Një kthesë e papritur ka ndodhur pas Prime-t të fundit të “Big Brother VIP”, duke vënë në dyshim sinqeritetin e Stelinës. Gjatë spektaklit, asaj iu dha mundësia të hapte “Kutinë e Pandorës”, e cila përmbante një të mirë dhe një të keqe. E mira ishte shfaqja e videos komprometuese të Keijsit duke u puthur me […]
Një situatë e pazakontë dhe mjaft shqetësuese po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale lidhur me “Big Brother VIP Kosova”.
Protagoniste është Bia Khalifa, e cila është filmuar duke kryer disa veprime të çuditshme që ndjekësit i kanë interpretuar menjëherë si “rite magjie” kundër banores tjetër, Albës.
Në videot virale, Bia shihet fillimisht me një kukull “Labubu” në dorë.
Ajo shfaqet duke e shpuar kukullën me një gjilpërë, dhe sipas raportimeve, gjatë këtij veprimi ajo përmend emrin e Albës.
Por “riti” nuk është ndalur me kaq. Në një tjetër moment, Bia është parë duke shkuar te shtrati i Albës kur aty nuk kishte askush. Ajo është filmuar teksa i hedh një varëse poshtë dyshekut të saj.
Këto pamje kanë shkaktuar reagime të forta dhe frikë te publiku, të cilët kanë akuzuar Bën për përdorimin e magjisë së zezë për të dëmtuar rivalen e saj në lojë.
Një moment mjaft emocional ka përfshirë shtëpinë gjatë një bisede të fundit, ku Lim Hoti ka hapur zemrën për një humbje të dhimbshme personale.
Mes lotësh, ai ka kujtuar mikun e tij të ndjerë, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një personazh shumë të njohur për publikun.
“E kam humbur një shok edhe ai është, ju krejt e njihni. Por s’po ua them dot. Nuk e them dot. Ishte shoku im i ngushtë”, u shpreh Limi, duke treguar se kjo ngjarje ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai.
Teksa banorët e tjerë e dëgjonin me vëmendje, ai vazhdoi: “Zoti i merr të mirët. Nuk mund të flas më shumë. Të gjithë e njihni”.
Pavarësisht insistimit të banorëve për të mësuar se për kë bëhej fjalë, biseda është ndërprerë menjëherë nga Vëllai i Madh.
Produksioni i tërhoqi vërejtje Limit, duke i kujtuar rregullat strikte që ndalojnë diskutimin për persona apo ngjarje të caktuara nga jashtë, duke e lënë kështu mister emrin e personit për të cilin ai po vajtonte.
Modelja Juliana Nura ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesën e ujit dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.
Në reagimin e saj, Nura shprehet se gjatë gjithë ditës ka qenë pa ujë, ndërsa më pas i është ndërprerë edhe rryma elektrike, duke theksuar se jeton me qira dhe se situata është e papranueshme. Ajo ironizon duke thënë se nuk ka nevojë për “romantizëm”, por për shërbime bazike si uji dhe energjia elektrike.
Juliana Nura njihet gjithashtu si përkrahëse e Ganimete Musliut nga PDK, ndërsa reagimi i saj ka nxitur komente të shumta në rrjetet sociale.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një postim të ri në Instagram.
Artistja është shfaqur para pasqyrës me një look modern dhe mjaft provokues, duke theksuar stilin e saj të veçantë dhe të guximshëm. Veshja e zgjedhur reflekton trendet e fundit, ndërsa Era dëshmon edhe një herë se di si të spikasë me paraqitjet e saj.
Mbishkrimi “S’jon dy Era, 1 osht” shihet si një mesazh i qartë për vetëbesimin që e karakterizon.
Moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka ndezur rrjetet sociale me aktivitetin e saj të fundit, ku ka marrë pjesë në një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj.
Njëri prej ndjekësve e pyeti atë se në çfarë moshe është martuar, shkruan Indeksonline.
Jonida, me sinqeritetin që e karakterizon, ka zbuluar se ishte 33 vjeçe kur vendosi të martohej.
Vokshi, e cila është gjithmonë aktive dhe e afërt me ndjekësit, duket se po shijon çdo moment të jetës personale dhe profesionale, duke inspiruar shumë njerëz që e ndjekin atë çdo ditë.
Një emigrant nga Gjermania, i kthyer në vendlindje, në Vjosë të Fierit, ka denoncuar dhunën ndaj tij, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00.
Altin Meçaj, 46-vjeç, në një deklaratë për mediat u shpreh se personi që e ka goditur është një bashkëfshatar i tij, Fredi Lamaj, efektiv i policisë së Fierit.
Arsyeja e dhunës, ka sqaruar emigranti, është një koment që Altin Meçaj i ka bërë në rrjetin social në facebook, motrës së dhunuesit, Fredi Lamaj.
Altin Meçaj është shtruar në urgjencën e Fierit së bashku me të atin e tij, i cili ka të çara në kokë nga goditjet e dhunshme.
Pasi ka ardhur në shtëpi, janë fikur dritat dhe në këtë moment ka dëgjuar ta thërrasin nga jashtë. Kur ka dalë ai është goditur brutalisht deri sa ka rënë pa ndjenja.
Sipas tij është hedhur i ati për ta shpëtuar, por edhe atë e kanë goditur.
“Mbrëmë në orën 11 të natës kam qenë te një lokal dhe kam arritur ë shtëpi. Kur isha te lokali më erdhi një mesazh kërcënues nga një like në facebook. Ai është një bashkëfshatar i imi që sot është komandant grupi diçka e tillë me forcat RENEA. Like i bëra motrës së tij në facebook.
Kur shkova në shtëpi janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe jam thirrur në emër për të dalë jashtë. Ai më ka thirrur nga porta e shtëpisë.
Mesazhi thonte ‘nuk e di me kë je mpleksur’. Sa dal në derë më qëllojnë direkt dhe më përsërit mesazhin. Ishin të paktën 3 persona.
Vetëm atë kam njohur nga zëri. Më kanë rrëzuar për tokë pa ndjenja. Në qoftë për një liken ë facebook apo një koment ka dhe falje, por që të arrijë në këtë fazë që të më bëjnë mua për spital ose babain tim.
Si ka mundësi një person i tillë që është komandant grupi e vjen me shokët. Mund të ishim ulur ta kishim sqaruar. Mund të kishim pirë një kafe ta kishim sqaruar. Njihemi kemi pasur marrëdhënie të mira. Nuk ka asnjë tjetër. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin.
Më ka thënë të njëjtat gjëra si në mesazh ‘nuk e di me kë je mpleksur’ dhe diçka tjetër që nuk mund ta them. Unë kërkoj që kjo mos të përsëritet dhe dua të drejtën time. Më është shkelur prona. Këtë person e kam dalluar vetëm nga zëri kur kam dalë jashtë. Unë i thashë që motra jote është e madhe nuk është e vogël, mund të më thotë ‘Altin boll se po më bezdis’. Komenti ka qenë ‘je bërë shumë e bukur’, një kompliment”, deklaroi 46-vjeçari Altin Meçaj.
Babai i tij, 76-vjeçari Ylli Meçaj tha se djali i kishte ardhur për pushime dhe se kjo ndodhi i kishte shokuar të gjithë. Me lot në sy ai kërkon drejtësi dhe siguri për familjarët pas kësaj ngjarje të rëndë.
“Nuk kam pasur asnjëherë ngatërresa në fshat. Djali ka qenë emigrant që në vitin 1997. Djali shkonte çdo darkë të i vëllai në një lokal tek shkolla. Erdhi rreth orës 11:00 të darkës. Në këtë kohë u fikën dritat. Në këtë kohë dëgjoj zëra.
Kur u ngrita e pashë djalin të shtrirë pa ndenja fare dhe e godisnin me shqelma nga këmba dhe i kishin hipur mbi trup. Por nuk i pashë sesa persona ishin. I rashë djalit përsipër dhe bërtita. Në këtë kohë më qëllojnë dhe mua u lava në gjak.
Doja të lëvizja djalin nuk e lëvizja dot. Gruaja ulërinte. Erdhi djali i madh duke ulëritur. Sikur mos të kisha dalë unë, djali nuk do të ishte gjallë sot. Nuk njoha asnjë njeri. Kam dëmtime në kokë. Kërkojmë drejtësi se po më shuhet gjithë familja. Janë gjithë njerëzit e shokuar në shtëpi”, tha Ylli Meçaj.
“Vëllai i madh i ka bërë nder për t’i hapur sytë, uroj shumë që Stelina të hapë sytë”
Ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me “Fan Club” motra e Stelinës, e cila ka folur në lidhje me ngjarjet më të fundit të ndodhura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Gjatë Prime-t të mbrëmjes së djeshme u bë pjesë e BBVip 5, Ina, e cila është vajza me të cilën Keijsi ka pasur një histori, dhe sipas Stelinës, ka qenë dhe arsyeja se përse ata të dy nuk janë bashkë.
Motra e banores tha se video e transmetuar mbrëmë ku Ina dhe Keijsi shfaqeshin duke u puthur, ishte dhuratë për Stelinën që të mos kthehet me në atë lidhje, të cilën e quajti toksike.
“Vëllai i madh i ka bërë nder për t’i hapur sytë, uroj shumë që Stelina të hapë sytë. Më vjen keq sepse e di shumë mire që ajo realisht ka qenë e përfshirë dhe ka pasur një ndjenjë të sinqertë me Keijsin. Ne nuk kemi qenë dakord se janë karaktere të ndryshme. Shpresoj të mos bëjë gabim dhe të mos kthehet në atë marrëdhënie toksike. Këshilla ime për të është larg njerëzve toksikë dhe që nuk të kthejnë respekt”, tha motra e Stelinës.
Ndërkohë në studio ishte i ftuar shoku i Keijsit, i cili tha:
“Keijsi aty nuk është ai djali që është jashtë, nuk ka ditur të menaxhojë situatën aty brenda. Dhe formati që ka qenë, ka qenë format që të njihet me dikë, por te kjo situatë që i ndodhi është gjykuar shumë, sepse jo të gjithë mendojnë njësoj”.