Category: Uncategorized

  • Elita Rudi e tëra në të zeza, ky detaj nxit vëmendjen

    Elita Rudi e tëra në të zeza, ky detaj nxit vëmendjen


     

    Prezantuesja dhe influencerja Elita Rudi po e vazhdon me sukses angazhimin e saj në emisionin e së dielës në “ATV”, “The Elite Way”.

    Ajo mbetet një nga figurat më aktive të ekranit dhe rrjeteve sociale, shkruan “Kosovarja”.

    Në një fotografi të fundit të publikuar në Instagram, Elita shfaqet e veshur me një fustan të zi, duke zgjedhur një paraqitje elegante dhe të kuruar. Veshja karakterizohet nga një dekolte e hapur.

    Elita vazhdon të ruajë një imazh konsistent dhe profesional në çdo paraqitje publike.






    Source link

  • “Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba Pollozhani tregon gjithçka për bashkëjetesën me Lim Hotin

    “Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba Pollozhani tregon gjithçka për bashkëjetesën me Lim Hotin


    Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka folur me disa nga banorët për bashkëjetesën e saj me Lim Hotin.

    Ajo është shprehur se ndarja ka ndodhur në shtator, më pas ka pasur një rikthim, siç u shpreh ajo, problematik.

    “Ne kemi pasur bashkëjetesë deri në shtator, në shtator e bëmë një ndarje, pas ndarjes kishim një rikthim shumë problematik, ku në mes ishte edhe tradhtia”.

    “Kishim rikthim, por jo më bashkëjetesë, kishim si një gjysmë bashkëjetese, por non stop rrinim bashkë”, u shpreh Alba.

    E njëjta tregoi në detaje edhe se si ishin ndarë dhe se çfarë bëri të vinte deri aty.

    Sidoqoftë, pretendon se një natë para se të hynte në Big Brother kishte folur me Limin.

    Ky i fundit nga ana tjetër ka mohuar gjërat që ka thënë Alba për raportin e tyre.






    Source link

  • Kristi arratiset në mënyrë spektakolare nga “burgu”, gardiani e ndjek nëpër oborr, por nuk e kap dot

    Kristi arratiset në mënyrë spektakolare nga “burgu”, gardiani e ndjek nëpër oborr, por nuk e kap dot


    Kristi ka arritur që të arratiset nga burgu ditëne sotme.

    Ai ka këputur telat me të cilat ishte vendosur ‘godina e burgut’ në oborrin e shtëpisë së Big Brother, dhe ka arritur që të dalë.

    Ndërkohë Brikena nuk i është bashkuar planit, por ka qëndruar ‘në qeli’ për të shlyer dënimin e Vëllait të Madh.






    Source link

  • Fero niset me avion – cili është destinacioni?

    Fero niset me avion – cili është destinacioni?


     

    Fero ka ngjallur kureshtje te ndjekësit e tij pasi ka publikuar një postim në “Instastory”, ku shihet i nisur me avion drejt një destinacioni ende të pa zbuluar.

    Pas këtij postimi, shumë ndjekës kanë aluduar se reperi mund të jetë duke udhëtuar për të takuar vajzën e tij, Ninën, për të cilën ai së fundmi ka deklaruar se tashmë ka kontakt.

    Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, fansat shpresojnë që ky aludim të jetë i vërtetë dhe që të ketë një ribashkim mes babait dhe vajzës pas shumë vitesh. Shkruan Kosovarja.






    Source link

  • Alba dhe Bia bëhen shoqe, Limi në krahët e Dolçes

    Alba dhe Bia bëhen shoqe, Limi në krahët e Dolçes


    Balancat brenda Big-ut të Kosovës kanë marrë një kthesë të papritur. Pas tensioneve dhe përplasjeve të mëparshme, Alba dhe Bia kanë lënë pas keqkuptimet dhe janë afruar, duke u shndërruar në shoqe të ngushta brenda shtëpisë.

    Ndërkohë, Limi ka nisur hapur një romancë me Dolçen. Dyshja shfaqen gjithnjë e më shpesh në momente intime, duke u puthur dhe përqafuar në ambientet e përbashkëta të shtëpisë, madje edhe në sy të Albës.

    Këto skena duket se e kanë rënduar emocionalisht banoren, e cila nuk e fsheh më gjendjen e saj dhe shpesh shpërthen në lot për shkak të ndjenjave që ende ka për Limit.

    Në këto momente të vështira, Bia ka qenë pranë Albës. Ajo e ka ngushëlluar, i ka qëndruar afër dhe i ka dhënë mbështetje emocionale, duke i thënë hapur: “Jam shoqja jote.” Bia e këshillon të ruajë qetësinë dhe të mendojë për veten, duke treguar se raporti mes tyre tashmë ka kaluar në një tjetër nivel, atë të solidaritetit dhe miqësisë.






    Source link

  • Ish-banorja e BBVK-së ndan një copëz nga kënga që për kohë të gjatë e mbajti për vete

    Ish-banorja e BBVK-së ndan një copëz nga kënga që për kohë të gjatë e mbajti për vete


    Brikena, ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë nga një këngë e papublikuar e saj.

    Ajo tha se për një kohë të gjatë këtë këngë e kishte mbajtur vetëm për vete, përcjell Klankosova.tv.

    “Po ndaj me ju një pjesë nga një këngë që u nis, por mbeti rrugës. Një këngë që e dua shumë dhe që për një kohë të gjatë e mbajta vetëm për vete. Sot po ndaj vetëm një copëz të saj”, ka shkruar Brikena.






    Source link

  • Kështu po ia shpreh dashurinë Dafina Zeqiri të birit të saj

    Kështu po ia shpreh dashurinë Dafina Zeqiri të birit të saj


    në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente nga jeta e saj profesionale dhe personale me ndjekësit e shumtë.

    Vetëm pak minuta më parë ajo ka emocionuar ndjekësit duke ndarë një moment të ëmbël me djalin e saj, Daskanin.

    Që nga momenti kur është bërë nënë, artistja ka zgjedhur që herë pas here të publikojë edhe fotografi e video të veçanta me të birin.






    Source link

  • Gjoksin ma ka bërë dhurat Limi, ka kushtuar 5000 euro

    Gjoksin ma ka bërë dhurat Limi, ka kushtuar 5000 euro


    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka pranuar hapur se ka kryer ndërhyrje estetike.

    Gjatë një bisede me banorin Labin, i cili e pyeti rreth ndërhyrjeve në trupin e saj, Alba u shpreh se ka bërë dy.

    Ajo zbuloi gjithashtu se ndërhyrja në gjoks ka qenë një dhuratë nga Limi. Sipas Albës, kjo ndërhyrje ka kushtuar rreth 5000 euro.

    Pjesë nga biseda:

    Labi: Alba, më fal, a ke ndërhyrje estetike?

    Alba: Po, kam dy hundën dhe gjoksin.

    Labi: Kush ta ka paguar gjoksin?

    Alba: Limi ma ka bërë dhuratë. Kisha qejf ta bëja, doja të shkoja me reklamë, por më tha të prisja se do ma bënte ai dhuratë. Ka kushtuar 5000 euro.

    Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë qenë më parë në një marrëdhënie, e cila tashmë ka përfunduar.






    Source link

  • “BBV nuk të hap dritare, por…”- Rozana Radi flet për eksperiencën në reality show

    “BBV nuk të hap dritare, por…”- Rozana Radi flet për eksperiencën në reality show


    E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Rozana Radi ka rrëfyer për rrugëtimin e saj artistik dhe përvojën në “Big Brother VIP Albania”, të cilën e cilësoi si një pikë kthese të fortë.

    Këngëtarja u shpreh se pa eksperiencën në BBV nuk do të ishte rikthyer me të njëjtin intensitet në koncerte dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun:

    “Unë duhet që ta falënderoj Big-un shumë, sepse po të mos ishte për Big Brother unë nuk do t’u isha rikthyer më koncerteve të mia. Imagjino kur e them unë që jam rritur në skenë. Unë e kam thënë që BBV është “Big”-u i jetës sime dhe unë do ta bëja 100 herë”, u shpreh ajo.

    Radi theksoi se pas daljes nga shtëpia është ndier më e fortë dhe më e motivuar profesionalisht, duke shtuar se këtë përvojë do ta përsëriste pa asnjë hezitim.

    Sipas artistes, edicioni aktual i ka dhënë banorëve një ekspozim shumë më të madh se zakonisht:

    “E kam thënë që nuk të hap një penxhere ose një dritare, por mendoj që protagonistëve që janë këtë vit i ka hapur një tarracë.”

    Ajo shpjegoi se në BBV ekzistojnë katër kategori lojtarësh, nga ata që hyjnë pa asgjë për të humbur, tek ata që vijnë për t’u rikthyer, për t’u provuar ose për të treguar një anë tjetër të vetes.

    Rozana u ndal edhe te mesazhi që, sipas saj, çdo banor duhet të kuptojë:

    “Askush nuk ka për të humbur nga Big Brother, njeriu humb nga goja e vet. Nga ajo që nxjerr nga goja, nga sjellja e vet. Nuk humb nga BBV, por vetëm fiton.”

    Ajo këshilloi konkurrentët ta shfrytëzojnë këtë eksperiencë si një mundësi unike për të ndërtuar diçka të madhe për të ardhmen. Ajo e krahasoi Big Brother me një shans të rrallë që duhet përdorur me mençuri:

    “Ata që janë atje brenda nuk më dëgjojnë, por uroj që të dinë ta marrin këtë eksperiencë dhe ta përdorin si atë monedhën e fundit që ka mbetur në xhep dhe ti duhet ta shpenzosh në mënyrën më të mirë të mundshme sepse po e humbe, e gjen ai tjetri”, tha këngëtarja.






    Source link

  • Olta Gixhari publikohet e zhveshur në dhomë hoteli, ja kush është fajtor

    Olta Gixhari publikohet e zhveshur në dhomë hoteli, ja kush është fajtor


    Olta Gixhari ka tërhequr vëmendjen së fundmi pasi janë publikuar dy fotografi ku ajo shfaqet e mbështjellë me peshqir, në ambientet e një dhome hoteli.

    Pamjet janë ndarë nga Arbër Bytyqi, artisti i njohur i grimit që kujdeset për paraqitjen e bukuroshes, duke zbuluar kështu një moment nga përgatitjet e saj.

    Edhe pa veshje, Olta dëshmon se di të shkëlqejë natyrshëm dhe të rrëmbejë gjithë vëmendjen me prezencën dhe elegancën e saj.






    Source link