Category: Uncategorized

  • Incident në Gjakovë, shoqëruesi i Jozit konfrontohet në hotel

    Incident në Gjakovë, shoqëruesi i Jozit konfrontohet në hotel


    Një incident është regjistruar së fundmi në qytetin e Gjakovës, ku emri i këngëtarit Jozefin Marku, i njohur si “Jozi”, është lakuar tërthorazi për shkak të shoqëruesit të tij. Lajmi është raportuar fillimisht nga Sinjali, i cili bën të ditur se miku i këngëtarit dyshohet se është përleshur me recepsionistin e një hoteli.

    Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me rastin, të cilat i ka cituar Sinjali, këngëtari kishte shkuar në hotelin “Ari” i shoqëruar nga miku i tij, Fitim Gashi, dhe disa vajza, me qëllimin për të siguruar dhoma të lira për akomodim.

    Siç raporton Sinjali, situata ka eskaluar në momentin kur atyre u është komunikuar se në hotel nuk kishte kapacitete të lira. Referuar informacioneve të Sinjalit, Fitim Gashi dyshohet se fillimisht është përleshur me recepsionistin, ndërsa konflikti është zhvendosur edhe në korridor, ku sipas raportimit të Sinjalit, janë hedhur dhe rrëzuar sende të ndryshme.

    Për zbardhjen e rastit, Sinjali mëson se ngjarja është e dokumentuar përmes kamerave të sigurisë, pamjet e të cilave tashmë janë siguruar nga organet kompetente për hetime të mëtejshme.

    Sa i përket profilit të të përfshirit në konflikt, informacione të siguruara nga Sinjali tregojnë se Fitim Gashi dyshohet të jetë person recidivist. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet, siç nëvizon Sinjali, se këngëtari Jozefin Marku nuk ka qenë i përfshirë në incidentin fizik. Burimet e Sinjalit saktësojnë se në momentin e përleshjes, këngëtari ndodhej në veturë së bashku me dy shoqërueset.

    Rasti mbetet nën hetimin e organeve të rendit për të sqaruar të gjitha rrethanat, raporton Sinjali.






    Source link

  • Ish-prezantuesja e akuzon për sulm seksual, publikohen pamje ku Julio Iglesias e puth pa dëshirë

    Ish-prezantuesja e akuzon për sulm seksual, publikohen pamje ku Julio Iglesias e puth pa dëshirë


    Një video e vjetër e një interviste të vitit 2004 me Julio Iglesias, e transmetuar në një kanal televiziv argjentinas, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të forta.

    Pamjet tregojnë këngëtarin e famshëm duke puthur në buzë prezantuesen Susana Giménez gjatë transmetimit, pavarësisht rezistencës së dukshme nga ana e saj. Në intervistën, e zhvilluar në emisionin “Susana Giménez”, Iglesias shihet duke e përqafuar prezantuesen dhe duke tentuar disa herë ta puthë në buzë. Në video, ai e kap me duar nga koka dhe përpiqet ta imobilizojë, ndërsa Giménez përpiqet të shmangë kontaktin. Pavarësisht reagimeve të saj, këngëtari arrin ta puthë kundër vullnetit të saj.

    Më pas, teksa Iglesias ulet në divan, ai i kërkon vazhdimisht prezantueses të ulet pranë tij dhe tenton sërish ta puthë. Giménez reagon duke e shmangur situatën me humor, ndërkohë që emisioni vazhdon drejtpërdrejt. Rikthimi i videos vjen në një moment delikat për artistin 82-vjeçar, i cili aktualisht përballet me akuza të rënda për ngacmim dhe sulm seksual nga dy ish-punonjëse të tij.

     






    Source link

  • LAJMI I FUNDIT : Aksion i madh i policisë në Zubin Potok

    LAJMI I FUNDIT : Aksion i madh i policisë në Zubin Potok


     

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme në komunën e Zubin Potokut.

    Burimet e IndeksOnline kanë pohuar së po zhvillohet një aksion i gjërë i policisë së Kosovës dhe ka të bëjë me organizimin e lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

    IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin Veton Elshanin i cili ka konfirmuar rastin duke thënë se operacioni po zhvillohet në tri lokacione.

    Aksioni është ende në zhvillim e sipër dhe për detajet e tjera IndeksOnline do të raportojë me kohë./IndeksOnline/



    Source link

  • Ina ofendon Brikenën: “Miss botoksi”


    Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ina Aderit dhe Brikena Selmanit. Gjatë debatit, Ina ka shpërthyer me fjalor tejet të rëndë dhe ofendues në drejtim të Brikenës, duke përdorur…

    The post Ina ofendon Brikenën: “Miss botoksi” appeared first on Revista Kosovarja.

    BURIMI I LAJMIT

    The post Ina ofendon Brikenën: “Miss botoksi” appeared first on Gazeta-Telegram.com.



    Source link

  • Mua të më sjellin ish-burrin, çohem e iki

    Mua të më sjellin ish-burrin, çohem e iki


    Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Hygerta Sako ka zhvilluar një bisedë me Ludon, ku ka komentuar situatën e krijuar rreth Albës dhe mënyrën se si kjo e fundit po e përjeton lojën pas zhvillimeve të fundit në shtëpi.

    Gjatë diskutimit, Hygerta u shpreh se për të do të ishte e pamundur të vazhdonte garën nëse në shtëpi do të hynte një person nga e kaluara e saj sentimentale. Ajo theksoi se një situatë e tillë do ta vinte përballë një presioni emocional që nuk do ta përballonte dot brenda formatit.

    “Mua të ma sjellin ish-burrin, unë çohem e iki”, u shpreh ajo, duke nënkuptuar se përfshirja e një ish-partneri në lojë do ta detyronte të tërhiqej menjëherë nga gara, edhe pse po luftojne per me shume se 100 mije euro.

    Deklarata e Hygertës erdhi në një moment kur në shtëpi ka hyrë Limi, ish-partneri i Albës, një zhvillim që ka sjellë reagime të forta dhe ka ndikuar në gjendjen emocionale të banores. Në këtë kontekst, fjalët e Hygertës u interpretuan si një krahasim i drejtpërdrejtë me situatën e Albës, duke nënvizuar se sa e vështirë është të përballesh me të kaluarën në një ambient të mbyllur dhe nën vëzhgimin e vazhdueshëm të kamerave.






    Source link

  • Yjet e OnlyFans krijojnë kaos në aeroplan, arrestohen në aeroport

    Yjet e OnlyFans krijojnë kaos në aeroplan, arrestohen në aeroport


    Dy yje të OnlyFans u nxorën nga një fluturim i American Airlines dhe u arrestuan pasi policia tha se ishin të dehur dhe refuzuan të zhvendoseshin në vendet e tyre.

    Incidenti ndodhi më 9 janar në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit dhe gratë përdorën mediat sociale për të publikuar të gjithë situatën (përfshirë arrestimin e tyre)
    Sania Blanchard, 34 vjeç, dhe Jordan Lantry, 31 vjeç, ishin në Miami për të festuar ditëlindjen e Lantry-t.

    Sipas një raporti të policisë, asistentja e fluturimit u kërkoi vazhdimisht atyre të linin vendet e tyre të klasit të parë dhe të zinin vendet e tyre, por ato refuzuan.






    Source link

  • “Ka shpëtuar mirë ai VORRAXHIU…”

    “Ka shpëtuar mirë ai VORRAXHIU…”


    Një debat i fortë ka ndodhur mes Stelinës dhe Keijsit pas darkës sqaruese që patën mbrëmjen e djeshme. Duket se Kristi është bërë “molla e sherrit” pasi ndërpreu darkën e banorëve, duke i thënë Stelinës që ka rënë shumë poshtë duke u marrë me Keijsin. Situatë kjo që nuk i ka pëlqyer fare Keijsit dhe e ka akuzuar Stelinën për mungesë respekti, pasi sipas tij në darkë ishte me të dhe nuk duhet t’i jepte të drejtë Kristit për fjalët që thonte.

    Keijsi:

    Ti nxjerrë vrerë nga goja.

    Stelina:

    Siç je edhe ti.

    Keijsi:

    I jep të drejtë Kristit, atij vorraxhiut, dordolecit. Ka shpëtu mirë ai dordoleci dje se nuk e di se çfarë mund t’i kisha bërë.

    Stelina: Hajde more ti gangsteri i Komunës së Parisit.

    Keijsi:

    Po ik se nuk do rraf unë atë zorraxhiun.






    Source link

  • Steph sharm dhe luks: Fotoja që po ndez rrjetin!


    Steph Symonds na ka surprizuar sërish me postimin e saj të fundit në Instagram, ku duket më elegante se kurrë, duke përcjellë një atmosferë luksi dhe qetësie. Në këtë foto,…

    The post Steph sharm dhe luks: Fotoja që po ndez rrjetin! appeared first on Revista Kosovarja.

    BURIMI I LAJMIT

    The post Steph sharm dhe luks: Fotoja që po ndez rrjetin! appeared first on Gazeta-Telegram.com.



    Source link

  • Skandali me produktet Pandoro/ Gjykata shpall të pafajshme Chiara Ferranin: Një makth ka mbaruar

    Skandali me produktet Pandoro/ Gjykata shpall të pafajshme Chiara Ferranin: Një makth ka mbaruar


    Influencerja e njohur Chiara Ferrani është shpallur e pafajshme nga gjyqësori italian në lidhje me akuzat për mashtrim me të cilat ajo po përballej. Çështja kishte të bënte me pjesëmarrjen e saj në një fushatë reklamuese për ëmbëlsirën tradicionale italiane ‘Pandoro’ dhe vezët e Pashkëve ‘Dolci Preziosi’, të cilat ishin prezantuar si produkte të lidhura me aktivitete bamirësie.

    Konkretisht, gjatë seancës paraprake, prokuroria argumentoi se fushatat promovuese të produkteve specifike midis viteve 2021 dhe 2022, të cilat janë kryer përmes kompanisë së influencuesit, janë paraqitur si të lidhura me dy nisma të veçanta bamirësie, por kjo nuk korrespondon plotësisht me realitetin.

    Mediat e huaja shkruajnë se Ferrani ka deklaruar gjithmonë se nuk kishte informacion të detajuar për rezultatin e këtyre parave dhe tashmë kishte paguar më shumë se tre milionë euro dëmshpërblim. Gjyqtarët vendosën se nuk ishte një mashtrim me rrethana rënduese, ndaj konsumatorëve që blejnë produkte nga interneti.

    Në të njëjtën kohë, shoqata italiane e konsumatorëve Codacons, një vit më parë, kishte tërhequr padinë që kishte ngritur, pas vendimit të Ferranit për të paguar dëmshpërblim. Sipas një reforme të fundit të gjyqësorit italian, nuk ka asnjë dispozitë për ndjekje penale ex officio për veprën e mashtrimit pa prova inkriminuese.

    “Jam i lumtur që jam në gjendje ta kthej jetën time në duart e mia, një makth ka mbaruar. Falënderoj avokatët e mi dhe të gjithë ata që më ndjekin në internet, të cilët, për dy vjet, më kanë mbështetur deri më tani.” tha Ferrani.

    Krahu i saj i djathtë i atëhershëm, Fabio Damato, dhe presidenti i Cerealitalia, Francesco Canillo, u liruan gjithashtu nga akuzat në këtë çështje






    Source link

  • I kam thënë s’më pëlqen stili, por veç me bë diçka tjetër

    I kam thënë s’më pëlqen stili, por veç me bë diçka tjetër


    Ludo e ka pyetur Limin në lidhje me Albën, duke kërkuar të dijë se çka i ka pëlqyer tek ajo.

    Limit ha se i bie të flas për të kaluarën, por tha se i ka thënë Albës që nuk i pëlqen stili as mendimet e saj, por siç u shpreh “më pëlqen më bë diçka tjetër”.

    “Ka nisë një lojë dhe edhe atje po mundohesha t’i tregoja që nuk më pëlqen stili yt, nuk më pëlqejnë mendimet e tua, mua nuk më pëlqen asnjë gjë. Por, më pëlqen më bë diçka tjetër”, tha Limi.






    Source link