Category: Uncategorized

  • Arbana Osmani nis me sezonin e dytë të “Mirëmbrëma yje”, kritikohet pasi ftoi Princ Lekën dhe të dashurën e tij të re

    Arbana Osmani nis me sezonin e dytë të “Mirëmbrëma yje”, kritikohet pasi ftoi Princ Lekën dhe të dashurën e tij të re


    Arbana Osmani po rikthehet me sezonin e dytë të podcast-it të saj të njohur, “Mirëmbrëma yje”.

    I ftuari i parë për këtë sezon është Princ Leka, i shoqëruar nga partnerja e tij e re, Blerta Celibashi.

    Gjatë intervistës që do të transmetohet sonte (e enjte), Princ Leka flet për jetën e tij personale, duke përfshirë edhe divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, një histori që ka tërhequr vëmendje të madhe.

    Megjithatë, ndjekësit e podcast-it nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e të ftuarve, dhe kritikat e komentet negative kanë mbizotëruar.

    Komentet i janë drejtuar Princ Lekës duke argumentuar se ai nuk duhej të ftohej për shkak të dramës me Elian.

    Episodi ka ndezur debate në rrjetet sociale, disa shprehën zhgënjimin e tyre, ndërsa të tjerë mbeten kuriozë për detaje,

    Sezoni i dytë i “Mirëmbrëma yje” premton intervista të thelluara dhe tematika që shpesh ngjallin diskutim, duke mbajtur fansat të angazhuar dhe aktivë në rrjetet sociale.



    Source link

  • Gjermania mund të vendosë taksë ndaj gjigantëve të teknologjisë » PCWorld Albanian


    Nën kancelarin e ri Friedrich Merz, Gjermania mund të vendosë një taksë të re 10 përqind mbi platformat e mëdha si Google dhe Facebook. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se fraksione politike në vend kanë bërë një marrëveshje për të vendosur taksa ndaj kompanive që ofrojnë shërbime dixhitale.

    “Këto korporata gjenerojnë miliarda dollarë në Gjermani me marzhe fitimi të larta duke shfrytëzuar infrastrukturat vendase por nuk paguajnë asnjë taksë, nuk investojnë dhe i kthejnë mrapsht shumë pak shoqërisë,” kishte thënë Ministri Gjerman i Kulturës Wolfram Wimer gjatë një interviste.

    Vende të tjera në mbarë botën eksploruar idenë e taksimit të të ardhurave gjeneruara online nga kompanitë e mëdha të internetit. Britania, Franca, Italia, Spanja, Turqia, India, Austria dhe Kandaja kanë ligje të tilla që Gjermania po i propozon sot.

    Nëse taksa miratohet, Gjermania mund të shohë një reagim nga administrata e presidentit Trump. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Rusia prezanton vaksinën që ndalon kancerin


    Shkencëtarët rusë kanë zhvilluar një vaksinë kundër kancerit me ARNm, të quajtur Enteromix. Njoftimi erdhi nga Agjencia Federale Mjekësore dhe Biologjike (FMBD), ku behet me dije se vaksina është gati…

    The post Rusia prezanton vaksinën që ndalon kancerin appeared first on Revista Kosovarja.

    BURIMI I LAJMIT

    #Rusia #prezanton #vaksinën #që #ndalon #kancerin
    #Rusia #prezanton #vaksinën #që #ndalon #kancerin



    Source link

  • Dy gola nga Manaj në Championsin aziatik


    Sulmuesi Rey Manaj ka shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve të Azisë për skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Sharjah.

    Al-Sharjahu në kuadër të raundit të parë të Championsit aziatik e mposhti Al-Gharafan e Katarit me rezultatin 4:3.

    Manaj e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 60-të. Ai fillimisht nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë por konkretizoi nga topi i kthyer.

    Në minutën e 91-të reprezentuesi i Shqipërisë e barazoi rezultatin në 3:3.

    28-vjeçari shënoi supergol nga goditja e dënimit.

    Manaj tek Al-Sharjahu u transferua në afatin kalimtar të verës nga Sivasspori turk për dy milionë euro.



    Source link

  • 8 kandidatë në garë për kryetar të Kumanovës


    Tetë kandidatë në garë për kryetar të komunës më të madhe në vend, nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i konfirmon listat e tyre.

    Kumanovarët pritet të vendosin mes kryetarit aktual Maksim Dimitrievski, si përfaqësues i ZNAM.
    Ngjyrat e LSDM-së do t’i mbrojë Martin Kostovski, nga E Majta kandidon Miroslav Petkoviq, koalicioni VLEN do të garojë me Arben Etemin, nga “Përvojë për sukses” kandidon Violeta Arsovska, nga Aleanca Kombëtare për Integrim kandidon Selver Ajdini, ndërsa si të pavarur do të garojnë Goran Stojkovski dhe Ninoslav Jakimovski.

    Për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Komunës së Kumanovës janë dorëzuar 14 lista, nga të cilat dy janë nga grupe votuesish.

    “Jemi duke i përgatitur dhe shqyrtuar, duhet të japim konfirmim për listat e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash. Nëse ka mangësi, i njoftojmë dhe ata kanë afat 48 orë për t’i plotësuar, pastaj ne e konfirmojmë listën”, theksoi Kristina Cvetkovska, kryetare e KQZ-së lokale në Kumanovë.

    Ende nuk është përcaktuar numri i saktë i votuesve në Kumanovë, pra i personave që do të kenë të drejtë vote.

    Në zgjedhjet e ardhshme lokale, e drejta e votës do të realizohet në 167 vendvotime.
    Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor.(INA)



    Source link

  • E kontrollova, është një m**

    E kontrollova, është një m**


    Stërvitja dhe zhvillimi i ndeshjeve në tapetet sintetike në vendin tonë është kthyer në një shqetësim të madh për shumë klube. Dëmtimet e lojtarëve dhe problemet e tyre të vazhdueshme, shpesh lidhen me faktin se ata bëjnë stërvitje në fushat me bar sintetik, apo edhe luajnë në to si në rastin e Partizanit.

    nejmar

    Një shqetësim që gjithsesi nuk kufizohet vetëm me vendin tonë. Edhe ylli brazilian Nejmar, është i mendimit se nuk duhet luajtur në bar sintetik dhe këtë e ka shprehur publikisht pas ndeshjes ndaj Atletiko Mineiros në kampionat.

    Stadiumi i kësaj skuadre është me bar sintetik dhe Nejmar ndrydhi kaviljen që në minutën e parë të lojës. Vetë futbollisti ka shprehur pakënaqësinë me një postim në rrjetet sociale.

    “E kontrollova… sintetiku është një m**”, shkruante futbollisti për të bërë të qartë këndvështrimin e tij rreth kësaj teme.

    sdffsdsdsfdfdsfds

    PANORAMASPORT.AL







    Source link

  • Osmani pret ambasadorin francez: Funksionalizimi i plotë i institucioneve është prioritet


    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

    Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, rëndësia e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën, si dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.

    Në prag të Samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Kopenhagë, Osmani dhe ambasadori Guérot biseduan edhe për takimet që pritet të zhvillohen gjatë samitit dhe për koordinimin rreth çështjeve që do të trajtohen aty.

    Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit me Francën, veçanërisht në fushën e sigurisë

    The post Osmani pret ambasadorin francez: Funksionalizimi i plotë i institucioneve është prioritet appeared first on KosovaNews.

    Source link



    Source link

  • Muaj larg vëmendjes publike, DJ Geek prezanton të dashurën e re

    Muaj larg vëmendjes publike, DJ Geek prezanton të dashurën e re


    Pas një periudhe relative qetësie nga jeta publike, DJ Geek, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave.

    Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen, por ajo që ra më shumë në sy nuk ishin urimet e pafundme, por një foto e ndarë në rrjetet sociale ku shihej i përqafuar me një vajzë misterioze – një shenjë e qartë se ka një të dashur të re.Identiteti i vajzës mbetet i panjohur për publikun, duke rritur kuriozitetin e ndjekësve.

    DJ Geek duket se ka zgjedhur të festojë ditëlindjen në një mënyrë intime, pranë personit që i ka fituar zemrën, duke treguar se ndjenjat e tij personale tani kanë përparësi mbi çdo festë të madhe.

    Fansat e kujtojnë DJ Geek-in edhe për lidhjen e tij të mëparshme me Dafina Zeqirin, por tani duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale.
    Fotoja e fundit sugjeron se artisti po shijon një lidhje të re dhe është gati të ndajë momente të veçanta nga jeta private me ndjekësit.



    Source link

  • Blerta Kllokoqi me urim të përzemërt për nipin e Rugovës

    Blerta Kllokoqi me urim të përzemërt për nipin e Rugovës


    Blerta Rugova, bashkëshortja e Ukë Rugovës dhe kunata e Blerina Kllokoqi-Rugova, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për postimet e saj me mesazhe motivuese në rrjete sociale.

    Këtë herë, ajo ka tërhequr sërish vëmendjen me një urim të ngrohtë për nipin e saj, shkruan “Kosovarja”.

    Në një postim publik, Blerta i ka uruar ditëlindjen Arianit, djalit të Blerinës dhe Mendimit, duke e përshkruar me fjalë të mbushura me dashuri e krenari.






    Source link

  • “Faleminderit Amerikë!” E vërteta doli në dritë, lufta jonë ishte e drejtë. Mesazhi i Ali Ahmetit pas zhvillimeve në Hagë


    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Hagë, duke theksuar se drejtësia më në fund ka dalë në pah dhe se propaganda dashakeqe dhe shpifjet janë çmontuar plotësisht.

    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti u shpreh mirënjohës ndaj aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen që i kanë dhënë popullit shqiptar në luftën për liri dhe demokraci.

    “James, të falemnderit ty, faleminderit Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës demokratike që e përkrahën kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi,” shkroi Ahmeti.

    Ai e quajti luftën për mbrojtjen e pragut të shtëpisë si të drejtë, të domosdoshme dhe të përkrahur nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare.

    “Lufta jonë për pragun e shtëpisë ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Washingtoni, Brukseli, Londra, Parisi, Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse,” theksoi lideri i BDI-së.

    Ky reagim vjen në një moment të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve dhe përpjekjet e tyre për drejtësi në arenën ndërkombëtare./TS

    Source link



    Source link