Skuadra e Bylisit, në kuadër të merkatos, ka menduar të afrojë një lojtar tjetër, teksa kanë bërë të sajin lojtarin shtatlartë nga Mali, Mojamed Musa Koita, i datëlindjes 2006.

Koita është një futbollist shtatlartë, me të dhëna shumë të mira, dhe në Ballsh e shohin si një element që premton shumë për të ardhmen. Koita pritet të jetë një pikë e fortë në mbrojtje dhe, me aftësitë e mira që ka si në luftën ajrore ashtu edhe në veprimet me topin, shtatlarti që ka luajtur më parë në Tunizi shihet si një afrim me shumë vlerë.
Ky është zyrtarizimi i dytë në Ballsh pas brazilianit Oliveira, ndërsa në ditët në vijim pritet të vijnë edhe së paku 2-3 afrime të tjera që do të përforcojnë mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin, por sidomos portën e Bylisit. Pa përjashtuar që në ditët e fundit të merkatos, mallakastriotët mund të shesin ndonjë nga “xhevahiret” e tyre.
PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply