Category: Uncategorized

  • Kush të do të SHAN

    Kush të do të SHAN


    pinionisti Arbër Hajdari është shprehur mosbesues ndaj marrëdhënies së komplikuar mes Keijsit dhe Stelinës, të cilët herë pas here kanë debate mes tyre.

    Monika Kryemadhi u shpreh se ka dashuri mes tyre, por Stelina është e pasigurt nga ajo që ka ndodhur jashtë mes tyre.

    Pjesë nga diskutimi:

    Monika: Nuk e di marrëdhënien tuaj, pro një gjë të pakonsumuar. Mjafton të shohësh sytë e Keijsit, e shikon ndryshe nga vajzat e tjera. Stelina është me e pasigurt nga frika nga e saj që ka ndodhur jashtë. Nuk mendoj se Stelina e ka kapur në flagrancë, pro ndërhyrje të tjera nga jashtë. Dhe tanui nuk kishte pse të linte darkën. Gjuha e ashpër e Keijsit është nga

    Stelina: Mërnyra e komunikimit të Keisit të duket normale

    Monika: Kush të do të shan

    Ledioni: Jo jo, nuk e pranoj, ai që të do as nuk të shan as të rreh dhe as nuk ta dredh

    Monika: Janë me batuta. Nuk shikoj që s’ka dashuri, Stekina ka frikë e do Keijsin, është më e sinqetë dhe e dashur. Keijsi si të gjithë meshkujt ka vetëbesim të tepruar por I shkel syt

    Arbri: Këta janë bërë mjeshtra për shkëlqim sysh. Kanë dakortësi për të mos rëndë dakord si serial me seri. Dy njerëz që duhen ose duan ta kenë afër një njeri, gjejnë vullnet për tu marrë vesh dhe për të mos ofenduar njëri tjetrin. E shoh këtë mungesë nga të dy dhe tendencë për tu konfliktuar në mënyrë të shpejtë. Po marrin vëmendje në këtë program, kështu e shoh unë

    Keijsi: Marrëdhënia jonë nisi në TV. Ritakimi po ndodh në shtëpinë më të fashmshme në Shqipëri. Po përjetojmë të njëjtin emocion dhe është Akoma më e fortë. Nuk jemi vetëm për këtë punë






    Source link

  • 13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat


    Evropa Veriore vijon të përballet me motin e keq, me erëra me intensitet uragani dhe stuhi të fuqishme, që kanë shkaktuar të paktën 13 viktima, kaos në udhëtime, mbyllje shkollash dhe ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra banorë.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, stuhia Goretti goditi rëndë Cornwall-in dhe pjesë të Uellsit, me erëra që arritën deri në 160 km/orë. Rreth 50 fluturime u anuluan, duke bllokuar mijëra pasagjerë. Dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Një burrë në të 50-at humbi jetën në qytetin Helston, nga rrëzimi i një peme. Agjencia kombëtare e motit Met Office paralajmëroi për rrezik nga bora dhe akulli në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht në Skoci dhe Anglinë Veriore.

    Në Francë, stuhia Goretti shkaktoi ndërprerje të energjisë për rreth 320 mijë familje, kryesisht në Normandinë Veriore. Të shtunën, autoritetet njoftuan për rreth 100 mijë banesa pa energji elektrike. Në disa zona erërat arritën një shpejtësi deri në 216 km/orë, duke rrëzuar pemë dhe shkaktuar dëme kolosale në banesa. Shkollat mbetën të mbyllura në disa zona, ndërsa porte dhe rrugë u mbyllën përkohësisht.

    Gjermania Veriore u përball me ndërprerje energjie, transporti dhe komunikimi për shkak të stuhisë Elli, e cila solli reshje të dendura bore dhe erëra të forta. Shkollat u mbyllën në disa qytete, ndërsa trafiku hekurudhor në distanca të gjata u pezullua.

    Probleme serioze u raportuan edhe në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Trafiku ajror u ndërpre nga Çekia deri në Rusi, ku mbi 300 fluturime u anuluan në katër aeroportet që shërbejnë në Moskë. Autoritetet meteorologjike anëembanë kontinentit kanë lëshuar paralajmërime për erëra “me forcë uragani” dhe reshje të dendura bore, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme.

    13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat



    Source link

  • Arifi rrëshqet në seksizëm, e quan Osmanim “nuse të Preshevës”: Kurrë më presidente


    Shqiprim Arifi, politikan nga Lugina e Preshevës, ka rrëshqitur në seksizëm në një shkrim me tone kritike ndaj Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, përcjell KosovaPost.

    Arifi e ka quajtur Osmanin, që është gruaja më e votuar në histori të Kosovës, si “nuse të Preshevës”.

