.

    Në skenë, Dua solli një produksion të nivelit të lartë – ndriçim, koreografi, ndërveprim me publikun dhe disa ndryshime veshjesh nga shtëpi të mëdha mode si Balenciaga dhe Valentino.

    Mes spektatorëve ishin prindërit e saj, motra Rina Lipa, partneri i saj Callum Turner dhe miq të afërt. Në publik ndodheshin gjithashtu figura të njohura nga muzika dhe moda, përfshirë modelen Rosie Huntington-Whiteley.

    Pas koncertit, Dua ndau në rrjete sociale një mesazh falënderimi, duke e përshkruar natën si “një ëndërr të bërë realitet”.

    E lindur në Londër nga prindër shqiptarë nga Kosova, Dua Lipa ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në skenën ndërkombëtare.

    Me tre çmime ‘Grammy’, mbi 40 miliardë dëgjime në Spotify dhe bashkëpunime me emra të mëdhenj të muzikës, ajo është kthyer në një nga zërat më të rëndësishëm të pop-it modern.



    Source link

  • Kader Kicaj sfidon veten me rolin e parë në një serial

    Kader Kicaj sfidon veten me rolin e parë në një serial


    Kader Kicaj, emër tashmë i njohur për publikun shqiptar, ka ndërmarrë një hap të ri dhe të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik.

    Pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ku spikati me karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe prezencën karizmatike, Kader ka debutuar për herë të parë si aktore në serialin televiziv “Toka e Babës”.

    Në këtë prodhim televiziv, ajo luan rolin e “Rritës”, një personazh që pritet të sjellë zhvillime interesante dhe emocionale në rrjedhën e ngjarjeve.

    Edhe pse është hera e parë që shfaqet në një rol aktrimi, interpretimi i saj është përshkruar nga publiku si i natyrshëm dhe mbresëlënës – një tregues që Kader mund të jetë një surprizë e këndshme edhe në këtë fushë.

    Përveç eksperiencës në reality shou, Kicaj është e njohur edhe si modele, ku ka ndërtuar një imazh të fortë dhe të veçantë në botën e modës dhe rrjeteve sociale.

    Ajo ka qenë pjesë e fushatave të ndryshme fotografike dhe ka tërhequr vëmendjen për stilin e saj unik dhe përqafimin e vetvetes pa filtra, një qëndrim që e ka ndihmuar të krijojë një bazë të gjerë ndjekësish.

    Publiku tashmë e ndjek me interes zhvillimin e këtij roli dhe pritet me kureshtje të shohë se si Kader do të vijojë të evoluojë në këtë drejtim të ri, duke kombinuar natyrën e saj të drejtpërdrejtë me kërkesat sfiduese të artit të aktrimit.

     

    Roli i “Rritës” mund të jetë vetëm fillimi i një kapitulli të ri për Kaderin, me potencial për skena të mëdha.



    Source link