Pas debatit të madh në rrjet lidhur me një video ku Egli Tako këndon “Mora fjalë” në një koncert, Albina Kelmendi ka reaguar sërish për të sqaruar qëndrimin e saj.
Si fillim, Albina reagoi me një postim në InstaStory, ku krahas performancës së Eglit, shprehej: “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq”
Ndërsa e ftuar në “Live from Tirana” në Top Albania Radio, Albina theksoi se reagimi i saj nuk kishte të bënte personalisht me Egli Takon, por me mënyrën si u interpretua një këngë me peshë të veçantë kombëtare.
Ajo sqaroi se komenti i saj “Uroj të jetë veç montazh” ishte një reagim spontan ndaj videos dhe mbishkrimit kritik që e shoqëronte.
“Më vjen keq për ata që e kanë keqkuptuar reagimin tim. Në vend që të më dëgjoni çfarë po them, vazhdoni e merreni me veshjen e paragjykimin,” shkroi Albina në një reagim të mëvonshëm në rrjetet sociale.
Në intervistë, Albina theksoi:
“E them me shumë respekt që nuk i ka hije një artisti që të sillet në këtë mënyrë. Nuk po flas për të si person, por për veprimin që ndodhi publikisht.”
Duke iu referuar këngës “Mora fjalë”, që i kushtohet një figure historike të luftës në Kosovë, Albina shtoi se interpretimi me playback dhe një paraqitje e ekzagjeruar nuk janë të pranueshme:
“Të dëgjosh zërin e Shkurte Fejzës dhe të shohësh dikë që lëviz vetëm buzët në skenë, është turp. Sidomos kur bëhet fjalë për një këngë për një hero të Kosovës.”
Në fund, ajo u shpreh se qëllimi i saj nuk ishte të krijonte debat, por të ruante vlerat:
“Nuk më interesojnë dramat. Por kur shkelet një këngë me aq peshë, nuk mundem të hesht. Duhet t’i respektojmë ata që kanë kënduar në kohë lufte, me shpirt e me lot.”
Ajo e përmbylli me një kritikë të drejtpërdrejtë për përdorimin e playback-ut në këngë të ndjeshme:
“Nuk është normale që një këngë për një hero të Kosovës të shndërrohet në shfaqje për disa klikime.”
Leave a Reply