Zbardhet konflikti i babait të Selin në lidhje me biznesin në Ksamil


Rrëfimi i Selin Bollatit brenda shtëpisë së “Big Brother” lidhur me një konflikt biznesi të familjes së saj, ka marrë përmasa të tjera pas detajeve tronditëse të zbuluara nga gazetari investigativ Sokol Çobo.

Brenda shtëpisë, Selin sqaroi se nuk ka pasur probleme me ligjin, por emri i saj figuronte në një kontratë të vitit 2020 për të ndihmuar familjen.

“Zotëria që kishte kontratën bëri më pas një mbikontraktim me një individ tjetër. Kjo ishte një goditje që na ka kushtuar shumë,” u shpreh ajo.

Por, çfarë fshihet pas kësaj historie? Gazetari Çobo ka zbuluar në emisionin “Breaking” se bëhet fjalë për një godinë në Ksamil, e cila, ndonëse iu dha me qira familjes Bollati për 10 vjet, iu dha paralelisht me qira edhe një punonjëseje policie, Pranvera Ndreca.

Skandali thellohet më tej me faktin se të dyja kontratat janë nënshkruar para të njëjtit noter.

Absurditeti që rëndoi mbi Selinën ishte financiar: ndërkohë që punonjësja e policisë shfrytëzonte biznesin dhe vilte fitimet, detyrimet tatimore rezultonin dhe binin mbi emrin e Selin Bollatit, pasi NIPT-i ishte regjistruar në emrin e saj.

Familja ka denoncuar gjithashtu kërcënime dhe neglizhencë nga institucionet shtetërore për këtë mbivendosje flagrante.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *