Showbizz

Donald Veshaj i bën një “rreng” Elgit Dodës live në emision/ Reagimi i këngëtarit nuk duhet humbur: O idiot, nuk je….

E premtja mbrëma duket se tashmë i dedikohet “Më Lër Të Flas”, emisionit të Donald dhe Romeo Veshajt.

Dyshja kanë transmetuar puntatën e katërt, mbrëmjen e djeshme e cila nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjet. Të ftuarit e kësaj mbrëmje ishin Agron Llakaj dhe Semi Jaupaj. Me këtë të fundit Donaldi ka realizuar një lojë, e cila komsistonte në pyetje që ato i drejtonin njëri tjetrit.

Në rast mos përgjigjeje duhej të pinin një gotë birrë me eks. Gjatë lojës ping-pong aktori njëkohësisht edhe moderatori duhej të telefononte kontaktin e shtatë që kishte në celular dhe t’i këndontenjë këngë pa i thënë asgje. Donaldi shumë sportiv nuk hezitoi ta bënte. Kontakti i shtatë në telefonin e tij përkonte me numrin e Elgit Dodës. Këngëtari u përgjigj, por reagimi i tij ndaj kësaj situate ishte epik.

Biseda:

Donaldi: Alo

Elgit: He mo shpirt, çfarë je tu bo?

Donald: Mirë zemra çfarë po bën ti?

Elgit: Hiç o vëlla, jashtë.

Në këtë moment Donaldi zbaton “dënimin” dhe nis të këndojë këngën e Semit. Pasi këndon, ai i tregon Elgitit se e ka marrë live në emision, dhe ky rreng ishte pjesë e një loje.

“O idiot”,-ka reaguar kantautori. “Nuk je mirë nga trutë. Komplet idiot.”

Ju kujtojmë që vëllezërit Veshaj kanë një raport miqësor me Dodën. Elgiti ka qenë një nga personazhet e njohur shqiptarë, i cili e ka mbështetur Donaldin që kur ishte pjesë e Big Brother Vip. Ai madje ka realizuar edhe shumë intervista ku ka folur për të. Ky raport është thelluar edhe më tej. Ato tashmë bashkëpunojnë më njëri-tjetrin në aspektin e muzikës. Kënga e fundit e publikuar nga treshja, Elgit, Donald dhe Romeo është “Picasso”, edhe dedikim ky për Bora Zemanin, gjë të cilën e ka pranuar publikisht vetë Donaldi.