“Nuk ka për të të dashur kurrë askush…”/ Prindërit e Indrit flasin për ndarjen e tij nga Vanesa

June 9, 2026


Ndarja e bujshme mes Indrit dhe Vanesës përmes një letre gjatë rrugëtimit në “Ferma VIP” ka lënë gjurmë të mëdha jo vetëm te fansat, por edhe brenda familjes së ish-konkurrentit.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Indri ka folur hapur për herë të parë se si prindërit e tij e përjetuan fundin e kësaj historie dashurie.

Gjatë kësaj interviste, Indrit iu shfaqën në ekran deklaratat e prindërve. Nëna e tij u shpreh e keqardhur për ndarjen e tyre tek tha se Vanesën e do shumë.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe i ati i Indrit, i cili pranoi publikisht se kishte dëshiruar me shpirt një bashkim afatgjatë mes tyre, duke u shprehur me fjalë mjaft prekëse:

Kam rënë viktimë e kësaj dashurie, e kam ëndërruar, por pastaj kam filluar të kuptoj që ka qenë një iluzion.”

Indri tregoi se sapo la ambientet e fermës dhe u takua me të atin, e gjeti atë tepër të mërzitur nga situata.

Madje, i ati i kishte dhënë një paralajmërim të fortë, duke i vënë në dukje ndjenjat e pastra që Vanesa kishte ushqyer për të: “Nuk do gjesh kurrë një person që do të të dojë sa të ka dashur Vanesa.”

Megjithatë, përballë këtij momenti dhe dëshirës së prindërve të tij, Indri u tregua mjaft i prerë dhe i sinqertë me veten, duke treguar se në një raport nuk mjafton vetëm dashuria e njërit krah: “Kjo është e vërtetë, ama duhet ta dua edhe unë.”



Source link