Category: Uncategorized

  • Çfarë mendimi ka familja për Brikenën? Motra e Mateos TREGON për herë të parë çfarë u ka thënë banori i BBVip për të

    Çfarë mendimi ka familja për Brikenën? Motra e Mateos TREGON për herë të parë çfarë u ka thënë banori i BBVip për të


    Motra e Mateos, Kejsi, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Fan Club” ku ka folur për raportin e të vëllait me Brikenën.

    Ajo u shpreh se nuk e kanë ditur më para për lidhjen e tyre, si dhe ka treguar se si ka reaguar Mateo kur ka parë Brikenën që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

    Pjesë nga biseda:

    Ka patur shumë aludime se familja e ka ndaluar fejesën, si është e vërteta?

    Mateo dhe Brikena janë në një moshë që mund të marrin vendimet e tyre të lira, ça kanë patur për të thënë i kanë thënë aty brenda, verisonet e tyre përputhen.

    Përputhje ka patur dhe nuk ka patur, a ka ndërhyrë familja?

    Mateo nuk e dinte nëse kjo marrëdhënie do të bëhej e madhe

    Nuk të ka thënë për Brikenën para se të hynte në Big?

    Kur është bërë prezantimi i Brikenës, Mateo ka thënë e njoh, kam shumë respekt, është vajzë e mirë. Nuk e kam pyetur më shumë.

    Familja jote ça mendon për Brikenën?

    Nuk ka mendim specifik, e njohim aq sa e njohin të gjithë.

    Do e pëlqenit si nuse në Elbasan?

    Nuk e di sa mund të shkojnë






    Source link

  • Dalin pamjet tronditëse – Limi fyen rëndë Albën me një gjuhë denigruese

    Dalin pamjet tronditëse – Limi fyen rëndë Albën me një gjuhë denigruese


    Një sjellje tejet shqetësuese, e shoqëruar me ofendime dhe gjuhë denigruese, është bërë mbrëmë nga Limi kundrejt Albës.

    Pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale kanë kapur momentin kur ai i drejtohet asaj me fjalë të rënda, në përpjekje për t’i thënë që të mbyllë gojën.

    Ata ishin në dhomën e gjumit kur po bënin një diskutim dhe në bisedë e sipër ai përdor një gjuhë tejet fyese, për më tepër ofendimet i bën në anglisht.

    Ndonëse audio nuk është plotësisht i qartë disa prej shprehjeve dalloheshin lehtazi.

    “Mos e bëjë të kalojë në nivel tjetër muhabeti, mos më trego ti mu Zotin tënd. Shhh!! You Motherfer, shut the f up. E din ti shumë mirë se çfarë po të them”, i tha ai Albës.

    Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, pasi mënyra e komunikimit dhe gjuha e përdorur nga Limi konsiderohen të papërshtatshme dhe shqetësuese, duke e vënë Albën në një pozitë të vështirë përballë kamerave.






    Source link

  • Del video e Kejsit duke puthur Inën/ Pandora ‘b*mbë’ për Stelinën, banori nuk ndjen turp dhe qesh…

    Del video e Kejsit duke puthur Inën/ Pandora ‘b*mbë’ për Stelinën, banori nuk ndjen turp dhe qesh…


    Kutia e Pandorës ishte në dorën e Stelinës.

    Ajo vendosi ta hapë dhe për herë të parë, pa një video të Keijsit duke u puthur me një vajzë.

    “Ka qenë ajo që kam shprehur para pak ditësh. E prisja, ndoshta nuk e kisha parë më sytë e mi, por e prisja. Jam ende e paqartë nëse kjo marrëdhënie është përfunduar, është lënë pezull. Po gjykohem si vajzë e ftohtë dhe e paqëndrueshme, por kjo është arsyeja”-tha Stelina.

    Si e keqe e kësaj kutie pandore, Stelinës iu desh të bëhej një banore e vetme, me banoren më të re në Big Brother, Ina Aderin.

    “Ajo vajza është arsyeja se përse ne jemi zënë”-tha Stelina.






    Source link

  • Benita fillon të qajë kur dëgjon këngët e të dashurit

    Benita fillon të qajë kur dëgjon këngët e të dashurit


    Benita u shfaq sot tejet e emocionuar, duke shpërthyer në lot.

    Ishte e dukshme se emocionet e saj po përshkonin çdo pjesë të trupit, teksa regjia i lëshoi këngën e Endrit, “Thirrëm”.

    Në një moment, ajo u dëgjua duke folur në gjuhën angleze, duke iu drejtuar këngëtarit:

    “Të dua Endri, më mungon!”, tha Benita.

    Aurora dhe Londrimi u përpoqën ta qetësonin, ndërsa ky i fundit i thoshte Vëllait të Madh që të ndërrojë këngën.






    Source link

  • Ka qenë i lidhur me banoren e BBVip 5? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” SQARON të VËRTETËN

    Ka qenë i lidhur me banoren e BBVip 5? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” SQARON të VËRTETËN


    “Është vajzë e çiltër, është vajzë e pastër. Nuk është intrigante”

    sh-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka reaguar menjëherë sapo emri i tij u përmend në “Fan Club” nga e ftuara, Olta Sheta. Kjo e fundit bëri një deklaratë të papritur, duke thënë se ai ka qenë i lidhur me banoren e “Big Brother VIP 5”, Brikena.

    Sipas Shetës, Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun para se të bëhej e njohur, para se të bëhej Miss.

    Ndërkohë Atdheu i ka hedhur poshtë këto pretendime të Oltës. Xharavina ka qenë në një lidhje direkte me “Fan Club” ku ka thënë të vërtetën e tij në lidhje me raportin me Brikenën.

    “Është vajzë e çiltër, është vajzë e pastër. Nuk është intrigante. Madje po bëj tifo për të. Nuk dua të kryqëzohet në rrjet, prandaj vendosa të reagoj, nuk ka patur gjë. Thjesht jemi njohur, kemi dalë, jemi takuar një herë në kafe përmes një shokut tim, edhe kaq”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

    Atdheu shtoi se Mateon e ka shok se kanë qenë në “Për’puthen”.

     

    Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e FORTË






    Source link

  • Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

    Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…


    Ina i ka treguar Mirit më shumë për marrëdhënien e saj me Keijsin.

    Ai i tha se ata janë puthur në një lokal pak para se të futej në shtëpinë e Big Brother Keijsi, por i tha se kjo nuk i bën ata që të jenë çift.

    Ajo tha se nuk kanë qenë asnjëherë të lidhur dhe se ajo puthje ka ndodhur thjeshtë në një moment.






    Source link

  • Si qëndron e vërteta me Mateon? MESAZHI i nënës së Brikenës, ja çfarë THOTË për vajzën e saj

    Si qëndron e vërteta me Mateon? MESAZHI i nënës së Brikenës, ja çfarë THOTË për vajzën e saj


    “Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa…”

    ëna e Brikenës, Nebahate Selmani, ka bërë një reagim për herë të parë në lidhje me raportin e së bijës me Mateon.

    Nëna e banores së “Big Brother VIP 5” i ka bërë një mesazh emisionit të “Fan Club”, ku shprehet se njohja e Brikenës në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime.

    “Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jeten e vet me respekt!”, shkruan ajo.

    Zonja Nebahate shton se është krenare për vajzën e saj dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë situatë.

    “Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme!”, e përfundon mesazhin nëna e Brikenës.

    Çfarë mendimi ka familja për Brikenën? Motra e Mateos TREGON për herë të parë çfarë u ka thënë banori i BBVip për të
    Mesazhi i nënës së Brikenës për “Fan Club”:

    Përshëndetje! Jam Nebahate Selmani, nëna e Brikenës në BBVA 5. Po ta nis këtë mesazh pasi më treguan që po kërkoni një telefonatë apo pjesëmarrje në studio për të komentuar lidhur me situatat e Brikenës! Pasi nuk mundem të jem prezent fizikisht, shkaku i punës dhe po ruaj ditët për pushim në rast ndonjë surprize për vajzen time, dua të deklarohem vetëm me mesazh, të cilin keni leje ta shfaqni në studio.

    Nuk jam mësuar të flas publikisht, por si nënë ndjej përgjegjësi ti them disa fjalë! Vajza jem ka vendosur të jetë e një formati televiziv dhe kjo nuk do të thotë se jeta private dhe personale e saj të kthehet në temë diskutimi, sidomos çështjet e kaluara.

    Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime, ashtu siç e ka thënë edhe ajo!

    Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jeten e vet me respekt!

    Unë si nënë jam krenare për vajzen time dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë eksperiencë! Nuk ka nevojë të mbrohet me zërat e tjerë po me vlerat që ka marrë nga shtëpia e vet!

    Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme!

    Ju faleminderit për mirëkuptimin.

     






    Source link

  • Epike! Ilir Vrenozin e zë gjumi gjatë prime-t të “Big Brother Vip”

    Epike! Ilir Vrenozin e zë gjumi gjatë prime-t të “Big Brother Vip”


    Spektakli i mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP” nuk ka kaluar pa momente pikante, por këtë herë vëmendjen nuk e kanë marrë vetëm debatet e ashpra, por një situatë sa komike aq edhe njerëzore.

    Protagonist është bërë Ilir Vrenozi, i cili duket se nuk e ka përballuar dot lodhjen e orëve të gjata të transmetimit.

    Teksa diskutimet mes banorëve vazhdonin me intensitet, kamerat kanë kapur momentin kur Iliri është dorëzuar para gjumit.

    Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërkohë që banorët e tjerë janë të fokusuar te biseda, Vrenozi shfaqet me kokën ulur dhe sytë e mbyllur, duke marrë një “sy gjumë” pikërisht në mes të spektaklit live.

    Ky moment ka shkaktuar të qeshura dhe komente të shumta në rrjet, duke e kthyer Ilirin në “meme-n” e mbrëmjes.



    Source link

  • U la në vaskë pothuajse e zhveshur, ‘Vëllai i Madh’ merr masa për Bian

    U la në vaskë pothuajse e zhveshur, ‘Vëllai i Madh’ merr masa për Bian


    Bia Khalifa mori një lloj vërejtje nga Vëllai i Madh pas një veprimi disa ditë më parë.

    Ajo kishte vendosur të bënte dush pothuajse e zhveshur, një veprim që siç duket solli reagimin e produksionit.

    Për këtë arsye, Bia u ftua në dhomën e rrëfimit për t’i komunikuar ankesën e formalizuar nga Vëllai i Madh.

    “Bia këtu jetojnë 16 persona dhe çdo veprim ndikon tek të gjithë. Dua të flas për atë që ndodhi pak ditë më parë, kur vendose të bësh banjën topless, përse? A mendove se kamerat, publiku dhe të tjerët mund të ndiheshin të parehatshëm? Kjo shtëpi teston kufij, liri personale përballë bashkëjetesës dhe ti Bia duhet të respektosh kufijtë e tu për t’i bërë të tjerët të ndihen më rehat”, i tha asaj Vëllai i Madh.






    Source link

  • Pasi zbulohet e vërteta mes kunatave, Selina dëshiron të largohet nga BBVA

    Pasi zbulohet e vërteta mes kunatave, Selina dëshiron të largohet nga BBVA


    Menjëherë sapo u zbulua e vërteta për raportin mes Selinës dhe Gretës, Selina shprehu dëshirën për t’u larguar nga shtëpia e “BBVA”, pa pritur përfundimin e Prime-it.

    Situata e krijuar e tronditi atë emocionalisht, duke e bërë të ndihej e ekspozuar përballë banorëve të tjerë.

    Ajo u shpreh se nuk e përballon dot presionin dhe reagimet pas këtij zbulimi, ndërsa vendimi i saj hapi diskutime të shumta brenda shtëpisë.

    Mbetet për t’u parë nëse Selina do ta vendosë largimin apo do të vendosë të vazhdojë garën në “BBVA”.

     

     






    Source link