13 herë 0-0 dhe 13 herë 1-0!


Nga BESNIK DIZDARI

Besnik-Dizdari

Java 16 e Kampionatit ishte me të vërtetë befasuese. Madje më shumë se kaq. Epiqendra e ngjarjeve që mund të quhen dështuese për pretendenët, ishin Stadiumi Kombëtar “Loro Boriçi” i Shkodrës – përcaktim që e pat marrë në 2003 kur Shqipëria mundi bujshëm 3-1 Rusinë e madhe për Kampionatin e Europës – dhe ai “Air Albania” i Tiranës.

Sidomos ky i fundit. Thjesht për shkakun se hubmi në fushën e vet kryeqytetase, skuadra e Dinamos, e cila vinte mbas dy fitoreve spektakolare: 6-2 SK Tiranës dhe 3-0 Flamurtarit të Vlorës. Dhe duke bërë hopin e madh për titullin kampion, siç u quajt nga jo pak komentatorë, sidomos nga ata pranë Dinamos.

Kjo ngaqë duke qenë për javë të tana rreth 5 pikë larg kreut, mbas këtyre dy fitorev, dha shêjat e afrimit me pretendentët e tjerë. Mirëpo, ja që vjen Egnatia e pamposhtur e Rrogozhinës, me të cilën dinamasit dorëzohen në 1-2 në fushën e tyre. Dhe papritmas mbeten jo 3, por plot 6 pikë larg kyesuesit që është skuadra me emrine “e ri” AF Elbasani. Kur dhe Dinamo u quajtka “Dinamo City”!?

MandejaVllaznia e Shkodrës. Rasti i saj nuk ngjason me këte të Dinamos. Sepse është fjala për skuadrën shkodrane, e cila kishte kryesuar në plot 8 javë të Kampionatit! Ndërsa këte javë e sheh veten në vendin e 4-t me 6 pikë larg kreut elbasanas. E, rrokullisja e Vllaznisë nisi në Javën 13: humbje në Shkodër me Teutën, mandej barazim po në Shkodër me debutuesin me emrin “europian edhe ky – “FK Vora”, pra jo “KF Vora – më mbas humbje në Elbasan dhe barazimi çarmatosës 1-1 me Bylisin e Ballshit po në Shkodër.

dinamo-egnatia

Kështu mbërrijmë pra, te Java 16 ku triumfatorët e së cilës janë AF Elbasani fatmadh që fiton me skuarën e Vorës me gol të minutës 94 dhe Egnatia e Rrogozhinës me 2-1-shin e saj ndaj Dinamos. Dhe katërshja që merr këte pamje: AF Elbasani 32 pikë, Egnatia 31, Dinamo 26 e Vllaznia nga 26. Duket se nuk mund të mbarojë këtu. Po papritmas e merr fjalën Teuta, ajo e cila mbas fitores së bukur në Shkodër, regjistron tre barazime rresht :E lbasan, Ballsh, Tiranë dhe nuk shkon më larg se te 24 pikë. Dhe ja ku mbërrin rivali “iri”. Emri i tij është “Partizani.”

Për disa javë të tana u tha se kjo skuadër “nuk është kurkund”. Në jJvën 6 ishte e parafundit. U rropat andej e këndej. E mundi Dinamo (2-0) e barazoi Vora (0-0 ). Dhe befas ja ku mbërrin te tri katër javë te tij spektakolare: 0-0 në Elbasan, 1-0 Bylisi të Ballshit, 2-0 SK Tiranës dhe 2- 1 Flamurtarit. Kur pra, ky Partizan në Javën 13 (14 pikë) ishte plot 11 të tilla larg vendit të parë (Egnatia 25). Kësisoji, renditja e Kampionatti të duket se duhet nënshkruar bash prej këtij Partizani. “Dokumenti” është ky:

1. AF Elbasani 32 pikë

2. Egnatia 31 pikë

3. Dinamo 26 pikë

4. Vllaznia 26 pikë

5. Teuta 24 pikë

6. Partizani 23 pikë

E shihni që rimon bukur, por ja që nuk është poezi, megjithate.

Sepse ky është një kampionat krejtësisht prozaik. Edhe pse tash për tash 60 përqind e skuadrave luftojnë për të hyrë në katërshe! Bukuria e Kampionatit? Pyetje e vështirë. Aq më tepër që në katër shen e fundit kemi dy qytete tradicionalët të futbollit Vlorë e Tiranë në vendet e fundit.

Duken si të barabartë në këte afri halleshumë. Megjithate, Tirana me mend në krye e kupton se edhe me Vlorën “fqinje “është në largësi. Skuadra e Vlorës ka bukur te 5 pikë mbi te. Pa harruar ndërkohë se ajo vlonjate është vetëm 2 pikë larg vendit të 7-të “shpëtimtar”.

P o a vërtet u zbukurua Kampionati tek i cili duket se nuk e ka menden “askush”? Vetëm 700 spektatorët të pranishëm te humbja e Dinamos në Tiranë dhe vetëm 1000 te barazimi i Vllaznisë në Shkodër!

Kaq mjafton për t’u bindur për krizën e Kampionatit, pa harruar se edhe në të tjerat kishte vetëm rreth1000-1500. E për çudi kësaj here ra disi edhe stadiumi “Elbasan Arena “i kryesuesit , që kësja rradhe nuk pati 4000 spekatatorët e zakonshëm të tij, por vetëm 2000.

Dhe shkojmë edhe kësaj here te golat. Kemi 13 herë rezultatin 1-0; plot 13 herë edhe ate 0-0 dhe 11 herë rezultatin tjetër të varfër 1-1! Doemos mesatarja e golave për ndeshje mbetet vetëm 1.92! Deri tani ky qenka kampionatit i “njëshit”. E mandej rregullsia “falsifikuese” e tij ku Vora nuk luan në fushën e vet. Pa shkuar te arbitrimet me “Varin” bashkë që shkojnë deri kartonat e 11- metarshet e padrejtë.

Çfarë kampionati ka pra Shqipëria e sotme? Ky editorial modest nuk qe i zoti t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ai përmes një gazetarie krejt të thjeshtë vetëm sa desht të lavdëronte paksa garën e katërshes së titullit, e po aq me një lloj nënteksti, desht të kritikonte diçka tjetër…

PANORAMASPORT.AL







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *