Nevojiten gola nga mesfusha, Milani piketon futbollistin e Atletik Bilbaos


Në verë, kuqezinjtë mund të kërkojnë të paktën një përforcim për çdo departament. Në mbrojtje, një investim mes qendërmbrojtësve ka shumë gjasa, duke qenë se Tomori duket i destinuar të largohet.

jauregizar

Në sulm, duke pasur parasysh dyshimet për Abrahamin dhe Joviçin, mund të kërkohet një tjetër sulmues. Po në mesfushë? Fofana dhe Reijnders duket se janë të vetmit të sigurt që do të qëndrojnë, ndaj do të kërkohet dikush që garanton jo vetëm sasi e cilësi, por edhe gola.

Sipas “AS”, Milani që e pati bërë të ditur pëlqimin ndaj Mikel Jauregizar gjatë afatit kalimtar të dimrit, mund të vijojë ndjekjen e lojtarit edhe në verë.

Kuqezinjtë do të ishin të gatshëm të paguanin një tarifë transferimi, edhe pse jo të gjithë klauzolën e lirimit. Mesfushori i lindur në vitin 2003 aktualisht është i fokusuar vetëm tek Atletik Bilbao.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *