Sonte në Tetovë u mbajt me sukses Kuvendi i IV-të Zgjedhor i Forumit Rinor – Dega Tetovë, një moment i rëndësishëm për fuqizimin dhe riorganizimin e energjisë rinore brenda strukturave tona. Ky Kuvend shënoi një hap të ri drejt konsolidimit të zërit të të rinjve në politikë dhe në shoqëri, raporton Flaka
“Koha e tregoi – Sa më parë të ikin këto të VLEN-it nga baraka aq më mirë u bënë shëndetit të tyre. Ne jemi të hapur për të gjithë, sepse ky front kombëtar ka vend për të gjithë, në përjashtim të atyre që kanë bërë gjunahe dhe se kalojnë urën e Siratit”, tha Ahmeti para rinisë tetovare.
Ahmeti tha se “shqiptarët as kanë qenë të ndarë dhe as do të ndahen ndonjëherë”, duke shtuar se “Regjistrimi i popullsisë është në kuadër të marrëveshjeve”.
Përgëzojmë kryetarin e sapozgjedhur, Art Zylbeari, anëtarët e kryesisë së re dhe Komisionin Mbikëqyrës, duke ju uruar shëndet, suksese dhe përkushtim në rrugëtimin e përbashkët për avancimin e interesave të rinisë dhe për çuarjen përpara të vizionit tonë politik.
Rinia është motori dhe fryma e organizatës sonë!
Me vendosmëri, kreativitet dhe guxim, të rinjtë tanë do të jenë pjesë aktive në ndërtimin e politikave, ideve dhe veprimeve që sjellin ndryshim të vërtetë në shoqëri.
Leave a Reply