Shënjestra e yllit të Arsenalit/ Rajs, më mirë se Mbape, por priti 338 ndeshje


Dy golat me goditje dënimi nga Dek lan Rajs kundër Realit të Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve për Arsenalin bënë histori në më shumë se një mënyrë. Goli i parë i tij i dha fund një pritjeje katërvjeçare për një gol nga goditje dënimi, me të fundit që ishte shënuar nga Martin Odegard kundër Bërnlejt në shtator të vitit 2021.

DEKLAN RAJS

Megjithatë, pavarësisht se nuk krahasohet me bukurinë e golit të Rajsit, Arsenali teknikisht shënoi nga një goditje direkte dënimi më herët këtë sezon, kur Bukajo Saka mposhti Donarumën në fazën e grupeve, me fitoren 2-0 ndaj Parisit. Por nuk ka dyshime që ai u nis për një krosim.

Pra, ndoshta Arsenali dhe Mikel Arteta nuk është se pritën katër vite, por Rajs duhej të priste dyfishin e kësaj kohe, pasi kishte bërë 338 paraqitje në nivel profesionist pa shënuar asnjëherë nga një “top i vdekur”. Por, ashtu siç ndodh me autobusët në Londër, ti pret tetë vjet dhe pastaj vijnë dy njëherësh, me vetëm 12 minuta që i ndau dy perlat e Rajsit. Mesfushori anglez kishte bërë 12 tentativa më parë pa mundur të shënonte, 9 prej të cilave erdhën në Premier Ligë.

Në Premier Ligë, rekordin e mban Andreas Pereira, i cili ka bërë 28 goditje dënimi pa mundur të shënojë. Të shënosh sot nga këto situata është e pamundur, mjafton të pyetet Kilian Mbape. Francezi nuk ka shënuar ende me Realin, edhe pse ka bërë 17 tentativa. Megjithatë, sulmuesi i Realit shënoi si rezultat i një goditjeje dënimi kur luajti një kombinim me dy pasime me Fran Garsian, përpara se të harkonte topin mbi murin mbrojtës kundër Leganes në La Liga muajin e kaluar.

Sa i përket shënimit të dy golave nga goditje direkte dënimi në një ndeshje të vetme, Rajs gjendet në një shoqëri të respektuar – përkrah emrave si Kristiano Ronaldo, Rivaldo dhe Nejmar, të cilët kanë arritur të njëjtën gjë në garat elitare të Evropës. Megjithatë, Rajs qëndron i vetëm si lojtari që e ka siguruar një arritje të tillë në fazën me eliminim direkt. Ai gjithashtu është bërë lojtari i vetëm në historinë e Arsenalit që ka shënuar nga një goditje dënimi direkte pas fazës së grupeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *