Rina Balaj zbulon djalin që i ka rrëmbyer zemrën


Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka vendosur të hapë paksa “perden” e jetës së saj private, duke zbuluar detaje mjaft interesante për partnerin e ri, të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të publikut.

Gjatë një bisede në emisionin “Vibin’”, Rina konfirmoi se këtë herë ka zgjedhur një djalë që nuk i përket botës së artit.

Një nga detajet që mori vëmendje ishte profesioni i mundshëm i partnerit të saj. Kur u pyet se çfarë do t’i gatuante një bashkëshorti inxhinier, ajo u përgjigj me batutë: “Kush tha që s’e kam inxhinier?”, duke lënë të kuptohet se ai ka një profesion serioz.

Rina tregoi se partneri i saj, të cilin e thërret me pseudonimin “Bërdi”, nuk ka fare llogari në Instagram, gjë që ajo e vlerëson si një “green flag” (shenjë pozitive).

Portreti i partnerit të Rinës:
Nuk i pëlqejnë meshkujt e palestrave. Rina pranoi se partneri i saj ka pak bark dhe nuk është tipi i “mirror selfies”. Ajo vlerëson djemtë misteriozë, punëtorë dhe ambiciozë që kanë një lidhje të fortë me familjen. Për artisten, partneri duhet t’i kushtojë vëmendje 24/7, duke e nisur ditën që me mesazhin e mëngjesit.

Duket se Rina po shijon një kapitull të ri dashurie, duke preferuar qetësinë dhe privatësinë e një njeriu që nuk dëshiron të jetë person publik.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *