Performancat e Vllaznisë nuk kanë qenë më të mirat e mundshme në periudhën e fundit, me shkodranët të cilët tashmë e kanë humbur kryesimin e kampionatit. Dhe ndodhen në një moment të vështirë, ku duhet reagimi dhe dalja nga kriza sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo për vetë objektivat e kuqebluve, por edhe për faktin se skuadra si Teuta dhe Partizani po i afrohen ndjeshëm katërshes kryesuese dhe do jenë konkurrentë shumë të fortë në javët e ardhshme të edicionit. Por, gjatë këtyre javëve pavarësisht se Vllaznia ka zhgënjyer në lojë dhe rezultat është një futbollist në radhët e skuadrës i cili ka qenë një siguri.
Fjala është për Leon Pohls, portierin e Vllaznisë, i cili tashmë po tregon cilësitë dhe aftësitë për të cilat u soll në Shkodër dhe për të cilat ishin të bindur stafi teknik. Ish-gardiani i Shamrok Rovers edhe ndaj Elbasanit ishte në nivelin e duhur, pavarësisht golit të pësuar që realisht nuk ishte një përgjegjësi e tij.
I sigurt në dalje e po ashtu një udhëheqës i prapavijës shkodrane, duke dhënë shpesh udhëzimet për mbrojtësit dhe pjesën tjetër të ekipit, gjermani është një pikë e fortë e formacionit kuqeblu. Ku në të gjitha javët e fundit ku Vllaznia nuk ka marrë fitore, 28-vjeçari ka qenë gjithmonë më i vlerësuari i ekipit.
Kjo falë performancave në fushën e lojës dhe pavarësisht skepticizmit të fillim sezonit për Pohls, duket se tashmë gjithçka është “harruar”. Kjo pasi tashmë ai është një titullar i padiskutueshëm i skuadrës dhe pavarësisht kthimit nga dëmtimi të Jukajt prej disa javësh, vendi në formacion për Pohls nuk është diskutuar. Kjo për vetë atë çfarë portieri ka treguar në fushën e lojës duke qenë një nga futbollistët që ka bindur më shumë tek kuqeblutë.
PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply