Category: Uncategorized

  • Stenaldo emocionon me historinë e jetës së tij, rrëfen dhimbjet më të mëdha

    Stenaldo emocionon me historinë e jetës së tij, rrëfen dhimbjet më të mëdha


    Stenaldo ka prekur zemrat e publikut duke ndarë historinë e vështirë të jetës së tij.

    Ai rrëfeu për babain e tij, i cili humbi jetën nga njerëz që ai i cilësonte miq, një ngjarje që la gjurmë të thella në familjen e tij.

    Më tej, Stenaldo tregoi se shikimin e humbi shumë herët, kur ishte vetëm rreth 6 muajsh. Ai u shpreh se kjo ishte një nga sfidat më të mëdha për nënën e tij, e cila u përball me dhimbje dhe vështirësi të jashtëzakonshme për ta rritur.

    Rrëfimi i tij u prit me shumë emocion dhe empati nga publiku, duke u kthyer në një nga momentet më prekëse, shkruan Kosovarja.






    Source link

  • Të gjithë jashtë”/ Zarfi i zi trondit banorët e BBVA 5, ja vendimi që mori Vëllai i Madh

    Të gjithë jashtë”/ Zarfi i zi trondit banorët e BBVA 5, ja vendimi që mori Vëllai i Madh


    Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pasi një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi duke sinjalizuar një situatë kritike.

    Në qendër të vëmendjes dhe shkaktar i kësaj situate ka qenë banori Keijsi.

    Sipas njoftimit zyrtar të lexuar para banorëve, Keijsi ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat duke mos iu bindur udhëzimeve, ndërsa sjellja e tij është cilësuar si sfiduese dhe kundërshtuese ndaj autoritetit të Vëllait të Madh.

    Megjithatë, “fatura” e kësaj sjelljeje nuk i ka mbetur vetëm atij. Për shkak se banorët e tjerë kanë qëndruar në heshtje dhe nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën apo për të kërkuar respektimin e rregullave, Vëllai i Madh ka vendosur një dënim kolektiv të rëndë.

    Si pasojë, banorëve u janë hequr të gjitha cigaret, një vendim që ka shkaktuar menjëherë pakënaqësi.

    Por masa më e fortë që ka prishur ekuilibrat është mbyllja e dhomës së gjumit, e cila do të qëndrojë e bllokuar për një afat të pacaktuar, duke i lënë banorët pa hapësirën e tyre kryesore të pushimit.



    Source link

  • Tronditen fansat/ Çifti i njohur drejt ndarjes, shkak tradhtia!

    Tronditen fansat/ Çifti i njohur drejt ndarjes, shkak tradhtia!


    Një nga çiftet më të dashur të rrjeteve sociale, të njohur si “The Scotts”, i kanë dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare mes akuzave për tradhti dhe një reagimi publik plot pendesë.

    Influencuesja Kristy Scott ka depozituar zyrtarisht kërkesën për divorc më 30 dhjetor 2025 në Teksas, duke cituar si shkak kryesor tradhtinë e bashkëshortit, Desmond Scott.

    Në dokumentet e gjykatës, situata përshkruhet si e pakthyeshme, duke theksuar se kjo ngjarje “fshiu çdo mundësi të arsyeshme për ribashkimin e tyre”.

    Pas lajmit që shokoi mbi 16 milionë ndjekës në TikTok, ka ardhur edhe reagimi i vetë Desmond. Përmes një postimi në Instagram, ai ka pranuar fajin publikisht.

    “Dua ta nis duke i kërkuar ndjesë Kristy-t, familjes sonë dhe të gjithëve që janë prekur… Gjatë kësaj periudhe kam bërë zgjedhje për të cilat nuk jam krenar,” shkroi ai, duke konfirmuar zërat për tradhti.

    Desmond shtoi se marrëdhënia kishte qenë sfiduese dhe se ai kishte kërkuar ndarjen që në fund të vitit 2025, por pranoi përgjegjësinë për veprimet e tij.

    Çifti, të cilët u njohën kur ishin vetëm 14 vjeç dhe u martuan në vitin 2014, kanë dy djem dhe një perandori mediatike të përbashkët, e ardhmja e së cilës tashmë mbetet e paqartë.



    Source link

  • Përplasje e fortë mes Zhaklinës dhe Arjanit, shkak bëhen Miri & Selin

    Përplasje e fortë mes Zhaklinës dhe Arjanit, shkak bëhen Miri & Selin


    Një debat i nxehtë përfshiu ditën e djeshme studion e “Fan Club”, ku dy opinionistët Zhaklin Lekatari dhe Arjan Konomi u përplasën ashpër lidhur me përkufizimin e raportit mes Mirit dhe Selinës.

    Molla e sherrit u bë përdorimi i termit “Sugar Daddy” nga ana e Zhaklinës. Ajo e etiketoi Mirin me këtë emër, duke pretenduar se ai sillet kështu jo vetëm me Selinën, por edhe me vajza të tjera si Lorna apo Lore, duke u ofruar atyre mbrojtje dhe strategji.

    “Nuk është zhigolo… por një ‘Sugar Daddy’, babaxhan që u qëndron vajzave afër dhe i ndihmon,” u përpoq të justifikonte ajo përdorimin e termit.

    Por, Arjan Konomi nuk ia ka falur këtë lapsus terminologjik, duke e kundërshtuar me forcë dhe duke i dhënë një leksion “live”.

    “Më vjen keq që nuk e di, ‘sugar daddy’ është një që të mban me lekë, si ka shumë në Shqipëri,” shpërtheu Arjani.

    Ai theksoi se Miri nuk hyn në këtë kategori, pasi sipas tij, ai e shikon Selinën thjesht si vajzën e tij dhe nuk ka asnjë tendencë tjetër, ndërsa akuzoi Zhaklinën se po përpiqet të krijojë një çift aty ku nuk ka.



    Source link

  • Limi ofendon rëndë Albën, ajo nuk reagon (VIDEO)

    Limi ofendon rëndë Albën, ajo nuk reagon (VIDEO)


    Një episod i shëmtuar dhe mjaft i rëndë është regjistruar gjatë mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku protagonistë kanë qenë sërish Limi dhe Alba.

    Situata mes ish-çiftit ka dalë jashtë kontrollit në dhomën e gjumit, duke degraduar në ofendime verbale të papranueshme.

    Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, dëgjohet Limi i cili me tone agresive dhe urdhëruese tenton të bëjë Albën të heshtë, duke përdorur një fjalor banal, kryesisht në anglisht.

    “Mos e bëj të kalojë në nivel tjetër muhabeti, mos më trego ti mu Zotin tënd. Shhh!! You Motherfer, shut the f** up. E din ti shumë mirë se çfarë po të them,”** dëgjohet t’i thotë ai.

    Përballë fjalëve fyese, Alba ka zgjedhur të mos reagojë, duke qëndruar në heshtje.

    Kjo sjellje agresive ka shkaktuar indinjatë të madhe te publiku, i cili e ka dënuar ashpër fjalorin e Limit.

    Mbetet për t’u parë nëse ky moment do të jetë objekt diskutimi dhe mase disiplinore në Prime-in e ardhshëm.



    Source link

  • Osmani takon komandantin e Komandës së NATO-s në Napoli, diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal


    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të një prej komandave më strategjike të Aleancës Veriatlantike.

    Osmani e uroi Admiralin Wikoff për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në udhëheqjen e komandës, duke shprehur besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

    Gjatë takimit, Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për kontributin e vazhdueshëm në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend që nga viti 1999.

    Ajo shprehu vlerësim të veçantë për misionin e KFOR-it, duke e cilësuar atë si forcë të besueshme parandaluese dhe garantuese të sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallime.

    Presidentja gjithashtu konfirmoi përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe theksoi se vendi mbetet partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, i përkushtuar ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

    Source link



    Source link

  • PZAP hedh poshtë ankesën e Bekim Haxhit të PDK-së, për votat me postë

    PZAP hedh poshtë ankesën e Bekim Haxhit të PDK-së, për votat me postë


    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur si të pasafatshme ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili kërkoi të anulohen fletëvotimet e pranuara me postë pas datës 29.12.2025.

    Saktësisht bëhet fjalë për fletëvotimet e pranuara më 02 dhe 05.01.2026 për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28.12.2025.



    Source link

  • “Po mendon t’i dërgojë një letër”/ Çfarë thotë Landi për reagimin e bashkëshortes së Mirit


    Këngëtari i njohur Ronald Hysi, i njohur ndryshe si Landi, ka qenë i ftuar sot në “Fan Club” për të sqaruar njëherë e mirë situatën e mikut të tij, Miri, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

    Ai është ndalur gjatë te raporti i Mirit me bashkëshorten e tij, duke shpjeguar se përse ajo nuk reagon me xhelozi ndaj afrimitetit të tij me Selin.

    Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë,” u shpreh këngëtari, duke theksuar ndryshimin kulturor.

    I pyetur drejtpërdrejt nëse partnerja e ka problem faktin që Miri fle me Selin, Landi i doli në mbrojtje mikut të tij, duke insistuar se nuk është kaluar asnjë kufi moral.

    Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim, asnjëri nga të dyja palet nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes,” deklaroi ai.

    Gjithashtu, Landi hodhi poshtë zërat se çifti mund të jetë ndarë, duke zbuluar se bashkëshortja e Mirit jo vetëm që e mbështet, por po planifikon edhe një mesazh për të.

    Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër,” zbuloi Landi.



    Source link

  • “Ajo e imja di shqip dhe të than…”/ Çfarë thoshte Miri për bashkëshorten dhe xhelozinë e saj disa vite më parë?

    “Ajo e imja di shqip dhe të than…”/ Çfarë thoshte Miri për bashkëshorten dhe xhelozinë e saj disa vite më parë?


    Puntata e sotme e “Fan Club Big Brother VIP” ka nisur me një video të vitit 2018, ku shfaqet Miri duke folur për bashkëshorten e tij.

    Më 8 maj 2018, këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ishte për të folur për këngën “Komshia” të “West Side Family”.

    Në atë periudhë, Miri tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshortja e tij për videoklipin. Këngëtari u shpreh se e shoqja dinte shqip dhe kur ka parë klipin i ka thënë ‘pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër’.

    “Ajo e imja di shqip dhe të than piten. E pa klipin të papërfunduar dhe tha pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër”, thoshte Miri për xhelozinë e bashkëshortes.

    Ndërkohë kujtojmë se Miri ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku po komentohet shumë për lojën e tij dhe sidomos me raportin që ai ka krijuar me Selin.





    Source link

  • Ndarja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh

    Ndarja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh


    Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi ka reaguar me një postim tejet emocional në rrjetet sociale pas vdekjes së babait të saj.

    Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi të përbashkët, të shoqëruar me fjalë prekëse që pasqyrojnë dhimbjen e madhe për humbjen e prindit.

    “Ndarja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh. Sot humba më shumë se një baba, humba shokun tim më të mirë, mësuesin tim, udhërrëfyesin e jetës sime”, ka shkruar këngëtarja, shkruan IndeksOnline.

    Në postim ajo shkruan se babai ka qenë forca dhe mbështetja e saj në çdo hap, ndërsa kujtimi dhe vlerat që i ka mësuar do të jetojnë gjithmonë brenda saj. “

    Dhimbja për ty është e pafund, sepse dashuria jote ishte e pakrahasueshme”, shkruan në mesazhin e saj prekës.






    Source link