Category: Uncategorized

  • Osmani uron Merzin për fitoren në zgjedhjet e Gjermanisë


    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar liderët e koalicionit CDU/CSU, Friedrich Merz dhe Markus Soeder, për fitoren e tyre në zgjedhjet federale të Gjermanisë.

    Nëpërmjet një postimi në “X”, Osmani ka theksuar se Kosova dhe Gjermania ndajnë një histori të gjatë marrëdhëniesh të shkëlqyera.

    “Mezi pres të thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vijim”, ka shtuar presidentja.



    Source link

  • Tom Doshi pasi del nga SPAK: E kam mbështetur e do ta mbështes reformën në drejtësi


    Pasi ka dalë nga SPAK, kreu i PSD Tom Doshi ka thënë se ka qenë i thirrur për zgjedhjet në Rrogozhinë.

    Ai tha se ka bërë një takim gjatë zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe se ai person që ka takuar, ka qenë në përgjim.

    “Është normale të na thërrasë Prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq”, ka thënë ai.

    I pyetur nëse do votojë për shkrirjen e SPAK, Doshi theksoi se nuk do ta bënte këtë asnjëherë. Ai shtoi se e mbështet reformën në drejtësi.

     

    “Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”, deklaroi Doshi.

    Source link



    Source link

  • Punoi avokat, por syrin e kishte tek politika! Kush është Friedrich Merz, kreu i CDU-së, që pritet të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë


    Friedrich Merz, lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU) – pritet të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.I përshkruar nga mbështetësit e tij si një kundërhelm ndaj krizës së besimit të Evropës, Merz, 69 vjeç, është një fytyrë e njohur për gardën e vjetër të partisë së tij.

    Merz lindi në qytetin e Gjermanisë perëndimore të Brilon në vitin 1955 në një familje të shquar konservatore, katolike. Babai i tij shërbeu si gjykatës vendas, ashtu si edhe gruaja e Friedrich Merz-it, Charlotte deri më sot.

    Merz iu bashkua CDU-së kur ishte ende në shkollë.

    Në një intervistë 25 vjet më parë me gazetën gjermane Tagesspiegel, ai pretendoi për një rini më të egër sesa mund të sugjeronte CV-ja e tij.

    Pas shkollës, ai vazhdoi shërbimin ushtarak përpara se të studionte drejtësi dhe të martohej me kolegen Charlotte Gass në 1981.

    Për disa vite, Merz punoi si avokat, por ai e kishte gjithmonë syrin te politika dhe u zgjodh në Parlamentin Evropian në vitin 1989, në moshën 33-vjeçare. Ai u ngrit në gradat, duke u shpallur si një talent në fraksionin më të djathtë dhe tradicionalist të partisë.

    Merz përfundimisht u largua nga politika në vitin 2009, disa vite pasi rivalja Angela Merkel fitoi udhëheqjen e partisë CDU. Ai bëri tre përpjekje për të udhëhequr partinë e tij – dy dështimet e tij të para ishin në 2018 dhe janar 2021.



    Source link

  • Fero shihet i lumtur pranë bashkëshortes

    Fero shihet i lumtur pranë bashkëshortes


    Fero mbrëmë përmes disa postimeve ka treguar se i ka dhënë fund beqarisë.

    Duke mbajtur në privatësi identitetin e bashkëshortes, por nuk mungoi për të treguar se ndjehet i lumtur, shkruan “Kosovarja”.


    Për ndryshe Fero nuk ka ndarë detaje nga ceremonia e dasmës, e mesa duket kjo ishte dëshira e tij të mbajë larg syrit të mediave.

    Kujtojmë që kjo është martesa e dytë për ish-reperin, pasi ai aktualisht është në proces divorci me modelen Arbenita Ismail.



    Source link

  • Liverpooli mposht Manchester Cityn – KosovaNews – botimet.com


    Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të lehtë në “Etihad” ndaj Manchester Cityt me shifrat 0:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premier League.

    Qysh në pjesën e parë “The Reds” shënuan dy gola që ishin vendimtarë për këtë takim.

    Fillimisht shënoi Mo Salah në minutën e 14’të dhe më pas, Szoboszlai në minutën e 37’të.

    Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 64 pikëve në pozitën e parë, duke çuar plus 11 pikë nga pozita e dytë (Arsenal).



    Source link

  • Liverpooli mposht Manchester Cityn – KosovaNews


    Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të lehtë në “Etihad” ndaj Manchester Cityt me shifrat 0:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premier League.

    Qysh në pjesën e parë “The Reds” shënuan dy gola që ishin vendimtarë për këtë takim.

    Fillimisht shënoi Mo Salah në minutën e 14’të dhe më pas, Szoboszlai në minutën e 37’të.

    Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 64 pikëve në pozitën e parë, duke çuar plus 11 pikë nga pozita e dytë (Arsenal).



    Source link

  • Osmani: Bashkë me Ali Ahmetin, ti themi mjaftë margjinalizimit, përbuzjes e padrejtësisë


    Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka ftuar banorët e Çairit që më 27 shkurt të bëhen pjesë e tubimit të partisë, dhe siç thotë Osmani, bashkë me kreun e integristëve, “t’i thuhet mjaft padrejtësive”. Osmani thotë se duhet të krijohet “energji e re e ndryshimit”.

    “Të dashur qytetarë të Çairit, koha për veprim është tani. Më 27 shkurt, e enjte në ora 19:00, në Sallën “MNT” në Qendër të Shkupit, të bëhemi të gjithë bashkë, ta presim Ali Ahmetin dhe njëzëri t’i themi mjaft margjinalizimit, përbuzjes e padrejtësisë. Të krijojmë një valë të re të energjisë, që do të ndryshojë rrjedhën e kohës. Secili prej jush ka rëndësi që të shkruajmë një histori të re për një të ardhme më të drejtë dhe të dinjitetshme për të gjithë ne”, thotë Osmani.



    Source link

  • VIDEO/ Real Madrid fiton pastër, golat e Modriç dhe Vinicius kërcënojnë Barcelonën

    VIDEO/ Real Madrid fiton pastër, golat e Modriç dhe Vinicius kërcënojnë Barcelonën


    Real Madrid ka mposhtur Zhironën me rezultatin 2-0. Supergoli i Modriç në pjesën e parë dhe Vinicius në të dytën, rikthyen madrilenët te fitorja. 

    bandicam 2025-02-23 16-17-41-019

    Këto 3 pikë e ngjisin Realin në vendin e dytë, me po aq pikë sa Barcelona. Atletiko Madrid ndjek me vetëm 1 pikë më pak.

    Zhirona në anën tjetër është larg sezonit të kaluar. Pas 25 javësh mban vendin e 12-të dhe shpresat për Europën nuk janë të shumta.

    REZULTATI PËRFUNDIMTAR

    Real Madrid 2-0 Zhirona

    41′ Modriç, 82′ Vinicius

    Goli i Modriç: (VIDEO)

    Goli i Vinicius: (VIDEO)

    FORMACIONET ZYRTARE

    Real Madrid – Zhirona

    Screenshot 2025-02-23 150213

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • OSBE-ja reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri


    Autoritetet e Kosovës të premten kanë mbyllur katër objekte të Qendrës për punë sociale – të cilat funksiononin në veri të Mitrovicës në kuadër të sistemit paralel serb.

    Këto qendra u mbyllën për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

    Lidhur me këtë ka reaguar misioni i OSBE-së në Kosovë, ku ka theksuar se mbyllja e tyre do të ndikojë negativisht në qasjen në shërbime kyçe për komunitetet jo shumicë në Kosovë.

    “Misioni vëren se mbyllja e Qendrave për Mirëqenie Sociale të drejtuara nga Beogradi që ndodhi të premten, do të ndikojë në qasjen në shërbimet kyçe për komunitetet jo-shumicë”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

    “Çdo ndërprerje e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale prek në mënyrë disproporcionale grupet e cenueshme sociale.  Këto mbyllje duhet të zgjidhen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim.

    Për mbylljen e këtyre qendrave ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.

    Ambasada amerikane është shprehur e shqetësuar për, siç ka thënë, mbylljen e papritur edhe të pakoordinuar të Qendrave për punë sociale, të drejtuara nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës.

    “Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht te mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë krijimin e pasojave të dëmshme për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe për marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhej në reagimin e tyre.

    Source link



    Source link

  • Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm


    Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës për Qeverinë e re federale, me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.

    Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF.

    Rritja e AfD-së, parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga migrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë.

    Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.

    Nëse rezultatet e sondazheve do të vërtetohen, Merz duket se do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë, vendit me ekonominë më të madhe në Evropë.

    Mirëpo, për të siguruar shumicën në parlament, atij do t’i duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti tjetër, me shumë mundësi me Socialdemokratët (SPD) e kancelarit në shkuarje, Olaf Scholz.

    SPD duket se ka regjistruar atë që është rezultati më i dobët në Gjermaninë e pasluftës, me rreth 16 – 16.5 për qind.

    Të Gjelbërit, një tjetër partnere e mundshme për CDU/CSU, duket se ka siguruar 12-13.5 për qind të votave.

    Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë vote 59.2 milionë gjermanë.

    Zgjedhjet janë mbajtur pas prishjes së koalicionit trepartiak të Scholzit, në fund të vitit të kaluar.



    Source link