    “Nusja e Preshevës, Vjosa, kurrë më Presidente!

    Kësaj radhe duhet të bëhet Presidente një zonjë apo zotëri nga DIASPORA!” – ka shkruar ai.



    Source link

  • Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjendja hidrometeorologjike në vend është ndikuar ndjeshëm nga reshjet intensive të shiut dhe shkrirja e borës në ditët e fundit.

    Sipas të dhënave të IHMK-së, nga data 08 janar 2026 deri më 10 janar 2026, ora 00:00, mesatarisht në territorin e Republikës së Kosovës kanë rënë rreth 41.3 mm reshje për metër katror.

    Sa i përket niveleve të lumenjve gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet si në vijim:

    Pellgu i Drinit të Bardhë: Shumica e rrjedhave po shënojnë lëkundje të niveleve, në varësi të reshjeve dhe shkrirjes së borës, sidomos në zonat malore. Megjithatë, krahasuar me ditët paraprake, shumica e lumenjve janë nën kuotat e tyre maksimale.

    Pellgu i Ibrit: Shumica e lumenjve janë në ulje të lehtë, me përjashtim të rrjedhave me karakter malor, të cilat vazhdojnë të ndikohen nga reshjet e shiut dhe shkrirja e borës në viset më të larta.

    Pellgu i Moravës së Binçës: Lumi Morava aktualisht ndodhet nën kuotën e tij maksimale, por si pasojë e shkrirjes së shpejtë të borës dhe reshjeve të shiut, vërehen tendenca të ngritjes së nivelit të ujit.

    Pellgu i Lepencit: Janë evidentuar tendenca të rritjes së niveleve dhe prurjeve ujore, si rezultat i reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.

    IHMK u bën thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të mbeten vigjilentë dhe të përcjellin njoftimet zyrtare, pasi situata hidrometeorologjike mund të ndryshojë në varësi të kushteve atmosferike në ditët në vijim.



    Source link

  • Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik


    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në akademinë solemne të organizuar me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së Imzot Nikë Prelës dhe 20-vjetorit të vdekjes së Imzot Mark Sopit. Akademia u mbajt në qendrën Bogdanipolis, pranë Katedrales në Prishtinë.

    Duke përkujtuar jetën dhe veprën e këtyre dy personaliteteve të rëndësishme, kryeministri Kurti tha se Imzot Prela dhe Imzot Sopi ishin jo vetëm udhëheqës fetarë, por edhe bartës të një etike të lartë publike, përfaqësues të një morali të rrallë qytetar dhe dëshmitarë të një kohe të vështirë për popullin e Kosovës.

    Ai theksoi se në periudhën e errët të represionit dhe shtypjes, ata e kuptuan se misioni i tyre nuk mund të kufizohej vetëm në shërbesën fetare, por kërkonte përgjegjësi morale, guxim qytetar dhe angazhim aktiv për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të drejtës dhe lirisë.

    Sipas kryeministrit, Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi u shndërruan në ura lidhëse mes shpirtërores dhe qytetares, mes besimit fetar dhe përgjegjësisë shoqërore e shtetërore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin kombëtar dhe lidhjen e Kosovës me botën demokratike.

    Kurti vlerësoi se liria dhe pavarësia e sotme e Kosovës, përveç proceseve politike dhe diplomatike, janë edhe fryt i qëndresës morale të figurave që në rrethana të rrezikshme refuzuan ta pranojnë padrejtësinë si normalitet.

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje të thellë për veprën dhe trashëgiminë e Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit, duke theksuar se kjo trashëgimi mbetet udhërrëfyes për shoqërinë dhe brezat e ardhshëm./rtk



    Source link

  • Gjendja nën kontroll, kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët


    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se pavarësisht reshjeve dhe vështirësive të shfaqura në disa segmente rrugore, gjendja aktuale është nën kontroll.

    Sipas tij, ekipet komunale, përfshirë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të qarkullimit.

    Megjithatë, kryetari Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës.

    Më herët Komuna e Gjilanit ka apeluar që qytetarët të shmangin përkohësisht qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, rrugën ndërmjet dy Livoqëve dhe magjistralen Gjilan–Ferizaj në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.

    Për shkak të reshjeve të mëdha, disa rrugë në Gjilan janë të bllokuara përkohësisht, përfshirë rrugën për Kufcë në Malishevë, rrugën ndërmjet dy Livoqëve dhe magjistralen Gjilan–Ferizaj në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës, ka njoftuar komuna, transmeton KosovaPost.

    Source link



    Source link

  • Türkiye nderon gazetarët e rënë në G@za në Ditën e Gazetarëve në Punë


    Presidenti i Türkiye, Recep Tayyip Erdoğan, shënoi 10 janarin, Ditën e Gazetarëve në Punë, gjatë një vizite në lagjen Beyoğlu të Istanbulit.

    Duke folur përpara gazetarëve të shtunën, Erdoğan bisedoi me përfaqësuesit e medias dhe i përgëzoi ata me rastin e kësaj dite.

    “Në përvjetorin e Ditës së Gazetarëve në Punë, jemi të lumtur të jemi së bashku me ju këtu”, tha ai.

    “Shpresoj që të kemi mundësinë ta shënojmë së bashku edhe shumë përvjetorë të tjerë. Ju uroj një përvjetor të bekuar”.

    Erdoğan u shoqërua gjatë vizitës nga ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktas, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, si dhe drejtori i Komunikimeve i Türkiyes, Burhanettin Duran.

    Më herët, drejtori i Komunikimeve i Türkiyes e shënoi Ditën e Gazetarëve në Punë me një mesazh vlerësimi dhe përkujtimi për gazetarët e rënë.

    “Ne u shprehim urimet tona të gjithë përfaqësuesve të medias që punojnë pa u kursyer për të përcjellë informacion të saktë, të paanshëm dhe të besueshëm’, thuhet në mesazhin e publikuar në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal./trt

    Source link



    Source link

  • Gjendja është rënduar, keni kujdes të shtuar


    Komuna e Lipjanit, ka njoftuar qytetarët e saj se gjendja me vërshimet është rënduar si pasojë e reshjeve të shiut. Nga komuna bëhet e ditur edhe se gjendja më e rënduar është në Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime, përcjell KosovaPost.

    Po ashtu, bëhet e ditur se janë dëmtuar dy ura, dhe ka dëmtime edhe në infrastrukturën publike dhe ekonomitë familjare.

    ‘‘Komuna e Lipjanit ka themeluar Shtabin Emergjent, i cili është aktiv dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante. Ekipet janë në terren, duke menaxhuar situatën dhe duke ofruar ndihmë sipas mundësive dhe nevojave të paraqitura’’, thuhet mes tjerash nga komuna e Lipjanit.

    Source link



    Source link

  • 30 deri në 50 centimetra borë në Brezovicë, krijohen kolona veturash


    Reshjet e borës nuk i kanë penguar turistët që ta vizitojnë Qendrën e Skijimit në Brezovicë të shtunën.

    Përkundrazi, numri i vizitorëve mbetet i lartë, ndërsa kushtet për sportet dimërore janë të favorshme.

    Aktualisht, trashësia e borës në Brezovicë sillet ndërmjet 30 dhe 50 centimetra, duke krijuar kushte të mira për skijim dhe aktivitete të tjera dimërore.

     



    Source link

  • Ferizaj, reshjet e shiut shkaktuan për*mbytje


    Reshjet e vazhdueshme të shiut, të cilat kanë filluar që nga nata e kaluar, kanë shkaktuar vështirësi të mëdha si pasojë e përmbytjeve në disa zona të Komunës së Ferizajt. Situata më e rëndë raportohet në fshatin Tërrn, ku kanalet kulluese kanë dalë nga shtrati për shkak të mosdepërtimit të ujërave në lumin Sitnica, në pjesën e komunës së Lipjanit.

    Banorët e kësaj zone thonë se uji ka depërtuar në shtëpi dhe oborre, duke e bërë të vështirë jetesën e përditshme. Sipas tyre, disa familje janë të rrethuara nga uji dhe lëvizja është pothuajse e pamundur pa mjete mbrojtëse.

    Ndërkohë, edhe fshatra të tjera të komunës po përballen me situatë të ngjashme. Gjendje e rënduar raportohet edhe në fshatin Koshare, ndërsa vërshime janë shënuar edhe në rrugën Ferizaj–Gjilan, në fshatin Sojevë, ku përkohësisht rruga është mbyllur për qarkullim.

    Banorët dhe afaristët e kësaj zone shprehen të shqetësuar, duke theksuar se përmbytjet po përsëriten dhe po shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale, veçanërisht në biznese dhe ekonomi familjare. Ata kërkojnë një zgjidhje afatgjatë nga institucionet përgjegjëse.

    Nga ana tjetër, autoritetet lokale bëjnë të ditur se janë duke ndërmarrë masa preventive për menaxhimin e situatës. Sipas tyre, ekipet përkatëse janë në terren dhe po monitorojnë gjendjen, me shpresën se situata do të stabilizohet në ditët në vijim, pavarësisht reshjeve të vazhdueshme.

    Sasi të konsiderueshme uji janë vërejtur edhe në disa segmente të rrugës Ferizaj–Prishtinë, për çka autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe vozitësve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit./rtk



    Source link