Numërohen gati gjysma e votave, këta janë kandidatët më të votuar në Vetëvendosje

June 9, 2026


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i mbi 47 për qind të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa procesi po vazhdon në qendrat komunale të numërimit në gjithë vendin.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar 1.174 nga gjithsej 2.498 vendvotime.

Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me rreth 43 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind.

Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me më pak se 18 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban pozitën e katërt me rreth 7 për qind.

Në garën për votat preferenciale brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri dhe lideri i partisë, Albin Kurti, kryeson bindshëm me 109.648 vota.

Pas tij renditet kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, me 86.065 vota, ndërsa e treta është ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me 49.722 vota.

Në mesin e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes janë edhe:

Hekuran Murati – 43.679 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 40.049 vota

Xhelal Sveçla – 32.589 vota

Avni Dehari – 29.665 vota

Mimoza Kusari-Lila – 27.865 vota

Hajrulla Çeku – 27.598 vota

Ejup Maqedonci – 24.423 vota

Procesi i numërimit të votave për kandidatët vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të sjellin një pasqyrë më të qartë të përbërjes së ardhshme të Kuvendit të Kosovës dhe të emrave që do të sigurojnë mandat deputeti.




Source link