Rikthim i rëndësishëm në Elbasan, sulmuesi u bashkohet verdhebluve në stërvitje


Arsen Lleshi ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer në stërvitje tek Elbasani. Lleshi pati nevojë për ndërhyrje pas dëmtimit që pësoi ndaj Dinamos në kampionat.

bandicam 2025-05-29 19-46-49-158

Dhe pse minutat nuk i kishte të shumta para emërimit të Gvozdenoviç, deri në javën e 21-të ishte në kuotën e shtatë golave. Lleshi qëndroi në krye të golashënuesve të Elbasanit deri në fundin e sezonit.

Klubi verdheblu i ka kushtuar një video sulmuesit 25-vjeçar. “Shikoni kush po i kthehet fushave”, shkruajnë verdheblutë.

Lleshi u afrua tek Elbasani në verën e vitit 2022, pasi kishte luajtur në Zvicër. Për të ishte kthim në vendlindje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *