Eurovision prezanton logon e re, fansat tallen: Duket sikur e ka bërë një fëmijë (FOTO)


Për herë të parë që nga viti 2015, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka ridizenjuar logon zyrtare të Eurosongut.

Dizajni i ri do të përdoret duke filluar nga Eurovision 2026 dhe në të gjitha edicionet e ardhshme.

EBU prezantoi sot logon e re. Elementi i njohur – zemra – mbetet në qendër, por logoja tani ka një font të ri të quajtur ‘Singing Sans’, ndërsa shkronja e parë “E” nuk është më e madhe.

 

Logoja është përfshirë edhe në vizualet e këtij viti me rastin e 70-vjetorit të Eurovisionit. Kjo u krijua nga EBU në bashkëpunim me studion britanike të brendimit PALS, e cila më herët ka punuar edhe në strategjinë vizuale të Eurosongut 2023 në Liverpool.

“Eurosong ka qenë gjithmonë një evolucion muzikor, kulturor dhe krijues. Ky rifreskim i imazhit është një nderim për 70 vitet e jashtëzakonshme, duke e çuar markën drejt një të ardhmeje emocionuese. Është i guximshëm, i gjallë dhe plot zemër, njësoj si vetë festivali. Jemi shumë krenarë që po e prezantojmë atë para botës”, tha Martin Green, drejtori i konkursit.

“Në këtë mënyrë, logoja dhe pamja e re e markës do ta bëjnë Eurovisionin më të qartë në platformat digjitale, do të bashkojnë projektet tona nën një identitet të vetëm dhe do ta mbrojnë markën globalisht për anëtarët e EBU-së, ndërsa festivali vazhdon të tërheqë publik të ri në mbarë botën”, shtoi ai.

Megjithatë, logoja nuk është pritur mirë nga publiku.

“Urime kujt e ka bërë këtë logo, por po ju them me gjithë respekt, kthehuni te logoja e vjetër”, “Shumë e vështirë të jesh fans i Eurosongut”, “Kjo duket si Canva ose AI, por jo në kuptimin e mirë”, “Kjo nuk është as Disney Channel, as ndonjë konkurs për fëmijë – kthejeni logon e vjetër”, “Ka shumë probleme me Eurosongun, por logoja e vjetër nuk ishte një prej tyre. Ishte shumë më e mirë”, “Duket sikur është bërë nga një fëmijë”, janë disa nga komentet.





Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *