Shqetësuese që pëlqen një 19-vjeçare
2
Marrëdhënia mes Indrit dhe Klevisës në “Ferma VIP” vijon të jetë në qendër të diskutimeve, sidomos pas afrimitetit të tyre të dukshëm në ditët e fundit. Situata ka marrë edhe më shumë vëmendje pas largimit të Vanesës nga ferma, duke nxitur aludime për një romancë të mundshme mes dy konkurrentëve.
Debati u zhvendos edhe në studion e “Ferma Club”, ku për herë të parë reagoi publikisht motra e Klevisës, Sebastiana. Ajo u përpoq të sqarojë raportin mes tyre, duke mohuar kategorikisht se motra e saj ka interes romantik ndaj Indrit.
Sipas saj, gjithçka është keqinterpretuar nga publiku dhe dinamika në fermë ka krijuar një perceptim të gabuar.
“Klevisa është vajzë e re, mund të ketë disa mangësi në mënyrën si shprehet, ndaj mendoj se është krijuar një keqkuptim i madh. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë interes për Indrin”, u shpreh Sebastiana.
Megjithatë, në debat ndërhyri edhe Albano, i cili theksoi se diskutimi nuk lidhet vetëm me sjelljen e Klevisës, por me afrimin e menjëhershëm të Indrit pas daljes së Vanesës nga formati.
“A ka Indri diçka me Klevisën? Kjo është pyetja që po diskutohet. Të gjithë kemi parë se sapo Vanesa doli nga ferma, ai u afrua me Klevisën”, tha ai.
Nga ana tjetër, motra e Klevisës pranoi se afrimiteti është vënë re, por ngriti shqetësimin për diferencën e madhe në moshë mes tyre. Ajo deklaroi se do të ishte problematike nëse një burrë 38-vjeçar do të kishte interes për një vajzë 19-vjeçare.
“Shpresoj shumë që Indri të mos ketë interes. Një burrë i moshës së tij të pëlqejë një vajzë 19-vjeçare është shqetësuese”, u shpreh ajo.