PSG triumfoi me përmbysje 3 me 1 ndaj Aston Vilës në duelin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Anglezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të me anë të Roxhers, ndërkohë që Doue, vendosi baraspeshën në minutën e 39-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1 me 1.
Në fragmentin e dytë të sfidës, ishte Kvaratskhelia ai që në minutën e 49-të i dhuroi avantazhin vendasve, me një realizim fantastik. Ndërkohë të të “vulosur” triumfin e skuadrës së Luis Enrikes, mendoi Mendes në minutën e 90+2, duke çuar peshë edhe trajnerin Luis Enrike.
FT: PSG-ASTON VILA 3-1
Doue 40′, Kvaratskhelia 49′, Mendes 90+2′ / Roxhers 35′
GOLI I MENDES: VIDEO
GOLI I KHVARATSKHELIAS: VIDEO
GOLI I DOUE: VIDEO
GOLI I ROXHERS: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
PSG: Donaruma, Paço, Beraldo, Nunjo Mendes, Hakimi, Fabian Ruiz, Vitinja, Zhoao Neves, Kvaratskhelia, Dembele, Doue.
Trajner: Luis Enrike
Aston Vila: Martinez, Kesh, Konsa, Pau Torres, Dinje, Kamara, Tielemans, Ramsei, MekGin, Roxhers, Rashford.
Trajner: Unai Emeri
PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply