Category: Uncategorized

  • Duke ofendu femra nuk e kap 8 Marsin

    Duke ofendu femra nuk e kap 8 Marsin


    Banorja e BBVK-së, Aurora ka pasur një diskutim me Labin.

    “Duke ofendu femra nuk e kap 8 Marsin”, është shprehur ajo.

    Moneytizer Paragrafi 2

    Ndërkaq, pas kësaj fjalie, Labi ka zgjedhur heshtjen.

    Moneytizer Paragrafi 4






    Source link

  • Arbana Osmani prezantuese e “Ferma VIP 3”, këto janë detajet

    Arbana Osmani prezantuese e “Ferma VIP 3”, këto janë detajet


    Sipas burimeve të “Kryefjalës”, moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t “Ferma VIP”, një nga formatet më të ndjekura të viteve të fundit.

    Pas suksesit të dy edicioneve të para, të cilat u karakterizuan nga sfida të forta, dinamika të papritura, debate, aleanca dhe histori personale që mbajtën publikun të mbërthyer para ekranit, duket se produksioni synon të rikthejë formatin me një emër të njohur dhe të dashur për audiencën.

    Arbana Osmani, e cila ka një eksperiencë të gjatë në moderimin e formateve të mëdha televizive dhe konsiderohet si një nga figurat më të konsoliduara të ekranit shqiptar, pritet t’i japë sezonit të ri një tjetër dimension profesional dhe emocional.

    Megjithatë, deri në këtë moment, ky informacion mbetet ende në kuadër të zërave, pasi nga ana e produksionit të “Ferma VIP” nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar.

    Ndërkohë, interesi i publikut është rritur ndjeshëm dhe vëmendja tashmë është përqendruar jo vetëm te moderatorja, por edhe te lista e konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e kastit të ri. Emra nga bota e showbiz-it, rrjetet sociale dhe sporti janë përfolur, por gjithçka mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim.

    Sezoni i tretë i “Ferma VIP” pritet të vijë me risi, sfida më të forta dhe histori edhe më të forta njerëzore.






    Source link

  • Pas “tradhtisë” së Dolces me Limin, Edi mbështet publikisht Albën në BBVK: Përpara Alba

    Pas “tradhtisë” së Dolces me Limin, Edi mbështet publikisht Albën në BBVK: Përpara Alba


    Pas eliminimit të Edit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, dinamika mes banorëve ka marrë një tjetër kthesë. Zhvillimet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e publikut, sidomos pas rikthimit të Limit në shtëpinë më të famshme në vend.

    Me hyrjen e Limit, Dolce ka ndryshuar dukshëm sjelljen e saj, duke iu afruar menjëherë dhe duke shfaqur veprime të hapura afrimiteti. Këto gjeste “dashurie” nuk kanë kaluar pa pasoja, pasi kanë lënduar Albën, e cila më herët kishte qenë në një lidhje me Limin.

    Ndërkohë, nga jashtë shtëpisë, Edi duket se nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtyre zhvillimeve. Ai ka thumbuar Dolcen përmes një reagimi, duke e quajtur atë “mendjelehtë”. Po ashtu, Edi ka zgjedhur të shprehë hapur mbështetjen e tij për Albën, duke publikuar një postim në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Go Alba”.

    Një tjetër detaj interesant që ka nxitur aludime mes ndjekësve është veprimi i fundit në Instagram. Pas një vëzhgimi të profileve të tyre, vihet re se Edi dhe Alba ndjekin njëri-tjetrin në këtë rrjet social, çka ka hapur diskutime të shumta në publik.

    Ende mbetet e paqartë nëse mes Edit dhe Albës do të lindë një miqësi e thjeshtë apo diçka më shumë, ndoshta edhe si një formë “hakmarrjeje”.






    Source link

  • Nesër sqarohet e vërteta mes meje dhe Dolces

    Nesër sqarohet e vërteta mes meje dhe Dolces


    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, ka bërë një paralajmërim për të gjithë ndjekësit e tij.

    Ai tha se nesër do të sqarohet e vërteta mes tij dhe banores së BBVK-së, Dolces.

    “Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që kanë qenë kureshtarë ndaj kësaj “lidhjeje”. Ata që më njohin, e dinë kush jam”, ka shkruar ai.






    Source link

  • Skenat hot me Limin, reagon Edi

    Skenat hot me Limin, reagon Edi


    Duket se afrimiteti i papritur dhe puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ish-banorit, Edit.

    Edi, i cili vetëm pak javë më parë ishte protagonisti kryesor në krahët e Dolces brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ka bërë një reagim thumbues në rrjetet sociale, menjëherë pasi pa skenat intime të “ish-partneres” së tij me Limin.

    Përmes një postimi në Instastory, Edi nuk ka kursyer epitetet për Dolcen, duke e cilësuar atë si të paqëndrueshme.

    Me këtë deklaratë, Edi lë të kuptohet se sjellja e Dolces – e cila kaloi nga romanca me të, tek puthjet me Limin pas rikthimit nga “Grande Fratello” – ishte diçka e paralajmëruar nga rrethi i tij shoqëror (referuar Ludo Lee) ende pa nisur formati.

    Ky reagim vjen si një “shuplakë” publike ndaj Dolces, duke konfirmuar se për Edin, kapitulli me të është mbyllur përfundimisht dhe tashmë ai e sheh lojën e saj thjesht si një tregues të “mendjelehtësisë”. /Prive By Liberta Spahiu






    Source link

  • E papritur/ Ilir Vrenozi largohet nga Big Brother VIP Albania, zbulohet arsyeja

    E papritur/ Ilir Vrenozi largohet nga Big Brother VIP Albania, zbulohet arsyeja


    Ilir Vrenozi ka lënë garën e Big Brother VIP Albania 5.

    Ai ka vendosur që të largohet nga shtëpia, pasi thotë se nuk ndihet mirë dhe nuk e përballon dot.

    “Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur.



    Source link

  • Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

    Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot


    Ilir Vrenozi ka lënë garën e Big Brother VIP Albania 5.

    Ai ka vendosur që të largohet nga shtëpia, pasi thotë se nuk ndihet mirë dhe nuk e përballon dot.

    “Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur.






    Source link

  • “Më larguan nga puna sepse jam në karrocë” – rrëfimi tronditës i Burhan Bekteshit

    “Më larguan nga puna sepse jam në karrocë” – rrëfimi tronditës i Burhan Bekteshit


    Një shkrim i fortë dhe i dhimbshëm i Burhan Bekteshit ka trazuar rrjetet sociale.
    Ai ka bërë të ditur se është larguar nga puna pa asnjë arsye, pa shpjegim dhe pa paralajmërim, duke mbetur pa të ardhura dhe me gjashtë anëtarë familjeje për të mbajtur.
    Ai shkruan “ Më hoqët nga puna Kaq e thjeshtë.
    As arsye, as turp, as shpjegim.
    Ma këputët jetën në mes të ditës dhe u kthyet në zyrë sikur të mos kish ndodhur asgjë.
    Unë mbeta me gjashtë gojë për të ushqyer dhe me një shtet që më pështyn në fytyrë.
    Ju flisni për meritë.
    Ju flisni për ligj.
    Por ligji juaj fillon aty ku mbaron ndërgjegjja.
    Dhe ndërgjegje nuk keni.
    Më shikuat në karrocë dhe vendosët që nuk vlej.
    Që jam barrë.
    Që jam problem.
    Kështu mendon pushteti frikacak.
    Godet atë që nuk mund të ikë.
    Ju nuk jeni drejtues.
    Jeni njerëz të vegjël me pushtet të madh në duar të gabuara.
    Hakmarreni ndaj invalidit sepse mendoni se nuk ju rrezikon.
    Sepse mendoni se hesht.
    Sepse mendoni se frika e mban gojën mbyllur.
    Gaboheni.
    Karroca ime nuk është arsye për t’u përjashtuar.
    Është dëshmi se unë luftoj çdo ditë më shumë se ju.
    Ju ecni mbi tapete.
    Unë mbi asfalt të thyer.
    Ju flini me paga.
    Unë zgjohem me ankth.
    Gjashtë anëtarë i latë pa të ardhura.
    Gjashtë jetë i hodhët në pasiguri.
    Dhe pastaj flisni për familje, për vlera, për shtet.
    Shteti juaj është i fortë vetëm ndaj të dobëtit.
    Trim vetëm ndaj atij që është në karrocë.
    I verbër ndaj padrejtësisë që vetë e krijon.
    Por dijeni një gjë:
    Rrezkun nuk e keni ju në dorë.
    As jetën time.
    As fatin tim.
    Rrezkun e ka Zoti në dorë.
    Dhe Ai nuk harron.
    Kjo që bëtë nuk është vendim pune.
    Është krim moral.
    Është turp publik.
    Është njollë që nuk lahet.
    Mua mund të ma hiqni rrogën.
    Por zërin jo.
    Dhe ky zë do t’ju ndjekë.
    Sepse pushteti kalon.
    Por padrejtësia që i bëhet një invalidi
    nuk harrohet kurrë.”






    Source link

  • Miri dhe Selin kanë patur momente romantike bashkë?

    Miri dhe Selin kanë patur momente romantike bashkë?


    Vëmendja absolute e këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania” është e përqendruar te raporti i shumëdiskutuar mes Mirit dhe Selinës.

    Por, gjatë ditës së sotme, rrjetet sociale kanë “shpërthyer” pas qarkullimit të një fotoje që duket se tregon momentin kulminant mes dyshes.

    Në imazhin viral, Miri dhe Selin shfaqen në një moment romantik, duke shkëmbyer një puthje në buzë, ndërsa mbi foto është mbishkruar me ironi: “Goca e babit!”.

    Megjithatë, entuziazmi i fansave duhet të frenohet. Edhe pse pamja duket bindëse për syrin e lirë, burime dhe ndjekës të vëmendshëm të formatit sugjerojnë se kemi të bëjmë me një mashtrim të realizuar përmes Inteligjencës Artificiale ose montazhit.

    Një afrimitet i tillë fizik nuk është transmetuar në asnjë moment nga kamerat e shtëpisë, duke lënë të kuptohet se kjo “puthje” është thjesht pjellë e imagjinatës së fansave dhe teknologjisë, jo e realitetit brenda shtëpisë.



    Source link

  • Për ju që e humbët, këto janë dy hyrjet e reja në Big Brother VIP Albania

    Për ju që e humbët, këto janë dy hyrjet e reja në Big Brother VIP Albania


    Surprizat nuk kanë fund në “Big Brother VIP”. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtëpisë më të famshme në Shqipëri i janë bashkuar dy banorë të rinj, të cilët janë vendosur fillimisht në zonën e Akuariumit.

    Hyrja e parë është një emër mjaft i njohur dhe i dashur për publikun. Bëhet fjalë për Artan Kolën, këngëtarin e njohur të muzikës shqiptare.

    Hyrja e dytë është Aleksandra, e cila duket se do të sjellë energji të lartë dhe debate në shtëpi.

    Ajo nuk ka humbur kohë për të treguar karakterin e saj të fortë që në prezantimin e parë.

    “Besnike, por edhe vullkan,” ishin fjalët me të cilat Aleksandra e përshkroi veten, duke paralajmëruar banorët e vjetër se nuk do të jetë një konkurrente e lehtë.



    Source link