Author: arso

  • Je bërë dyll i verdhë

    Je bërë dyll i verdhë


    Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Keijsit dhe Mateos. Ky i fundit ishte duke biseduar me Inën, kur ndërhyn Keijsi dhe i kthehet ashpër banorit.

    Teksa Mateo po i thoshte Inës se do ‘zhyten në baltë’ nëse ajo dhe Keijsi krijojnë një lidhje dashurie, duke qenë se kanë thënë se jemi shokë, ndërhyn Keijsi dhe i përmend Brikenën.

    Pjesë nga debati:

    Mateo: Të njëjtin raport që keni patur jashtë e keni vazhduar dhe këtu, të tre

    Keijsi: Këtej thua ka patur marrëdhënie, këtej e ndërrove. Ty të shiti si leckë mo burrë, në vend që të përpiqesh të rregullosh marrëdhënien, ti kërkosh llogari…

    Mateo: Kam folur

    Keijsi: Ça të folme, je në terezi

    Mateo: Po a e di ti apo unë?

    Keijsi: Ke dy ditë i prerë, je bërë dyllë i verdhë

    Mateo: E di ti apo unë që kam folur

    Keijsi: Je bërë i verdhë

    Mateo: Kam të njëjtin raport që kisha me të

    Keijsi: Ky është karakteri i dobët, e nxjerr veten mashtrues

    Mateo: Ti më thua bravo njëherë, tani ndryshon.






    Source link

  • Rastet se si Mali bullizohet nga Selin e kërcënohet nga Miri në Big Brother VIP Albania

    Rastet se si Mali bullizohet nga Selin e kërcënohet nga Miri në Big Brother VIP Albania


    Këngëtari nga Kosova, Mal Retkoceri, është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania 5.

    Që nga hyrja në këtë format ai ka pasur diskutime, debate e përplasje me disa nga banorët atje.

    Ka qenë Selin Bollati e Miri që vazhdimisht i kanë hedhur fjalë e madje e kanë ofenduar.

    Në TikTok janë publikuar disa pamje të ndryshme, ku ai shihet duke u bullizuar nga këta dy.

    Selin një herë e përqesh për të folurën për shkak të dialektit, e më pas i vë edhe epitete të shumta.

    “Derr”, “Megashkurtabiq”, “Derr”, “Qen”, kanë qenë disa nga fjalët që i ka thënë.

    Miri nga ana tjetër e ka kërcënuar në disa raste dhe e ka bërë të ndihet keq.

    Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ndëshkim nga produksioni në lidhje me këtë.






    Source link

  • Nga një ishull indian, Kaderi sjell foto provokuese me bikini

    Nga një ishull indian, Kaderi sjell foto provokuese me bikini


    Modelja kosovare, Kader Kicaj, ka përvëluar rrjetin ditën e sotme.

    Nga një ishull indian, ka ndarë disa fotografi në bikine ku ka shfaqur asetet e bujshme trupore.

    “Momentet e Mauritius”-it, shkroi zeshkania krahas postimit.

    Të shumta ishin pëlqimet dhe komentet e ndjekësve brenda pak minutave.






    Source link

  • Alba kërkon nominim sy më sy

    Alba kërkon nominim sy më sy


    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, ka pasur një kërkesë specifike ndaj “Vëllait të Madh”.

    Ajo ka kërkuar që nominimet e radhës të bëhen sy më sy, ose e gjithë shtëpia të shkojë në nominim.

    Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:






    Source link

  • Selvije Jao sqaron situatën e kujdestarisë për djalin me Shpat Kasapin

    Selvije Jao sqaron situatën e kujdestarisë për djalin me Shpat Kasapin


    Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, duke dhënë një sqarim të rëndësishëm lidhur me kujdestarinë dhe mbështetjen për djalin e tyre, Roelin.

    Në deklaratën e saj, Jao thekson se është kujdestarja e vetme ligjore e të birit dhe se prioriteti i saj absolut është mirëqenia dhe siguria e Roelit.

    Ajo ka bërë të qartë se çdo vendim që lidhet me djalin është marrë dhe do të merret gjithmonë në interes të tij, duke shmangur çdo keqkuptim apo spekulim publik.

    Reagimi i plotë i Selvije Jaos në llogarinë personale të Instagram-it:

    “E bëj këtë deklaratë për të vetmen arsye që të theksoj se jam kujdestarja e vetme ligjore e Roelit.

    Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën,unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për tënë çdo aspekt të mundshëm,deri sa të kem forcë dhe jetë.

    Për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.

    Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale.

    Ju faleminderit shumë”.



    Source link

  • Alba Pollozhani kapet me telefon brenda BBVK

    Alba Pollozhani kapet me telefon brenda BBVK


    Pas daljes së saj nga BBVK, Bia Khalifa ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale me një deklaratë të shkurtër, por mjaft intriguese.

    Gjatë një Live në rrjete sociale, Bia u pyet nga ndjekësit në lidhje me situata të ndryshme brenda shtëpisë së BBVK.

    Në një moment, ajo zbuloi se kishte gjetur telefonin e Alba Pollozhanit brenda shtëpisë, një deklaratë që ngriti menjëherë pikëpyetje.

    “Ia kam gjetur telefonin Albës në shtëpinë e BBVK, por nuk kam çfarë të them më shumë”, u shpreh Bia, duke refuzuar të japë detaje shtesë.

    Kjo deklaratë e shkurtër ka mjaftuar që videoja e momentit të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, ku po komentohet gjerësisht nga publiku.

    Ndjekësit po spekulojnë mbi kuptimin e fjalëve të saj dhe nëse kjo deklaratë lidhet me ndonjë situatë të paqartë apo shkelje të rregullave brenda shtëpisë.Deri më tani, as Alba dhe as produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këtë deklaratë.

    Megjithatë, videoja vazhdon të qarkullojë dhe të ndezë diskutime të shumta online, duke shtuar edhe më shumë tension rreth ngjarjeve që kanë ndodhur brenda shtëpisë.



    Source link

  • Përplasje fizike mes dy banorëve në Big Brother VIP 5? (Video)

    Përplasje fizike mes dy banorëve në Big Brother VIP 5? (Video)


    Edhe pse ky sezon nisi me nota më të qeta, duket se paqja në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka marrë fund. Rrjeti është “pushtuar” nga pamjet virale ku dy banorët, Eriku dhe Angelo, shihen të përfshirë në një konfrontim fizik.

    Në video, ata shfaqen duke u shtyrë me forcë me njëri-tjetrin, një skenë që ka alarmuar menjëherë pjesën tjetër të shtëpisë. Ndërhyrja e banorëve ka qenë e menjëhershme për të shmangur përshkallëzimin, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjet e dëshpëruara të një prej vajzave:
    “Erik, jo, të lutem!”

    Tensioni dukej tejet real, por ngjarja ka marrë një kthesë të papritur. Vetëm pak minuta pas kësaj skene kaotike, Erik dhe Angelo kanë qetësuar (ose konfuzuar) banorët duke deklaruar se e gjitha ishte thjesht një lojë e stisur prej tyre.

    Mbetet e paqartë nëse ky ishte një aktrim i planifikuar për vëmendje apo një situatë reale që u mbulua me “shaka” pas reagimit të ashpër të shtëpisë.



    Source link

  • Klinika çon në Gjykatë Eliona Pitarkën: Detajet e plota

    Klinika çon në Gjykatë Eliona Pitarkën: Detajet e plota


    Debati publik mes një klinike private në Tiranë dhe Eliona Pitarkes, ka hyrë në një fazë të re, duke u zhvendosur zyrtarisht në rrugë ligjore.

    Përplasja nisi pas reagimeve të klinikës “Vera-Virhov”, e cila akuzoi Eliona Pitarkën se po shpërndante dieta për fëmijë në rrjetet sociale, duke përdorur emrin e pediatrit Edi Tushe.

    Pas këtyre paralajmërimeve, përplasja mes palëve vijoi edhe në Instagram, me postime dhe kundërpostime publike.

    Sot, klinika “Vera-Virhov”, e drejtuar nga Genta Dedej, bëri të ditur përmes një deklarate zyrtare se ka depozituar padi ndaj blogeres. Sipas klinikës, padia përfshin akuza për shpifje, fyerje, dëmtim të imazhit dhe shkelje të ligjit.

    DEKLARATA e Klinika Vera–VIRHOV

    Klinika Vera–VIRHOV ushtron aktivitetin e saj prej mbi 20 vitesh, duke ndërtuar reputacionin mbi profesionalizëm, etikë mjekësore dhe respekt maksimal për shëndetin publik. Institucioni ynë përfaqësohet nga mjekë të nderuar si: Dr. Edi Tushe, Dr. Gentian Stroni, Dr. Moza Keta, Dr. Elton Qeli, Dr. Gentian Caco, Dr. Meri Papajani, Dr. Fatbardha Xhani, si dhe shumë profesionistë të tjerë që janë krenaria e këtij institucioni. Nga kjo klinikë kanë dalë dhjetëra infermierë dhe laborantë të specializuar, sot aktivë me dinjitet në tregun e punës.

    Në lidhje me znj. @elionapitarka , sqaroj publikisht se:
    ❌ Nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të mjekëve tanë
    ✔ Është trajtuar vetëm si paciente, me korrektësi dhe respekt.

    Në vitin 2023 e kam këshilluar personalisht të mos publikonte informacione dezinformuese mbi shëndetin e fëmijëve (temperaturat febrile, dietat pediatrike). Pavarësisht kësaj, ajo ka vijuar publikime që krijojnë konfuzion dhe dëmtojnë seriozitetin e profesionit tonë. Si person publik dhe influencer, ajo ka përdorur para disa ditesh Instagramin e saj, për të publikuar deklarata shpifëse dhe të pavërteta ndaj meje dhe stafit të Klinikës Vera–VIRHOV, duke dëmtuar rëndë imazhin profesional të institucionit.

    Janë konstatuar gjithashtu:
    – përdorim i materialeve filmike pa lejen tone, dhe keshillimet si paciente ne rrjetet e saj sociale, qe perben shkelje e pronës intelektuale te klinikes.
    – mesazhe kërcënuese në telefonin tim personal (të dokumentuara)
    Dhe te tjera.

    Për këtë arsye, Klinika Vera–VIRHOV ka nisur procedurat ligjore për shpifje, fyerje, dëmtim imazhi dhe shkelje ligji. Ky proces bazohet në Kodin Penal dhe parashikon dënime që shkojnë deri në 3 vite burg, sipas rasteve konkrete.

    Deklaroj publikisht se çdo gjobë apo dëmshpërblim që mund të përfitohet nga ky proces do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të Jetimores së Tiranës, si nje akt human dhe simbolik per dinjitetin njerezor. Klinika Vera–VIRHOV do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin e saj me korrektësi, profesionalizëm dhe transparencë, në shërbim të pacientëve dhe shoqërisë shqiptare.



    Source link

  • Kush po përfiton në emër të Roelit? “Jam kujdestarja e vetme ligjore e djalit tim!”

    Kush po përfiton në emër të Roelit? “Jam kujdestarja e vetme ligjore e djalit tim!”


    Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka reaguar publikisht për herë të parë përmes një postimi në Instagram, duke bërë një sqarim të rëndësishëm që lidhet me djalin e tyre, Roelin.

    Deklarata e saj vjen mes interesit dhe spekulimeve publike, ndërsa ajo ka vendosur të flasë hapur për çështjen e kujdestarisë dhe mbështetjes financiare.

    Në reagimin e saj, Jao thekson qartë se është kujdestarja e vetme ligjore e Roelit dhe se çdo vendim që lidhet me të merret vetëm duke pasur parasysh interesin dhe mirëqenien e tij.





    Source link

  • Bia e pranon hapur se ajo dhe Edi kanë pasur marrëdhënie intime brenda shtëpisë së BBVK-së

    Bia e pranon hapur se ajo dhe Edi kanë pasur marrëdhënie intime brenda shtëpisë së BBVK-së


    Bia Khalifa ka pranuar hapur se ajo dhe Edi kanë pasur marrëdhënie intime gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së BBVK-së.

    Këtë deklaratë ajo e bëri pas daljes nga spektakli, duke qenë se ajo u eliminua të premten.

    E ftuar në emisionin “Ora 7”, Bia u pyet drejtpërdrejt nëse kishte pasur marrëdhënie intime me Edin, dhe ajo nuk hezitoi ta pranojë këtë.

    “Krejt e dimë, po”, u përgjigj Bia, ndërsa njëherazi qeshte.

    Afrimiteti mes Edit dhe Bia-s ishte i dukshëm gjatë qëndrimit të tyre në BBVK, dhe kjo shihej qartë nga përqafimet e ngrohta dhe momentet intime që ata ndanin me njëri-tjetrin.

    Këto situata nuk kaluan pa u vënë re nga publiku dhe sigurisht tërhoqën vëmendjen e shumë shikuesve.






    Source link